Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e vrau Vasil Shanton? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e vrau Vasil Shanton? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e vrau Vasil Shanton?

2 posters

Shko poshtë

Kush e vrau Vasil Shanton? Empty Kush e vrau Vasil Shanton?

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:41

Ashtu si në vrasjen e Qemal Stafës, mendohet se edhe në vrasjen e bujshme të heroit komunist të Shkodrës fshihet dora e vetë Enver Hoxhës. Një prej njerëzve që e ka vuajtur së bashku me shumë të tjerë “vulën e vrasjes” së Shantos, tregon të vërtetën e fshehur…

Të gjithë e kanë mësuar se “Heroi i Popullit” Vasil Shanto është vrarë së bashku me Reshit Rusin në breg të liqenit të Shkodrës, në fshatin Vrakë, teksa këto të fundit po përpiqeshin të kalonin për në Mal të Zi. Për këtë ngjarje, komunistët pas vitit 1944, me të ardhur në pushtet, morën “hak” te shumë familje me emër jo vetëm në Vrakë, por edhe në Grudë dhe në Guci. E tillë ka qenë politika e asaj kohe, ku vetëm me terror të shtroheshin zonat që mendoheshin se ishin më problematike dhe që ishin reaksionare (nënkupto kundërshtare) ndaj sistemit. Kësaj vale nuk i ka shpëtuar as Gruda e Re. Askush nuk e ka përmendur akoma edhe sot sesi qëndron e vërteta e vrasjes së Vasil Shantos.

Ja si mundohet ta shpjegojë këtë histori Marash Berisha, një nga personat ku edhe babai i tij, Prekë Ujkë Lulashi, e ka pësuar pikërisht për këtë ngjarje.

-Sipas mendimit tuaj, ku qëndron e vërteta e vrasjes së Vasil Shantos?

“Vasil Shanton e ka vrarë vetë Enver Hoxha. Kjo, pasi ai së bashku me Qemal Stafën ishin dy nga udhëheqësit kryesorë të PKSH-së. Prandaj ai vetë organizoi vrasjen e tij. Por për të realizuar këtë vrasje, ata shfrytëzuan në maksimum disa rrethana të tjera në fshatin Vrakë, nga ku do të kalonte Vasili për ta maskuar më së miri vrasjen e tij. Këtë histori e kam dëgjuar nga babai im, që ka qenë dëshmitar i kësaj ngjarjeje, i cili gjithashtu është burgosur dhe internuar për vrasjen së bashku me shumë bashkëfshatarë të tjerë të Grudës, të Vrakës dhe të Gucisë. E vërteta e vrasjes është kështu: Enveri kishte dhënë urdhër për vrasjen e Vasil Shantos. Njerëzit e ngarkuar me këtë punë e kanë ruajtur, gjersa janë futur në fshatin Vrakë dhe e kanë qëlluar, teksa po i drejtohej lundrës në breg të liqenit të Shkodrës. Vrakaçorët sapo dëgjuan pushkët, dolën jashtë për të marrë vesh se çfarë ishin këto pushkë dhe njerëzit e Enverit hapën fjalën se “kanë ardhur Hallunoviçtë me vra gjakësit”. Kjo përkonte me një rast hasmërie, që fisi shkodran i Hallunoviçve kishte me fisin e Dem Metajve në Vrakë. Këta të fundit lëshuan kushtrimin te meshkujt e fisit të tyre që banonin në Guci dhe në Grudë të re. Sapo dëgjuan kushtrimin, rreth 40 meshkuj nga këto fshatra morën armët dhe u nisën drejt Vrakës për të luftuar Hallunoviçtë. Sapo kanë hyrë në Vrakë, kanë shkrehur armët, për të tregaur se erdhën e për të parë se ku janë hasmit e tyre. Por në fakt, ata nuk panë asnjë person nga fisi i hasmit, por panë vetëm të vrarë në breg të liqenit Vasil Shanton së bashku me Reshit Rusin. Pasi i identifikuan mirë dhe kur e panë se këto dy persona nuk kishin lidhje me hasmin, u kthyen në shtëpitë e tyre”.

-Pra, ju e mohoni që vrakaçorët së bashku me grudianët të kenë qëlluar mbi ta, vetëm se nuk i donin komunistët?

“Një variant i tillë u përdor nga komunistët kur erdhën në pushtet, për të nënshtruar familjet me emër në këto tre fshatra. Por kjo nuk ka pasur asnjë bazë të vërtetë. Pasi kur është dhënë kushtrimi se hasmi ka ra në Vrakë, për atje janë drejtuar të gjithë meshkujt e fisit, ku midis tyre ka pasur edhe komunistë e të lidhur me lëvizjen, ngaqë askush nuk e dinte sesi ishte e vërteta. Ndryshe komunistët nuk kishin pse vinin me të tjerët për në Vrakë”!

-Cili ka qenë reagimi i komunistëve pas vitit 1944 për këtë ngjarje?

“Me të ardhur në pushtet, Enver Hoxha filloi terrorin ndaj vrakaçorëve, guciasve dhe grudianëve, për këtë ngjarje, pasi morën dhe arrestuan shumë nga banorët e këtyre fshatarëve. Pas një serie gjyqesh, u vendos që 8 persona të pushkatohen dhe 12 të tjerë u burgosën. Ndër ata që u burgosën ka qenë edhe babai im, Prekë Ujkë Lulashi. Por ai kur e pa situatën, u detyrua që të largohet nga Gruda dhe të strehohet te shpellat e Kastratit (Malësi e Madhe), te halla e jonë, ku qëndroi i fshehur për afro tre vjet. Vetëm pas ndërhyrjes së Kolë Maçit, bajraktarit të Hotit, i cili kishte miqësi me Mehmet Shehun, babai dorëzohet dhe dënohet me tre vjet burg. Pas burgut filluan vështirësitë edhe më të mëdha për familjen tonë. U detyruam familjarisht që të shkojmë në Tale të Bregut të Matës, për të nxjerrë bukën e gojës. Baba vdiq i ri në moshën 47-vjeçare dhe neve kudo na ndoqi nga prapa shprehja “janë të familjes së Prekë Ujkë Lulashit, që ka vra Vasil Shanton”, kudo që ne shkonim, në ushtri, për të hyrë në punë etj. Kjo shprehje përdorej për të gjithë ata persona që u pushkatuan apo u burgosën për këtë ngjarje, si dhe për pasardhësit e tyre deri në vitin 1990”.

-Përse u ndoq një politikë e tillë ndaj banorëve të këtyre fshatrave?

“Dihet se shumica e këtyre banorëve ishin me kombësi sllave, të cilët kishin emigruar nga toka e të parëve të tyre pas copëtimit të Shqipërisë më 1913. Këta nga dita në ditë rrinin me shpresa se do të ktheheshin pranë trojeve të tyre. Ndaj dhe nuk pranuan që deri vonë t’u nënshtrohen rregullave dhe ligjeve të komunistëve për reformën agrare, për kolektivizimin e bujqësisë, ngritjen e kooperativave etj. Meqenëse burrat e këtyre katundeve ishin me gjak malësorësh dhe si të tillë ata nuk ishin mësuar për t’iu nënshtruar kujt, as Zogut, madje as Enverit, i ndodhur para një situate të tillë u “rihap” çështja e vrasjes së Vasil Shantos, e cila i shërbeu Enverit, që me metodat e burgosjes dhe të internimeve t’i shpallte këto fshatarë reaksionarë, të prekur në biografi dhe ngado që të shkonim, të na shoqëronte shprehja: “Janë nga fshatrat që kanë vra Vasil Shanton”.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e vrau Vasil Shanton? Empty Re: Kush e vrau Vasil Shanton?

Mesazh nga Gjakush Tana Fri 1 May 2009 - 7:43

Sa kisha dashur te degjoj dhe kengen per Vasil Shanto Komisarin!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi