E mora lapsin të shkruaj për lapsin.
Faqja 1 e 1
E mora lapsin të shkruaj për lapsin.
Mendimi lind në zemër, ku përmes gjuhës nxirret me fjalë në shesh, e pastaj nëpërmjet lapsit përfundon në letër. Të shkruash për ndjenjën jep të kuptosh që duhet ta ndjesh atë që e shkruan. Diçka që ka vlerë në vetvete, dije se ti këtë nuk mund ta kuptosh derisa edhe vetes t'ia dish vlerën. Andaj, çdo rrugë të jep një kahe, mirëpo çdo kahe s'të mundëson të ecësh drejt një rruge. Marrja e lapsit në dorë të mundëson që gjithçka tjetër të zë vend më mirë në përshkrim se vetë lapsi. Dua të them, nëse ti përfshihesh nga dhembshuria gjatë të shkruarit rezulton që tërë dhembshurinë që të ka përfshirë mund ta nxjerrësh në shkrim. Të thuash diçka pa menduar nuk është sikurse ta mendosh atë që e thua. Pra, sikurse takimi më i vështirë i njeriut që është takimi me vetveten, njashtu edhe shikimi më i rëndë i tij është shikimi i asaj që ndodhet para syve të tij. Betimi që është bërë në laps e tregon vlerën e lapsit, jo nga ana e lapsit si mjet, por nga ana e Atij që në laps është betuar. Edhe pse me fjalën e pathënë nuk dëgjohet asgjë, por sërish, me heshtjen e fjalës mund të kuptohet shumë. Tani, kur kujtimi zë vend në zemër, i vetmi mjet që e nxjerr kujtimin nga zemra është lapsi, jo se gjuha atë s'mund ta thotë, porse lapsi e nxjerr në letër atë që gjuha s'është e aftë ta shpreh. Kur e përjeton ndarjen dhe atë e përshkruan, dije se s'është e njëjtë, ngase dhimbja në zemër s'ka ndikim të njëjtë me dhimbjen në përshkrim. Nëse lapsin e përdor për të shkruar një gjë, në të vërtetë, kuptoje se para se ta shkruash, duhet ta dish gjënë që e shkruan. Në faqet e jetës mund të gjenden vetëm ato gjëra që dikur lapsi i ka caktuar t'i përjetosh në jetë. Dije se kuptimin e dijes mund ta marrësh vetëm nga dija, kurse moskuptimin e padijes s'mund ta marrësh nga padija. Kur të qëndrosh i vetmuar në meditim të lapsit mund të arrin të nxjerrësh përkufizimin e lapsit, por kurrë s'do ta ndjesh vetminë që qëndrove i vetmuar. Fati që të është caktuar të merresh me shkrim rezulton prej Atij që e ka caktuar fatin tënd, e kam fjalën, edhe pse shkruesi e shkruan fatin e vet, përsëri tjetri mëson më shumë sa ai prej vetë fatit të vet. Me lehtësi frymori mundet jetën e vet ta nxjerr në shesh përmes lapsit, por kurrë frymori s'mund frymën e fundit ta shkruajë me laps. Heshtja e syrit zhurmon më tepër se fjalët e pakuptimta, kurse loti flet më shumë se sa që gjuha mund të shprehet. Ndjenja kuptohet më mirë kur lapsi e thotë në letër se kur mbetet vetëm si ndjenjë e përjetuar. Njeriut mund t'i tregohet rruga e përdorimit të lapsit, mirëpo vështirë edhe t'i tregohet mënyra e përdorimit të tij. Në fakt, për njeriun më me rëndësi është që të mos i thotë gjërat e gabuara në çastin tundues se sa t'i thotë gjërat e duhura në vendin e duhur. Koha që kalohet me laps në dorë nuk vërehet, por lapsi lë gjurmë me kalimin e kohës. Siç dihet, syri lidhet me shpirtin, kurse lapsi me ndjenjën, ku shpirti dhe ndjenja nuk shihen, por sërish, në ndikim të gjitha kthehen te shpirti. Durimi që tregohet në vështirësi lind nga maturia që është si rezultat i besimit që e ka përfshirë tërë zemrën tënde. Gjurmën që e lë lapsi bëhet nën ndikimin e ndjenjës që ka nxitur lapsin të lë gjurmë. Përjetimi i përjetuar dikur mund që përmes lapsit të arrijë nivelin e tanishëm për përjetimin e dikujt. E dije se të marrësh lapsin për të shkruar s'është si të shkruash se e ke marrë lapsin...
Blerim Muhaxheri
Blerim Muhaxheri
Similar topics
» Lapsin ne dore e mora per te vizatuar lumturine.
» Mora: Maqedonia së shpejti anëtare e BE-së
» Dua te shkruaj per ty
» »-(¯`v ´¯)-»I shkruaj Dashurise -(¯`v ´¯)-»
» Shkruaj një fjalë të urtë..
» Mora: Maqedonia së shpejti anëtare e BE-së
» Dua te shkruaj per ty
» »-(¯`v ´¯)-»I shkruaj Dashurise -(¯`v ´¯)-»
» Shkruaj një fjalë të urtë..
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi