Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë

2 posters

Shko poshtë

Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë  Empty Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë

Mesazh nga Durrsaku Thu 24 Nov 2011 - 1:22

Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë  47582_2MITROVICE-Gjatë aksionit të mbrëmshëm të KFOR-it në veri të vendit për heqjen e barrikadës tek vendi i quajtur Kërshi i Dudit, raportohet se janë plagosur 21 ushtarë të KFOR, ndër të cilët 2 prej tyre në gjendje të rëndë.
Lajmin për plagosjen e ushtarëve të KFOR-it e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, njoftojnë mediat serbe. Novicki ka thënë se dy nga 21 ushtarët janë të plagosur rëndë.

Aksioni i mbrëmshëm sipas Novicki ka qenë plotësisht me mandatin e KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.

Nga ana tjetër, nuk dihet saktë për numrin e serbëve të plagosur, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore për shkak të gazit lotsjellës.

Perplasja
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut. Raportohet se ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën.

Raportohet madje edhe për të shtëna me armë zjarri. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorën aksionin, ishin portugezët dhe hungarezët.

NATO-ja, megjithatë, nuk e ka komentuar ngjarjen.

Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën rreth mesit të muajit korrik, e deri më tani, në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore, të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë  Empty Re: Mitrovicë, serbët e barrikadave plagosin 21 ushtarë të KFOR, 2 rëndë

Mesazh nga kasperi Thu 24 Nov 2011 - 2:09

Ngjarje e dhimbshme,por me brengose fakti se pse KFOR po toleron deri ne kete mase,kur e ka mandatin,dhe po vazhdon ta humbe kredibilitetin qe ka pasur.

keta kriminela e kane pare se nuk e kane seriozisht me veprime,por vetem deklarata.

andaj behet gjendja me alarmante dhe e tensionuar.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi