Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

+4
Durrsaku
Emona
Єямєℓiиdå
WebMaster
8 posters

Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga WebMaster Sun 14 Aug 2011 - 0:43

Për të gjithë ata që nga asgjëje kanë arritur të bëjnë një pasuri të madhe materiale në jetë, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se nuk janë njerëz të aftë. Përkundrazi, ata janë shumë të ngathtë dhe tejet të gjindshëm, përndryshe, as që kishin arrit të bëjnë një pasuri kaq të madhe. I tillë duhet të jetë edhe presidenti ynë i porsazgjedhur, Behxhet Pacolli. Njeriu, politikisht mediokër dhe kontradiktor, pa kurrfarë prirje në këtë fushë, e materialisht, tepër i pasur dhe fuqiplotë.
Edhe pse që të jetë politikan i mirëfilltë, atij si vlerë i mungon kjo karakteristikë e parë, në përmbushjen e kësaj mangësie, i del në ndihmë rrethana e dytë favorizuese -PARAJA. Por, derisa nga njëra anë, asnjë i varfër nuk mund të bëhet aq lehtë i pasur, nga na tjetër, një i pasur, shumë lehtë mund të bëhet i urtë dhe i dijshëm. Rreth vetes ka mundësi të angazhoj këshilltar më të mirë. Njerëz të tillë që e dinë shkëlqyeshëm zanatin e vet dhe pa u hamendur fare se si do të përdorohet dija e tyre nga punëdhënësi, duke ju vënë në shërbim përulës atyre, e kënaqin egon e tyre të pangopshme shfrenuese për një copë autoritet të rrejshëm dhe pushtet fiktiv. Fundja, kështu ka qenë përherë. “Edhe dashurinë”- thotë populli - “e ka trilluar fukaraja, sepse i pasuri gjithmonë e ka blerë me para”
Si metaforë tjetër për të pasurit, më kujtohet shumë mirë një shembull me gjyshen time të ndjerë. Sa herë që ajo në TV shikonte disa “faca” (fizionomi) njerëzish, pa ditur fare se për kë bëhet fjalë në atë emision, gjithnjë konstatonte: “çeky, biri im, e paska çehren Zotni” Sipas intuitës së gjyshes sime, të gjitha ata kanë qenë vërtet Zotni, sepse në jetën private ishin shumë të pasur. Pra, sikur po shihet, paraja nuk po të bënte vetëm të mençur, inteligjent, politikan, dashnor... por edhe ZOTNI.
Tek këta njerëz shumë të pasur, është edhe një mani e tyre e shprehur interesante: përmes reklamës së fuqishme nëpër medie, gjithnjë pretendojnë ta vejnë në plan të theksuar humanizmin dhe kujdesin e madhe që ata kinse bëjnë ndaj shtresave të varfra.
Unë, gjithnjë në kontakt të drejtpërdrejt me ndonjë adhurues të flaktë të z. Pacollit, si argument favorizues për vlerat e tija humanitare, rregullisht dëgjoj atë refren shumë të përsëritur se ai na paska ndihmuar qindra familje fukara. Kur një ditë e pyeta një bashkëbisedues timin si përkrahës të tij se, nga e di që z. Pacolli na paska ndihmuar materialisht me qindra familjeve nevojtare, ai si i befasuar mu përgjigj:
- “Ti po bënë shaka me mua, a?! Hulumto pak më shumë dhe këto fakte mund t’i gjesh kudo nëpër gazeta dhe media”. Pa dyshim se, të gjithë ne, këto fakte mund t’i gjejmë kudo dhe në gjitha medie, sepse, me këso transparenca të tepruara humanitare, çdo pasanik, kryekëput si qëllim, e ka marketing-humanizmin para të tjerëve.
Kur para disa dite, sërish e takova këtë bashkëbisedues timin, i cili, për nga besimi, njëkohësisht është edhe mysliman i devotshëm, vërejta se, këtë herë, pak sa ishe i dëshpëruar në adhuruesin e tij humanist, sepse, sikur më tha, me habi e kishte përjetuar në atë emision në TV, bodrumin e tij luksoz përlotë me verëra dhe raki më të shtrenjta.

Drejtësia e çuditshme e filozofit të lashtë kinez Tao Tzu

Me familjen time 5 anëtarësh: unë, bashkëshortja - që të dy intelektualë (jurist pa punë dhe mjeke), 3 fëmijë goxha të rritur dhe pa pune, me një buxhet familjar prej 300-350 euro në muaj, të cilëve këto ditë na ishte kërcënuar KEK-u me ndërprerjen e rrymës për shkak të mospagimit të borxhit, në një kanal tonin televiziv, me ankth, lakmi dhe neveri, e shikonim së bashku pasurinë marramendëse të presidentit tonë Behxhet Pacolli.
Pas përfundimit të këtij emisioni, djali im i madh, mua drejtua mua dhe bashkëshortes sime me këto fjalë pesimiste:
- E patë!? Ju “shk...” ato shkollat e juaja që mi keni krye, e sot, nuk po keni mundësi së paku ta paguani rrymën me rregull?
Edhe pse pranoj se u ndjeva keq në këtë situatë, para tij këtë herë, nuk u mbrojta sikurse zakonisht me citimin e asaj urtësie time të njohur utopiste: “Më mirë Sokrat i vuajtur, se sa derr i lumtur”, por, aty për aty, mu kujtua një anekdotë tjetër me filozofin e lashtë kinez, Lao TZU.
Ai na ishte aq i urtë saqë mbreti i asaj kohe e ka ftuar që ta ketë ministër të parë. Leo TZU ka refuzuar lehtë. I ka thënë: “Kjo nuk do të funksionoj se është e pamundur që ne të dytë të vijmë në konstatime të barabarta. Ti jeton në harmoni me idealet, të cilat i ke trashëguar prej babait tënd, kurse unë jetoj sipas vetëdijes sime” Por mbreti edhe më tej ka insistuar, sepse nuk ka parë se aty mund të ketë ndonjë problem.
Qysh ditën e parë të qeverisjes së tij është zënë një hajn. Ai ka marr diçka prej një njeriu të pasur i cili ka deklaruar se ky ishte hajni. Lao TZU i ka dënuar të dytë me nga 6 muaj burg. Pasaniku tepër i befasuar me këtë drejtësi, ka reaguar kështu:
- “Çfarë? Unë jam i vjedhur, unë jam viktima, kurse ti po më dënon mua. A je ti normal? Nuk ka pasur shembuj në histori që i vjedhuri të dënohet e jo hajni”.
Lao TZU i qetë, ju është përgjigjur pasanikut kështu:
- “ Në të vërtetë, ty do të duhej dënuar shumë vite, më tepër se hajnin – unë kamë qenë tepër i mëshirshëm , se ti ke grabitur gjithë të hollat e popullit. A po mendon, vallë, se të hollat bien nga qielli? Kush i ka bërë këta njerëz kaq të varfër, saqë duhet të merren me hajni? Ti je për këtë përgjegjës. Ky do të ishte gjykimi im në çdo rast hajnie. Që të dy do të shkoni në burg. Delikti yt është shumë më i thellë - delikti i tij është i parëndësi. Ai është i varfër kurse ti je fajtor për këtë. Prandaj, nëse ai vjedh ca të holla nga trezori yt, kjo nuk është ndonjë delikt i madh. Ato të holla ju përkasin shumë njerëzve të varfër prej të cilëve i ke rrëmbyer. Ti je bërë gjithnjë më i pasur e më i pasur, gjersa njerëzit rreth teje janë bërë gjithnjë e më të varfër e më të varfër...

Adnan Abrashi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga WebMaster Fri 23 Sep 2011 - 11:18

(Njerëzit madhërojnë guximin, talentin, mirësinë, por kurrë, në të vërtetë, nuk çmojnë asgjë më shumë se paranë) – Henri Beker
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 23 Sep 2011 - 20:04

Dashuria qe blehet me para nuk eshte dashuri....vec interes.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga Emona Sat 24 Sep 2011 - 1:36

Pse ata qe jan te pasur e bljen Dashurin me para..po a jon te lumtur???

Mund ta blesh personin me para por a do arrish ta fitosh dashurina tij/saj ?!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga Durrsaku Sat 24 Sep 2011 - 1:39

kurre, nuk e fiton dashurine e tjetrit me para, maksimumi do te plotesosh tekat e tua, mund te bindet per cdo gje por thjesht per interes te lekut e jo nga zemra
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga dajti modh Sat 24 Sep 2011 - 2:43

dashuria eshte free ska dashuri me para ..
ky hyn parja sopunon darja .. thote FADIL HASA Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  426788
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga Onia Sat 24 Sep 2011 - 2:44

Gjithcka eshte e trilluar nga pasuria.....
Onia
Onia
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 10
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/09/2011
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga Klio Sat 24 Sep 2011 - 2:53

Me para mund te blesh gjithcka,shtepi,mobilje,liber etj etj,por nuk mund te blesh kurrsesi dashurine.
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 22:47

Dashuria nuk blihet me para,por me sinqeritet dhe thjeshtesi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka  Blere me Para  Empty Re: Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi