Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi

2 posters

Shko poshtë

Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi  Empty Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Sep 2011 - 9:37

24-vjecarja Sonila Lumi nga fshati Zëmblak i Korcës, pasi është dënuar nga Gjykata e Shkalles së Parë me 12 vjet burg për vrasjen e djalit të saj 18 muajsh sepse nuk i duronte dot të qarën ka apeluar për lehtësimin e dënimit të saj. Ne seancen e zhvilluar me dyer te mbyllura prane Gjykates se Apelit, Korce mesohet se eshte kerkuar ndryshimi i akuzes se ngritur ndaj Lumit nga ‘vrasje me dashje, ne vrasje nga pakujdesia’. Mbeshtetur edhe ne nje raport mjekesor te paraqitur nga mbrojtja Lumi ka rezultuar si nje person me problerme mendore ndersa ne seancen e radhes prokuroria do te paraqese konkluzionet e saj. Sipas te dhenave 24-vjeçarja fillimisht e kishte rrahur fëmijën dhe më pas e kishte mbytur atë. Veç, sa më sipër, gruaja në fjalë, gjatë procesit të hetimit nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë pendese. Qëndrimi i saj do të ndryshonte vetëm gjatë gjykimit, gjë që me sa duket do të ndikonte dhe në dhënien e vendimit të gjykatës.

Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur

Një foshnje e sapolindur humbi jeten në maternitetin e Vlorës pak javë më parë, pasi nena e tij 27-vjecare e hodhi nga dritarja e më pas është hedhur edhe vetë.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit te dates 13 shtator, gruaja ka marrë të shoqin në telefon dhe i ka thënë se kishte dëshirë që ai të vinte në maternitet dhe të fliste me të. Mësohet se burri A. Nexho, 35 vjeç, ka shkuar në dhomën ku rrinte prej tri ditësh gruaja me fëmijën dhe aty kanë debatuar, në praninë edhe të familjarëve të tjerë.

Sipas një punonjëseje të maternitetit të Vlorës, debati në çift lidhej me atësinë e fëmijës, pasi burri kishte ngritur dyshime të tilla. Por policia dhe familjarët e kanë hedhur poshtë një version të tillë të ngjarjes. Ajo pjesë e historisë që tregohet njësoj nga të gjitha burimet është fakti që kur burri ka qenë poshtë dritares, gruaja ka dalë dhe pasi i ka thënë: “Merre, ky nuk është fëmija im!”, ia ka hedhur foshnjën para këmbëve.

Burri, i cili nuk e kishte menduar se ajo do të kryente këtë veprim, është shokuar kur ka parë foshnjën e sapolindur në këmbët e tij dhe pa jetë. Më pas ku nuk ka kaluar asnjë minutë dhe është hedhur nga dritarja edhe vetë e nëna, e cila ka pësuar dëmtime të lehta. Burri ka njoftuar menjëherë mjekun e urgjencës, i cili nuk mund të bënte më asgjë për të ndihmuar foshnjën. Më pas është njoftuar policia, që ka marrë në pyetje personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Mjeku

Shefi i repartit të maternitetit, Remzi Haxhiu, është shprehur se çifti kishte më shumë se pesë vite martesë. Sipas tij, 27-vjeçarja ishte nga Amonica e Vlorës, ndërsa i shoqi nga Lushnja. “Për ngjarjen më ka njoftuar mjeku i rojës. Kam ardhur në spital dhe momentin e parë pasi kam takuar mjekun e rojës kam takuar burrin e saj, i cili më tregoi se e shoqja kishte mbi një muaj që nuk ishte mirë mendërisht, bënte veprime të pakontrolluara, jo normale. Sipas tij, edhe mënyra e të folurit e Englantinës nuk ka qenë normale. Në këto raste, kur persona me të tilla simptoma kalojnë për lindje atje shfaqin pikërisht atë çfarë kanë, pasi lindja i ‘zbërthen’. Lindja është një tronditje që gratë shtatzëna i bënë ato të shfaqin edhe shenja depresioni. Në momentet e para të lindjes gruaja shfaqi shenja axhitimi, për të cilat mjekja e rojës, e cila asistoi në lindje, i dha pak qetësues”, shprehet Haxhiu.

Sipas tij, nëse kjo grua ka manifestuar shenjat e para një muaj e gjysmë para lindjes, duhet të ishte konsultuar me një psikiatër dhe ndoshta do të ishte evituar kjo që ajo bëri, pasi do të ishte mjekuar dhe qetësuar. “Kam njoftuar psikiatrit, të cilët erdhën dhe e vizituan dhe dolën në përfundimin se gruaja do të transferohet urgjentisht në psikiatri, sepse është e sëmurë psikike dhe mund të bëjë diçka më të rëndë nga ç’bëri. Kemi bërë të gjitha analizat dhe konsultat me mjekët dhe pasi e vërtetuam se nuk kishte ndonjë frakturë ose diçka që të kurohej nga fiziku, është dërguar në psikiatri për të bërë mjekimin e sëmundjes bazë”, vijon mjeku Haxhiu.

Sipas mjekut, njerëzit e djalit nuk kanë qenë në spitalin e Vlorës, por dhe familjarët e vajzës, ishin të tronditur dhe nuk kishin se çfarë të thoshin për ngjarjen, si dhe vajzën e tyre, ndoshta ata e dinin gjendjen mendore të 27-vjeçares, por gjithsesi nuk kanë pranuar të flasin rreth asaj që ka ndodhur.

“Raste të tilla në lindje ndodhin, nga dhimbjet e fuqishme dhe nga koha e gjatë e lindjes, një pjesë e vogël e grave kalojnë psikoza, por këto janë kalimtare. Kjo e ka pasur të mbartur këtë sëmundje dhe lindja e nxjerr në pah sëmundjen. Ajo ka bërë lindje normale të një foshnje të seksit mashkull, me peshë 3.8 kg. Gruaja tashmë ndodhet në repartin e psikiatrisë për të marrë mjekimin e duhur, për sëmundjen psikike të avancuar”, përfundon shefi i repartit të maternitetit, Remzi Haxhiu.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi  Empty Re: Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi

Mesazh nga Klio Wed 28 Sep 2011 - 6:48

Nuk mund ta kuptoj me cfare morali kjo moster kerkon falje nga momenti qe femija e saj kalbet ne dhe!!!!!!!!!!!Per cfare ta doje jeten me kjo femer?!!!!Kesaj i duhet hequr statusi NENE dhe ta lene te kalbet ne burg.
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi