Ryshfetlinjtë dhe të korruptuarit e 71 % të vendit të shqiponjave!!
Faqja 1 e 1

Nga Besi BEKTESHI
Shumë të përditshme të vendit kanë bërë jehonën e studimit të INSTAT-it për korrupsionin në Shqipëri. Unë në titullin tim e kam quajtur me emrin e krenarisë shqiptare si vendin e shqiponjave dhe nuk e kam bërë në mënyrë sarkastike. Normalisht që korrupsioni ka brenda dy elementë që është korruptuesi dhe i korruptuari, por për atë që paguan një të korruptuar kemi fjalën e vjetër sërish jo shqiptare... ryshfet. Patjetër që edhe unë jam dakord... dhe kjo është një temë tjetër....për të ritrajtuar historinë në raport me Turqinë. Ja bie fjala, periudha më e madhe e ryshfetit në trojet shqiptare, nuk është as kur nuk kishte qeveri gjysëm stabël nga 1912-ta dhe deri në vitin 1928, as në mbretërimin e Zogut nga 1928-ta e deri në 1939, as në kohë të pushtimit fashist, as në vitet e fundit të komunizmit që janë pa fjalë një kohë...
korrupsioni masiv, madje as këto 20 vitet e fundit. Jo, nuk janë asgjë në krahasim me 50 vitet e fundit e sundimit të Turqisë dhe degradimit të perandorisë. Në këtë kohë, administrata turke nuk ka bërë asgjë tjetër, por ka vjedhur, shitur, ndërruar prona, vrarë për fitime individë, palosur toka dhe prona, shitur interesa... dhe ka bërë një mijë të zeza akoma e shumë me keq, se kur ishte medemek... luftarake. Në shpifsirën e një degradi moral dhe politik, por dhe ushtarak, administrata turke, mësoi të gjithë të japin ryshfet, të mbyllin sytë e gojën, të paguajnë për çdo nen e ligj, për çdo burokraci. Ishte koha që i mësoi të gjithë shqiptarët të shesin dhe blejnë çdo shërbim të shtetit dhe çdo zyrtar të tij. Mbas kësaj kohe si ryshfetlije vjen periudha 1980-90-të e komunizmit, dhe e treta pastaj janë vitet e sotme të demokracisë “qumështore” që kemi ndërtuar. Tani INSTAT thotë se kosto e korrupsionit është 43 euro dhe mua me vjen për të qeshur, sepse duke ditur se na ka prekur shumë më pak kriza e EUropës dhe botës, them me vete, sepse ndoshta e kemi mirë që... ryshfetojmë kështu! Mbase mungesën e legalizimit të gjithçkaje dhe ryshfetin masiv e kemi si punë... lubrifikanti! Ndoshta them...! E kam të qartë se shqiptarët e Shqipërisë, ose vendit të shqiponjave atij shpendit krenar që fluturon lart, shumë lart... e kanë mësuar prej kohe se duhet lagur rrota, duhet pra... lubrifikuar! Dikur për një paketë kafe, për një autorizim, për një kile mish më tepër, për një kamp pushimi, për një copë të huaj...etj. etj. Sot për shërbimet mjekësisë publike, universiteteve publike, zyrave publike, gjykatave publike, prokurorive publike... jo më falni të shtetit, ministrive të shtetit etj., etj. Imagjinohet lehtë se edhe privati kur formon administratë... ryshfeton! Po mund të merret se “studimi ka si qëllim të fajësojë shqiptarët si ryshfetlinj” dhe unë besoj se është si qëllim dhe patjetër edhe e vërtetë, por ama shqiptarët nuk japin vetëm ryshfet, por edhe e marrin atë dhe normalisht është ngrehina shtetërore që ka shumicën e njerëzve të tillë. Prandaj nuk besoj se është qëllimi vetëm te ryshfeti dhe karakteri i formuar. Në një dokument të vjetër në kohë të administratës turke në Shqipëri apo “vendin e shqiponjave” është një model ryshfeti i kapur nga një grup qytetarësh. Ky grup qytetarësh të nderuar i ankohen “Valiut” për një masakër në administratën e tij si një kryetaksidar dhe gjithashtu për një “numërues tokash” se merrnin ryshfete të majme duke transformuar prona, gjobitur të ndershmit, dhe duke ju lënë rrugë të lirë abuzuesve me ligjin. Kjo në mënyrë faqeza dhe në marrëdhënie me të këqijtë që i njihte gjithë qyteti, sundonte haptazi. Nejse, mbas shumë e shumë përpjekjesh, të dy zyrtarët u larguan nga postet e tyre dhe u dërguan në vende të tjera, por fajet dhe gafat mbetën po ashtu, duke u transformuar në mënyrë të përbindshme prona si dhe morali në përgjithësi. Për fat të keq, një model i tillë po ndodh edhe sot, sepse edhe kur vjen puna të ndryshojë dikush... pasojat janë, faji është kryer dhe askush nuk merret më me të. Në një dokument tjetër po të asaj kohe, aferat e babëzisë në ryshfet dhe korrupsion kishin përmasa të tipit të tillë: Në qoftë se afera komplete ishte 100 ha tokë 10% e saj ishte e zyrtarit ose në sipërfaqe ose në monedhë... taksatiiiiiveeeee... kjo gjë! Më e “qartë” se sa sot! As nuk duhej nisur për të marrë një firmë apo vulë, pa pasur një sistem të tillë në kokë. As në dogana, as në marrëdhënie tregtie dhe as për një vulë dhe një firmë, sidomos në sistemin e drejtësisë. Prandaj nuk është se e kemi për herë të parë, dhe më vjen keq kur shkruan dikush se “ryshfetin na e mësoi demokracia”!! Demokracia na e bëri të demaskueshëm dhe dukshëm ashiqare... por, për të qenë ryshfetlinj dhe të korruptuar, këtë e kemi prej kohe. Nuk është ndonjë krenari e madhe kjo që po them, por nganjëherë është më mirë të themi se sa të “ëndërrojmë” për mirë.
Ku e kam hallin?
Normalisht që halli është se duhet hequr ryshfeti... që edhe emrin e ka në turqisht si domen veprimi dhe prapavijë ideologjike në zyra. Pastaj është e mira që korrupsioni si model i perëndimit të shtrëngohet në darët e ligjit. Por, pa larguar ryshfetin, asgjë nuk mund të ndodhë për mirë. Trashëgimia e keqe që fillon me sundimin e administratës turke të pushtimit të zgjatur, që ka vazhduar në atë shqiptare mbas tyre, që është pasuar nga administrata komunisto-anadollake, dhe që vazhdon me sistemin gjysëm perëndimor të sotëm... duhet larguar. Si?
Normalisht jo duke u fshehur mbas gishtit, sa do i trashë qoftë ai. Por edhe...!
E para, duke mos konsideruar idiot dhe budalla një person që “është drejt e drejtë”. E dyta, duke mos i konsideruar të “zgjuar dhe kopila” ato që ryshfetojnë dhe zgjidhin probleme me anën e kësaj mendësie.
E treta, qartësisht nuk shkon më, që të dashurojmë perëndimin dhe të vazhdojmë lindjen tashmë të vjetër edhe për vetë... lindjen. Ndoshta është brezi klimaterik i joni, ndoshta është ndarja me botën e qytetëruar prej shekujsh dhe dekadash, ndoshta është se nuk jetojmë dot pa sundues të tipit “ryshfetlinj dhe të ryshfetuar”, por ama tashmë kemi dalë në botë dhe e kuptojmë se qytetërimi e ka larguar banalitetin... ryshfet. Nuk presin (ata) të pasurohen vetëm nga ryshfeti banal.
Nuk është krenari dhe nuk na bën nder, por e mira është të pranojmë se edhe në këtë drejtim jemi shumë prapa në kohë... shumë. Së paku të kujtohemi për cilësinë e shpendit që na është vënë si simbol... shqipja krenare. Së paku të kemi pak, shumë pak më shumë... krenari.

Similar topics
» Feith: Te korruptuarit, jashte pushtetit
» Paraqit Historine e vendit tend?
» Debora bllokon verilindjen e vendit
» Pamje nga vendi ku jetoni aktualisht.
» 5 Modelet Shqiptare me te njohur jashte vendit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi