Nis prodhimi i pasaportave biometrike
2 posters
Faqja 1 e 1
Nis prodhimi i pasaportave biometrike
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, që bëhet nga një kompani austriake. Në këtë ceremoni, drejtuesit e kompanisë austriake OESD, kompania e angazhuar për prodhimin e pasaportave biometrike, i dorëzuan ministrit Rexhepi edhe zyrtarisht pasaportën e parë të këtij lloji. Prodhimi i pasaportave biometrike do të bëhet në Austri, ndërsa personalizmi i tyre do të bëhet në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve të MPB-së. Në njoftimin për media të kësaj ministrie, thuhet se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta biometrik që nga muaji tetor i këtij viti.
Rexhepi me këtë rast tha se, “me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e liberalizmit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
Ai siguroi se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.
Ministria e Brendshme ka paraparë, që brenda 3 vjetëve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme, që të gjithë qytetarët e vendit të pajisen me këto dokumente.

Re: Nis prodhimi i pasaportave biometrike
Hajde me hajer me ne fund ....shpresoj te jet e vertet se jemi ngopur me genjeshtrat e politikaneve tane ....se ka mbet si nje VRIME E ZEZE Kosova....e vetme pa pasaporta biometrike....
pishtimi- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : RKS
Postime : 146
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/10/2009
Mosha : 70
Hobi : Muzika
Re: Nis prodhimi i pasaportave biometrike
Faleminderit Pishtimi per kete lajm qe me dhe ti mua qe ta postoj ..Tani po shikoja ne lajmet e gazetave edhe thone qe eshte aprovuar kjo gje prandaj hajde me verte me kom te mbare per te gjithe ..
Re: Nis prodhimi i pasaportave biometrike
Nuk u besohet ketyre deri sa fillojne ne ate moment te prodhojne pasaportat hahahhahahah....sepse brenda nates i ndrojne ligjet.....
pishtimi- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : RKS
Postime : 146
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/10/2009
Mosha : 70
Hobi : Muzika
Similar topics
» Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike
» Prishtinë, në verë nis lëshimi i pasaportave biometrike
» Procedurat e reja të pasaportave
» Dy milionë shqiptarë me pasaporta biometrike
» Shqipëri – Maqedoni vetëm me letërnjoftime biometrike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi