KFOR: “STOP ose do t’ju qëllojmë”
Faqja 1 e 1
KFOR: “STOP ose do t’ju qëllojmë”
Një ditë para se Qeveria të zbatojë planin operativ në veri të vendit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në veri të vendit, duket se situata atje po eskalon.
Sipas medieve serbe, thuhet se KFOR-i tashmë ka mbyllur pikëkalimin kufitar Jarinje. Sipas raportimeve, thuhet se mbyllja e Jarinjes ka ndodhur rreth orës 20:00, raporton Zëri. Serbët e mbledhur në veri, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje me kamionë pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba.
Mësohet se në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’iu qëllojmë”. Gjithashtu, janë vendosur reflektorë të fuqishëm në rrugët që çojnë në pikëkalimin në Jarinje, ndërkaq në prapavijë vërehen forca të shtuara të KFOR-it.
Ndërkaq, mësohet gjithashtu se serbët e veriut, pasi kanë mësuar se është mbyllur pikëkalimi në Jarinje, rreth orës 20:15, kanë bllokuar rrugën në vendin e quajtur Zupç dhe kanë vendosur barrikada para pikëkalimit Bërnjak.
Ndryshe, sot ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki-moon, i cili u ka bërë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë deri në eskalimin e gjendjes në rajon.

kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Similar topics
» Mbrojtja raketore, Rusia kërcënon SHBA: Ju qëllojmë
» KFOR rifillon bashkepunimin me FSK-ne
» KFOR-i amerikan në pikat 1 dhe 31
» KFOR kërcënon serbët
» KFOR-i rifillon marrëdhëniet me FSK
» KFOR rifillon bashkepunimin me FSK-ne
» KFOR-i amerikan në pikat 1 dhe 31
» KFOR kërcënon serbët
» KFOR-i rifillon marrëdhëniet me FSK
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi