Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kontrolli i syrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kontrolli i syrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontrolli i syrit

Shko poshtë

Kontrolli i syrit Empty Kontrolli i syrit

Mesazh nga WebMaster Sat 6 Aug 2011 - 5:34

Kontrolli me mikroskop

Në kontrollin me mikroskop këqyret struktura si qepallat, qerpikët, konjuktiva, kornea, sklera, irisi, bebja e syrit, thjerra dhe vitreous. Sëmundjet ose dëmtimet e këtyre strukturave, zakonisht, shoqërohen me ankesa. Pavarësisht nga lloji i ankesës, ajo duhet të merret në konsideratë. Falë ndërhyrjes së hershme, është e mundur që të mbrohemi nga problemet e syrit që mund të ndodhin në të ardhmen.

Matja e glaukomës

Kontrolli sistematik i glaukomës është thelbësor. Glaukoma me kënd të mbyllur shoqërohet me ankesa, si dhimbje koke, skuqje të syve, mjegullim të shikimit, ndjeshmëri karshi dritës, dhimbje e syve, përzierje, etj. Vlera normale e glaukomës është mes 10-21 mmHg.

Një tjetër lloj glaukome që lind nga glaukoma e lartë është ajo me “kënd të hapur”. Është shumë e vështirë ta diagnostifikosh këtë lloj sëmundjeje. Duke qenë se përparon pa u vënë re, kjo sëmundje mund të zbulohet vetëm kur preket shikimi qendror i pacientit. Për fat të keq, është e pamundur që, dëmi që kjo sëmundje ka shkaktuar deri tani, të riparohet.

Analizat e lotit

Pika e lotit përbëhet nga tri shtresa përkatësisht : shtresa e yndyrës, ujit dhe mucinit/mukozës.Secila prej këtyre shtresave përbëhet nga qeliza ose gjëndra të ndryshme. Pika e lotit siguron lëvizjen e lehtë të syrit, duke e lubrifikuar atë. Më tej, loti e mbron syrin nga mikrobet, kontribuon në ushqimin e qelizave të caktuara në pjesën e parme të syrit dhe na ndihmon t’i shohim objektet qartë. Çdo problem me lotin sjell për pasojë djegien e syve, dhimbjen, kruarjen, tharjen e syve, sy të veshur dhe vështrim të mjegullt. Problemi i lotit mund të rrjedhë prej vetë çrregullimeve të lotit ose, ndonjëherë, prej çrregullimeve të sëmundjeve okulare. Kontrolli i lotit kryhet me ndihmën e bio-mikroskopit. Tepria e lotit zbulohet nga analiza Schirmer.

Shtresa e nervit dhe nervi optik

Shtresa e nervit dhe nervi optik nuk inspektohen me hollësi, përveçse nëse ka ankesa nga pacienti. Disa çrregullime neurologjike (shkolitje dhe degjenerim i retinës) dhe faktorë rreziku mund të zbulohen vetëm pasi këto seksione kontrollohen me hollësi. Disa nga ankesat më të zakonta, edhe pse ende nuk u jepet rëndësi, janë shikimi i vijave, pikave dhe objekteve fluturuese, shikimi i objekteve në ngjyra dhe forma të ndryshme, paaftësia për të parë disa objekte në sipërfaqe të sheshtë, shkreptima, etj. Këto ankesa mund të sjellin si rezultat ose raste të thjeshta, që nuk kërkojnë trajtim ose tregues të çrregullimeve të rënda të syrit. Nëse fjala është për një rast që kërkon trajtim, atëherë ai është i rëndë e duhet të trajtohet menjëherë.

Kontrolli i lëvizjes së syrit

Kontrolli i lëvizjeve të syrit është thelbësor, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët. Prindërit mund të mos e dallojnë diplopinë apo çrregullimet e tjera të lëvizjes së syrit te fëmijët. Nga ana tjetër, ata mund të dyshojnë për strabizëm, edhe pse mund të mos ketë asnjë anomali. Duhet të kryhen analiza objektive, me qëllim që të përcaktoni nëse fëmija juaj ka problem strabizmi apo pseudo-diplopie. Në kontrollin e diplopisë, përdoren metoda të ndryshme si testet e hapjes dhe mbylljes, testet e prizmi, kontrolli me lente të posaçme, sinotofori ose perdja Hess. Faktori që dëmton shikimin mund të jetë i lindur (anomali) ose rezultat i një sëmundjeje që lidhet me glaukomën, tumorin ose nervin optik. Zbulimi i hershëm i faktorëve që çojnë në strabizëm është thelbësor për korrigjimin e shikimit dhe trajtimin e strabizmit.

Zbulimi dhe harta e kurbaturave të kornesë

Përcaktimi i trashësisë së kornesë është thelbësor për ata që duan t’i nënshtrohen kirurgjisë lazer dhe të heqin syzet. Përveç kësaj, trashësia e kornesë mund të matet për qëllime diagnostifikimi. Matja e trashësisë së kornesë është e rëndësishme veçanërisht për përcaktimin e tensionit intraokular.Studimet tregojnë se njerëzit me korne më të trashë mund të kenë tension më të lartë intraokular. Në sajë të trashësisë së kornesë, pacientët me glaukomë të dyshuar mund të ruhen nga keqdiagnostikimi, ashtu si edhe mund të zbulohen ata pacientë me diagnozë të gabuar glaukome.

Kontrolli i imët i syrit

Ultrasonografia e syrit përdoret kur është e pamundur të shihet ana e pasme e syrit, pavarësisht nga kontrolli ose kur duhet të këqyren indet rreth kokërdhokut të syrit. Aftësia pamore fillon me syrin dhe aktivizohet kur pjesa e trurit mbrapa kokës zbulon pamjet. Më tej, pasqyrimet e ndryshme dhe lëvizjet e syrit kontrollohen nga disa seksione të trurit tonë. Me qëllim kontrollin e seksioneve që janë dhe nuk janë në gjendje të shohin në këtë sistem përdoren filmat standarde me rreze x, tomografia e kompjuterizuar, pamja e rezonancës magnetike, ultrasonografia e arteries karotide dhe ekzaminimet me barna. Nga ana tjetër, diagnoza e sëmundjeve lidhur me shtresën e nervit dhe koroidin zbulohet me ndihmën e ekzaminimeve që përfshijnë angiografinë indocianine të gjelbër dhe angiografia fundus fluorescein duke injektuar një lloj ilaci në krah. Ekzaminimi pamor i fushës çon në zbulimin e glaukomës dhe trakteve optike dhe ndiqet rrjedha e sëmundjes.

Matja e strukturës së syrit

Është e mundur që të matet qepalla e syrit, hapësirat e qepallave, gjerësia dhe lartësia e kornesë, si edhe distanca midis syve me ndihmën e një vizoreje.Nga ana tjetër, pjesa e përparme e syve matet me një instrument të quajtur Hertel ekzoftalmometër. Matje të tilla si gjatësia para-mbrapa e syrit, trashësia e thjerrës dhe thellësia e shikimit në pjesën e përparme bëhen me valë ultrasonike. Falë këtyre matjeve, gjejmë pozicionin e qepallave, rënie të mundshme, madhësinë e kornesë dhe nëse protruzioni i përparmë i syve është normal dhe vlerat e matjeve intraokulare.

Kontrolli me dilatacion

Pas hedhjes së pikave që zgjerojnë beben e syrit dhe pasi presim për rreth 30 minuta, përcaktojmë numrin e
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi