Thatësia e syrit, shkaktarët që zvogëlojnë sasinë e lëngut të syrit
2 posters
Faqja 1 e 1
Thatësia e syrit, shkaktarët që zvogëlojnë sasinë e lëngut të syrit
Në të folurit e përditshëm shprehja “syri i thatë” i dedikohet një sëmundjeje, e cila manifestohet me pakësimin e sasisë ose përbërjen e lotëve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm. Në mjekësi kjo sëmundje njihet si “Siça-Syndrom”. Loti prodhohet në gjëndrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.
Shkaktarët
Shkaktarët kryesorë të tharjes së syve janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët. Kontraceptivët dhe antidepresivët e ndryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e vitaminës A, reumatizma dhe diabeti mund të shpijnë po ashtu në tharjen e syrit. Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha edhe faktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kimikatet dhe tymi duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit. Në SHBA tashmë kjo sëmundje është kthyer në një sindromë (Office Eye Syndrome), nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e përqendrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.
Simptomat
Simptomat tipike të tharjes së syrit janë të djegurit dhe e kruara e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet në kohë, atëherë mund të çojë edhe deri te çrregullimet afatgjata të korneas, duke pasur si pasojë dobësimin e shikimit. Në vijim mjekët japin disa këshilla për personat që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje: merrni rregullisht pika për sy; kini parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë; bëni shëtitje në ajër të pastër; largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht kini kujdes nga ventilatori në automjet; gjatë punës me kompjuter bëni pauza të shkurtra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh; kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit.
Këshillat e mjekëve
Merrni rregullisht pika për sy
Kini parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë
Bëni shëtitje në ajër të pastër
Largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht kini kujdes nga ventilatori në automjet
Gjatë punës me kompjuter bëni pauza të shkurtra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh
Kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit

Re: Thatësia e syrit, shkaktarët që zvogëlojnë sasinë e lëngut të syrit
e msova e ket kshill per me pas kujdes me shiun...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Crregullimet menstruale: Shkaktaret dhe sherimi
» Gruaja me sasinë rekorde të alkoolit në gjak
» Mallakastër, ujësjellësi shton sasinë e klorit
» Tre shkaktarët e obezitetit
» Kontrolli i syrit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi