Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aleatë të etur për ministra People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aleatë të etur për ministra People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleatë të etur për ministra

Shko poshtë

Aleatë të etur për ministra Empty Aleatë të etur për ministra

Mesazh nga WebMaster Wed 7 Sep 2011 - 23:20

Megjithëse dje, me betimin në Presidencë të ministrave Halimi dhe Bumçi, Qeveria “Berisha” mund të quhet e kompletuar, historia nuk ka mbaruar. Duke parë se tashmë ky kapitull mund të quhet i mbyllur qejfmbetjet kanë filluar të shfaqen hapur sa midis aleatëve, aq dhe brenda PD-së. Riformatimi duket se nuk i ka kënaqur aleatët e Berishës, të cilët kishin pritur më shumë. Dhe kjo “më shumë” do të thotë se ata prisnin portofole ministrash për partitë e tyre. Për shembull, PDIU e Idrizit ka mbi një vit që ka nënshkruar marrëveshjen me Berishën për t’u bërë pjesë e qeverisë dhe rasti i zgjedhjeve të 8 Majit ishte më miri për ta realizuar këtë. Por duket se pritja e tyre ka qenë zhgënjyese. Ndaj dhe krerët e kësaj partie, Idrizi dhe Tahiri i kanë kërkuar dje me urgjencë takim kryeministrit, natyrisht për portofolet. Dhe takimi me sa duket është mbyllur në “paqe” pasi, sipas marrëveshjes të firmosur dje, kësaj force politike i sigurohet një shtrirje horizontale të disa institucione të rëndësishme shtetërore. Por, PDIU-së do t’i duhet të presë sërish edhe ca kohë… Por, për portofole shtesë ka pritur edhe LSI-ja. Por ngaqë procesi gjyqësor ndaj kryetarit Meta për çështjen e videos përgjuese vazhdon, portofolet e reja për këtë parti janë lënë pas mbylljes së procesit. Dhe dihet që LSI e ka oreksin paksa më të madh se sa simotrat e saj në koalicion me PD-në. Ndërkaq, edhe brenda PD-së kërkohen ndryshime të tjera dhe më të thella në qeveri. Ishte deputeti Dashnor Sula, i cili i ka kërkuar Kryeministrit Berisha të bëjë ndryshime në qeveri, duke lënë të nënkuptohet se duhen larguar ministrat e përgojuar dhe ata që nuk ka punuar si duhet. Duhet të kemi një analizë përsa u përket këtyre dy viteve, për të parë performancën e secilës ministri si institucion dhe të drejtuesve të këtyre ministrive, ka thënë Sula.

PDIU “hyn” në qeveri, Berisha nënshkruan me Idrizin

Kryeministri Sali Berisha firmosi marrëveshjen e bashkëqeverisjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri kanë mbërritur në selinë e kryeministrisë në orën 13:30 minuta për t`u takuar me kreun e qeverisë, Sali Berisha. Sipas burimeve brenda qeverisë dhe PDIU-së, kjo marrëveshje do i sigurojë kësaj force politike një shtrirje horizontale të disa institucione të rëndësishme shtetërore. Zbardhja e marrëveshjes që u nënshkrua këtë të hënë në zyrën e kryeministrit Berisha do të bëhet gjatë një komunikimi të përbashkët në ditët në vijim mes kryeministrit dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si pjesë e koalicionit qeveritar ka rezultuar forcë e tretë politike në zgjedhjet lokale të 8 Majit në Vlorë dhe Durrës, ka fituar bashkinë e Librazhdit dhe Rrogozhinës, ndërkohë që në këshillin bashkiak të Tiranës ajo ka siguruar dy poste këshilltarësh.

PD, Sula: “Berisha të bëjë ndryshime në qeveri para 2013-s!”

Shtohen zërat brenda Partisë Demokratike për ndryshime në Qeveri. Ende pa u dekretuar ndryshimet e fundit në Qeveri me emërimin e Aldo Bumçit dhe Eduart Halimit, deputeti i PD, Dashnor Sula, është i mendimit se ka ardhur momenti për të rifreskuar kabinetin me emra të rinj. “Duhet të kemi një analizë përsa u përket këtyre dy viteve, për të parë performancën e secilës ministri si institucion dhe të drejtuesve të këtyre ministrive. Kjo nuk do të thotë të kemi ndryshime drastike, absolutisht, nuk jam për ndryshime drastike, por them që në ministri të caktuara ka nevojë që të kemi ndryshime. Kriteri do të thoja kryesor, të vlerësimit të secilit politikan do të ishte kriteri i rezultateve në terren, kemi një grup deputetësh të cilët mbulojnë një qark të caktuar, dhe në sajë të rezultateve të cilat janë arritur në qarqe, qoftë në zgjedhjet e vitit 2009, qoftë në ato të 2011-ës dhe të vlerësohen për të pasur një karrierë të caktuar, qoftë edhe në ekzekutiv”, ka thënë Dashnor Sula. Sipas tij në radhët e demokratëve ka personalitete që duhet të vlerësohen për kontributet e dhëna.

Ministrat e rinj, Bumçi e Halimi betohen në Presidencë

Dy ministra të rinj të qeverisë Berisha janë betuar dje paradite në një ceremoni që zhvillua në ambientet e Presidencës. Ceremonia i referohet betimit e dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, para Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, përkatësisht, e Ministrit të Drejtësisë, zotit Eduard Halimi dhe e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zotit Aldo Bumçi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit nga Këshilltari Juridik i Presidentit, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, dy ministrat Halimi dhe Bumçi bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, njofton zyra për median. Eduart Halimi zëvendëson Bujar Nishanin në Ministrinë e Drejtësisë kurse Aldo Bumçi zë vendin e lënë bosh nga Ferdinand Xhaferraj, i cili humbi zgjedhjet lokale për Kryetar Bashkie në Durrës.



Topi-Moisiu-Meidani: “Mos na lini jashtë BE-së!”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti dje në një takim dy paraardhësit e tij në këtë post, Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin. Në qendër të bisedës ishin zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimi se situata e rënduar politike, jo vetëm që dëmton demokracinë në vend dhe institucionet e saj, por vonon ecurinë e reformave të saj gjithëpërfshirëse dhe plotësimin e dymbëdhjetë kërkesave të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Dy ish-presidentët Moisiu dhe Meidani dhe Presidenti Topi theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve politike dhe rikthim në normalitet të jetës institucionale, sidomos asaj parlamentare si dhe gjetjen nga ana e partive politike të vullnetit të duhur për kryerjen e reformave të domosdoshme.

Sequi kërkoi kapërcimin e ngërçit

Situata politike në vendin tonë, kapërcimi i ngërçit politik dhe domosdoshmëria e realizimit të reformave jetësore për integrimin evropian të Shqipërisë, ishin në qendër të bisedimeve të presidentit Bamir Topi dhe Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi. "Në këtë situatë të stërzgjatur ngërçi politik, është e domosdoshme ulja e tensionit politik dhe nisja e menjëhershme e dialogut politik institucional mes palëve dhe gjetja e vullnetit të sinqertë për kryerjen e reformave shumë të rëndësishme si ajo zgjedhore, në sistemin e drejtësisë, etj, që do të mundësonin vazhdimin e rrugëtimit integrues evropian të vendit dhe do të shërbenin si provë pjekurie e klasës politike shqiptare para bashkësisë ndërkombëtare", tha Topi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi