Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
2 posters
Faqja 1 e 1
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare sot nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.
35-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.
Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin
Ekzekutimi i gjyqtarit Konomi eshte sulm ndaj sistemit gjyqësor dhe mbjell klimë terrori të pashembullt.
Unioni i Gjyqtareve Shqiptare
ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.
Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.
Ky eshte rasti dyte brenda nje harku te shkurter kohor qe ne qytetin e Vlores organizohen atentate me eksploziv qe shkaktojne terror. Pak muaj me pare ishte Renato Abazi personi qe u ekzekutua me nje shperthim eksplozivi ne qender te qytetit.
Gjyqtarët: Sulm ndaj sistemit
Unioni i Gjyqtarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër aktin e ekzekutimit të gjyqtarit Konomi në Vlorë, duke e cilësuar atentatin si terrorist-mafioz.
Në një reagim të bërë publik mësohet se UGJSH e konsideron aktin si sulm ndaj sistemit gjyqësor, ndërsa ngjarja e rëndë mbjell klimë terrori të pashembullt.
Nderkohe policia po kryen hetime per te zbardhur ngjarjen e rende qe tronditi jo vetem qytetin e Vlores, por mbare opinionin publik shqiptar.
Topi: Atentat ndaj sistemit të drejtësisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në një reagim publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit e konsideron këtë sulm mafioz që i mori jetën e gjyqtarit, si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
"Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit", thuhet në reagimin e Presidentit, i cili i kërkoi autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.
Spahiu: Atentat kundër gjyqësorit
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu dënoi ashpër ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Në një prononcim për mediat, Spahiu u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend, ku funksionon rendi dhe ligji.
"Ky akt është në vazhdën e disa ngjarjeve, atentateve kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedentë që nga koha e Ismail Qemalit", tha Spahiu.
Numri dy i KLD-së kërkoi që kjo ngjarje të trajtohet me prioritet dhe të vendosen para drejtësisë autorët e veprës kriminale, pasi sipas tij, ky është një akt kundër strukturave të drejtësisë.
"Shqipëria synon të jetë në rrugën drejt BE-së dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë, ku drejtësia gjunjëzohet përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar", tha Spahiu.
Berisha: Akt i shëmtuar kriminal
Edhe Kryeministri Sali Berisha dënoi aktin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në Vlorë, duke e konsideruar këtë si një ngjarje të shëmtuar kriminale.
Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.
Topalli: Sulm kundër shtetit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se ngjarja e sotme në Vlorë është sulm kundër shtetit.
Duke kërkuar që organet e drejtësisë të zbulojnë autorët e këtij atentati, Topalli theksoi se sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj mbarë shoqërisë.
Kryetarja e legjislativit i shprehu ngushëllimet familjes së gjyqtarit Konomi.

Re: Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
me tu duk vetja sikur jetojme ne Sicili gjynaf i shkreti gjyqtar
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Similar topics
» Vlorë, ekzekutohet 51 vjecari
» Vlorë, ekzekutohet emigranti i sapokthyer
» Durrës, ekzekutohet 35 vjeçari
» Iran, Sakineh do të ekzekutohet nesër
» Ekzekutohet 37-vjeçari shqiptar në Itali,

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi