Çiljeta: Kënga ime e re, në krye të çdo klasifikimi
2 posters
Faqja 1 e 1
Çiljeta: Kënga ime e re, në krye të çdo klasifikimi
Ka disa kohë që këngët e Çiljetës po i mungojnë tregut muzikor. Aq më tepër që këngëtarja seksi bënte “boom” zakonisht gjatë sezonit veror, kur klipet hot janë më në modë se gjatë gjithë periudhës tjetër të vitit.
Duke qenë se Çili në pranverë u angazhua seriozisht me spektaklin “Dancing with the stars”, muzikën e kaloi paksa në plan të dytë, duke qenë se vallëzimi kërkonte përpjekje dhe stërvitje në baza ditore. Por, iku dhe DWS dhe të gjithë presin të reja nga Çili. Në fakt, këngëtarja që shquhet për look-un “kameleon”, dihet që do të sjellë një këngë të re, po “kameleon”, me ritme tallava, në bashkëpunim me këngëtarin që quhet Vani dhe që lëvron këtë zhanër muzikor, transmeton “Standard”.
Kënga do të mbajë firmën e Flori Mumajesit. Koleget e saj, si Ingridi, Zajmina etj., kanë sjellë propozimet e tyre për fansat, ndërsa Çiljeta, e cila edhe pse ka njoftuar prej javësh fansat për hitin e ri, ende nuk është shfaqur në asnjë ekran televiziv. Ndaj fansat kanë nisur të pyesin të “lodhur” se kur këngëtarja seksi do të lançojë këngën më të re. “Duhet të keni edhe pak durim, sepse kjo këngë ka për të qenë hiti i verës, ka për të qenë në krye të çdo klasifikimi, jua siguroj!”, u ka thënë përmes Çiljeta Xhilaga fansave përmes fan page të saj.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Çiljeta: Kënga ime e re, në krye të çdo klasifikimi
ti vet je ne krye te cdo klasifikimi.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» SUPERLIGA-KLASIFIKIMI
» TE DHENA NE SPORT
» Veteranët parakalojnë “krye në vete”
» Bayern sërish në krye të tabelës
» Albumi “21” i Adele, prej 18 javësh në krye të klasifikimeve
» TE DHENA NE SPORT
» Veteranët parakalojnë “krye në vete”
» Bayern sërish në krye të tabelës
» Albumi “21” i Adele, prej 18 javësh në krye të klasifikimeve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi