Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

2 posters

Shko poshtë

Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë Empty Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Mesazh nga Emona Tue 27 Sep 2011 - 4:08

E plotësuar- Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i forcave paqeruajtëse në Kosovë, Kai Gudenoge.

“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.

E plotësuar- Mediat raportojnë se numri i të plagosurve serbë ka shkuar në 17, ndërkaq 7 prej tyre mësohet se janë në gjendje kritike.

Po ashtu serbët në veri të Mitrovicës kanë shkatërruar dy makina të EULEX-it, raporton Blic.

E plotësuar- Ndërkaq, mediat serbe raportojnë edhe për të plagosur serbë. Sipas tyre, numri i të plagosurve në Jarinjë ka shkuar në gjashtë, ndërsa ndër të plagosurit thuhet se janë Aco Radunovi, Mladen Antonijevi, Milan Premovi dhe Stevo Petronijevic.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic, citohet të ketë thënë se barrikadat janë të dëmshme për qytetarët dhe ato duhet të hiqen për të lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve.

Ajo ka konfirmuar se aksioni i mëngjesit të sotëm i heqjes së barrikadës në Jarinje ka qenë aksion i përbashkët i KF0R-it dhe EULEX-it.

Mediat serbe citojnë zëdhënësen Gudelevic të ketë thënë se EULEX po ndjek situatën, të gjitha opsionet janë të hapura dhe se të gjitha barrikadat duhet të hiqen sa më parë.
Gudelevic ka pohuar se të gjithë doganierët e EULEX-it janë prezentë në të dyja pikat kufitare në veri të Kosovës, të cilat teknikisht janë të gatshme që të jenë operacionale, por se hapjen e tyre e kanë penguar barrikadat e vendosura në rrugët e afërta.

Ajo ka saktësuar se Dogana dhe Policia e Kosovës janë prezentë në të dyja pikat, por dogana dhe policia e EULEX-it ushtron punët operacionale në Jarinje dhe Bërnjak, gjë që është në pajtim mandatin ekzekutiv të misionit të BE-së, transmeton Qik.

E plotësuar-“Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Gudenoge për Evropën e Lirë, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.

Në vendkalimin kufitar Jarinjë para disa minutash janë dëgjuar të shtëna, ndërsa mediat raportojnë edhe për të plagosur serbë. Edhe i ashtuquajturi ministër serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka pohuar se 4 persona janë plagosur rëndë në kufirin e Jarinjës

Në këtë vendkalim janë tubuar më shumë se një mijë persona, njofton Blic. Rreth orës 12.30 për në Jarinje janë nisur serbë nga Mitrovica e Zveçani.

Po ashtu dhjetëra automobila privatë me serbë vendorë kanë mësyrë këtë vendkalim.

Mësohet se KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve të mbledhur që kundërshtojnë heqjen e barrikadave të tyre. që i kanë vendosur “për të parandaluar vendosjen e doganierëve dhe policëve të Kosovës në dy pikat kufitare në veri të vendit”.

Ndryshe, Beogradi zyrtar i ka quajtur ilegjitime aksionet e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri. /Telegrafi/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë Empty Re: Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Mesazh nga Emona Tue 27 Sep 2011 - 4:10

Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë F.0927160821146_mI ashtuquajturi sekretar shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se aksioni i KFOR-it është për t’u gjykuar, duke qenë se sipas tij “ushtarët e KFOR-it kanë shtënë në drejtim të serbëve në barrikadat tek Jarina”.

Ivanovic ka vizituar disa nga serbët që po protestonin në afërsi të telave gjemborë, të vendosur nga KFOR-i.

“Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një punkt të cilin ata formalisht e mbikëqyrin, por bëhet fjalë për rrugën alternative, të cilën qytetarët vetë e kanë trasuar dhe këso rrugë mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo se në çdo rrugë të këtillë do të shtihet me armë?”, citohet të ketë thënë Ivanovic.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë Empty Re: Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Mesazh nga Durrsaku Tue 27 Sep 2011 - 4:12

shume liri i kane lenen ketyre legenave serb, me te vertete bota vlereson demokracine po dhe demokracia ka rregullat e veta dhe serbet po i shkelin me te dyja kembet rrace e keqe
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë Empty Re: Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Mesazh nga Emona Tue 27 Sep 2011 - 4:29

Visi ,Serrbet Po tregon Ftyrene tyre te vertet Si jan...Se para botes neve (Kosovarve)na kan pershkrua si Njerz te Eger...Njerz te pa civilizuar...tani kta tregojn si jan ne te vertet.

P.s Situata eshte me qet tani ne Veri te Mitrovices.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë Empty Re: Plagosen katër ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi