Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria natyrale, histori apo një rrëfenjë e trilluar?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria natyrale, histori apo një rrëfenjë e trilluar?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria natyrale, histori apo një rrëfenjë e trilluar?

2 posters

Shko poshtë

Shqipëria natyrale, histori apo një rrëfenjë e trilluar?  Empty Shqipëria natyrale, histori apo një rrëfenjë e trilluar?

Mesazh nga WebMaster Wed 3 Aug 2011 - 8:48

Nga Fadil LUSHI
Kohë më parë diplomati amerikan, William Wallker, tha: “…, unë mendoj se ka arsye të mëdha pse qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë duhet të flasin për të ardhmen e tyre të përbashkët dhe nëse ata vijnë në përfundimin që bashkimi është diçka që mund të funksionojë, atëherë le të bëhet”! Se diplomati amerikan, me a pa qëllim, kishte harruar t’i përmendte edhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Luginës, është e drejtë e tij.Në këtë vështrim gazetaresk do të vëmë në pah historikun e dy nocioneve, tashmë shumë të folura e të përfolura, siç janë Shqipëria e Madhe dhe Shqipëria Natyrale! Si e para, ashtu edhe e dyta, kanë një gjë të përbashkët – etimologjinë e fjalës. “Shqipëria e Madhe” si nocion i paragjykuar dhe si nocion apolitik, ekziston që nga koha e përfundimit të punimeve të Konferencës së Londrës, kur edhe krijohet Shqipëria e ashtuquajtur londineze. Kjo është një shprehje pseudoshkencore dhe pseudopolitike, aq më tepër kur kemi parasysh se është produkt i një politike djallëzore të shteteve përreth Shqipërisë politike. Si i tillë do të përdoret atëherë dhe gjithmonë kur shqiptarët kanë bërë përpjekje të rishikojnë vendimet nga gjithë farë marrëveshjesh, konferencash (jo) paqësore e të tjera pazarllëqe të pista të Fuqive të Mëdha që janë bërë në kurriz të shqiptarëve. Kundërshtarët e shqiptarëve, këtë nocion e kanë nxjerrë në pazar gjithmonë kur kanë hetuar rrezikun nga rishikimi i lashtësisë dhe trashëgimisë gjeografike, ndonëse gjithmonë kanë qenë të ndërgjegjshëm se ky emërtim, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e agjendës së politikës së jashtme të Shqipërisë politike dhe asaj londineze. Tekefundit, idesë për (ri) bashkimin e trojeve shqiptare nuk i shkon “bishtaleci” Shqipëria e Madhe, po qoftë ajo të jetë e hetuar edhe nga ana e presidentit serb, Boris Tadiç, i cili kohë më parë me plot gojë e paragjykoi si të tillë!?? Ata që e njohin protokollin (për mediat) e presidentit do të thonë se ajo “deklaratë” ishte vetëm një “truk diplomatik i tij dhe kurrgjë tjetër”!? Hë, mos luaj nga vendi, ndaj kësaj deklarate të tij me prapavijë politike.
Shqipëria Natyrale si nocion politik, gjeografik, human dhe emancipues ka një histori shumë më të vjetër se ajo e “Shqipërisë së Madhe”, gjegjësisht ajo daton që nga Lidhja e Prizrenit. Historia e saj do të heshtet dhe do të denigrohet në një periudhë të caktuar kohore, kur komunistët, si ata vendorë, ashtu edhe ata të Shqipërisë politike të vaktit të diktaturës, këtë ide do ta konceptojnë si fashizoide e irredentiste, ndërkaq po ata komunistë enveristë e titistë, në vend që çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve nga trojet e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës ta shikonin me vëmendje dhe nga koka e saj, ata këtë çështje do ta shikojnë me bisht të syrit të verbër edhe atë nga vrima e çelësit. Dhe ti, i nderuar lexues, çka mund dhe sa mund të shohësh nga kjo vrimë! Së fundi, për këtë ide do të thonë se na paskësh qenë një projekt utopik dhe aventurizëm politik.
Sot e gjithë ditën e tranzicionit, një grup analistësh politikë me në krye me Koço Danajn (i cili shquhet si njohësi i shkëlqyeshëm i aspekteve ideologjike të krijimit të Shqipërisë Natyrale, (jo e madhe) në vijimësi do mëtojnë njëherë e përgjithmonë ta çmitizojnë këtë ide me të vetmin qëllim për ta bërë një realitet objektiv dhe gjeografik. Veçantitë dalluese të këtyre analizave politike do të konsistojnë në faktin se në procesin e krijimit të Shqipërisë Natyrale (përpos Shqipërisë politike) gjithsesi do të duhet të përfshihen shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Luginës dhe të Malit të Zi, por ama jo të konceptohen vetëm si numër, e para dhe, e dyta, në këtë proces duhet të përjashtohet çdo majorizim, çdo filozofi e asgjësimit të objektivave, çdo kushtëzim, çdo “ekskursion politik” dhe çdo mendim mbisundues, me të vetmin qëllim që të mos nëpërkëmbet statusi ekonomik, politik, social dhe konfiguracioni i shqiptarëve që jetojnë jashtë hapësirave të Shqipërisë politike. Për këtë dhe për shkaqe të tjera, në procesin e bashkimit të trojeve shqiptare nuk duhet “që vëllait të madh” t’i lejohet të “kollitet kur t’i kujtohet e kur t’i teket, po qoftë ai edhe nga Tirana, aq më tepër kur dihet se ky proces sa është serioz, po aq është edhe historik. Në këtë fillimbashkim nuk duhet të ketë vend për “politikanë autoritarë”, të mëdhenj as edhe për politikanë të kulaçit e të kërbaçit, thjeshtë në këtë realizim të idesë duhet përfshirë njerëz nga të gjitha trojet etnike shqiptare, pavarësisht se për dikë ata mund të jenë njerëz provincial, katundarë, qytetarë, studentë, zejtarë, qytetarë të rëndomtë, politikanë dhe intelektualë të dorës së dytë, shqiptarë maqedonas a edhe shqiptarë qaramanë nga Kosova!? Disa “tebdilë politikanë” të cilët e kanë për zanat zhurmën shurdhuese dhe demagogjike dhe të cilët janë të paragjykuar të bëjnë politikë klandestine dhe shoviniste, duhet të ndërgjegjësohen njëherë e përgjithmonë se historia e hidhur dhe e ngatërruar e Kosovës, nuk mund t’i përngjajë historisë së Krujës, sepse atë histori ose edhe liri nuk ua solli Skënderbeu, ajo u ndërtua në vakte të caktuara nga bijtë dhe bijat e Kosovës dhe falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo histori nuk mund të heshtet pavarësisht se dikush këtë sot e kësaj dite do ta kandisë!
Çështja e idesë së (ri)bashkimit të trojeve shqiptare u diskutua edhe nga një grup tjetër analistësh. Karakteristika e veçantë e kësaj ideje konsiston në faktin se kësaj radhe çështja e “(ri)bashkimit u diskutua paksa njëanshëm”, domethënë se ky (ri)bashkim (sipas do zërave) do të duhet të përfshijë vetëm hapësirat territoriale të Kosovës dhe ato të Republikës së Shqipërisë, duke përjashtuar kështu çdo hapësirë tjetër me banues shqiptarë, si për shembull, pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Luginës. (përjashto ato çame)
E gjithë kjo ide rreth ribashkimit të pjesshëm të trojeve shqiptare, nëse do të përkthehej me fjalorin e pragmatizmit, nuk mund të jetë as human dhe as emancipues. Nëse nuk do jetë e tillë, atëherë vetvetiu do të reflektojë (do të prodhojë) filozofinë e asgjësimit, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, do të rrëmbejë dhe do të anashkalojë pjesë të ndritura të historisë dhe të mendësisë përparimtare dhe politike të Lidhjes së Prizrenit. Nëse kjo ide nuk do rrumbullakohet si një tërësi e përbashkët politike, atëherë e gjithë kjo nismë politike dhe filozofike do të shndërrohet në një mendim të gabuar, të pambështetur dhe në folkpatriotizëm provincial.
Nisma e realizimit të idesë së ribashkimit të trojeve shqiptare fillimisht do të ballafaqohet me një sërë “pengesash jonatyrore” duke filluar nga ajo e ashtuquajtura ide e analistëve Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi që mëtojnë padrejtësisht dhe pa argumente ta diskutojnë “tezën” e tyre të parashtruar në lidhje me formimin e “kombit kosovar”, një “tezë”, që në parim për rrethanat tona politike është shumë e rrezikshme, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, është goxha e favorshme për serbët dhe shtetet e tjera përreth Kosovës dhe Shqipërisë politike. Në kuadër të këtyre pengesave do të ketë hise edhe përpjekja e Migjen Kelmendit për përmbysjen e gjuhës standarde shqipe në favor të dialektit gegë!? Mendimet e Spahiut, Matoshit dhe Migjen Kelmendit të krijojnë përshtypjen se në mënyrë indirekte janë kundër bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Tekefundit, është e drejtë e tyre e të menduarit politik.Një “pengesë” tjetër është edhe Kushtetuta e Kosovës, sidomos preambula e saj ku, pos të tjerash, thuhet: “Ne, populli i Kosovës, të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet…”. Në këtë Kushtetutë të Republikës së Kosovës në asnjë nen të saj nuk proklamohen aspiratat e shqiptarëve të Kosovës për bashkim kombëtar, gjegjësisht ribashkim me shtetin amë. Dhe kjo kushtetutë e Kosovës, për ta ushqyer idenë e ribashkimit kombëtar, fillimisht duhet ta ndryshojë preambulën e saj dhe t’ia përshtatë asaj të Republikës së Shqipërisë, në preambulën e së cilës, pos të tjerash, thuhet: “Ne, populli i Republikës së Shqipërisë, krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen…, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” , ndërkaq në nenin 8 të kësaj kushtetute përcaktohet: “1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj dhe 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”. Andaj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të duhet të shkrihet në një kushtetutë gjithëkombëtare.Shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë sot, u duhet që fillimisht të ndërtojnë integrimin e brendshëm që më pastaj të integrohen në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ky integrim gjegjësisht bashkimi kombëtar, nuk mund të ushqehet dhe të ndërtohet nga politikanë zhurmues, me politikanë që në vijimësi mëtojnë të jenë “baba i kombit”, politikanë të cilët duke ndenjur mbi arkëza me shishe birrash të boshatisura, mëtojnë të bëjnë politikë utopike, që mandej të gjithë “kontributet t’ia faturojnë karrierës së tyre”!? Kushedi, mbase ndonjëherë edhe politikanë me vizione të shëndosha do të dalin edhe nga “gjiri i dheut” tonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria natyrale, histori apo një rrëfenjë e trilluar?  Empty Re: Shqipëria natyrale, histori apo një rrëfenjë e trilluar?

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 2:35

Besoj se do te jete ndonje histori e trilluar se ska mundesi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi