Femrat ëndërrojnë gjithmonë e më pak fustanin e bardhë!
3 posters
Faqja 1 e 1
Femrat ëndërrojnë gjithmonë e më pak fustanin e bardhë!
Të martohesh sot nuk të bind. Nëse ke një punë të mirë, një shtëpi, je e lirë dhe e lumtur, nuk ke pse tw pretendosh për një mashkull në krahë. Pyetja që sot shumë femra i bëjnë vetes është: A ia vlen të martohesh? “Ja se ç’u ndodh grave pasi martohen. Shumica ndryshojnë tërësisht mënyrën e jetesës, punën, madje edhe sjelljen”, tregon shkrimtarja Elisabeth Gilbert në librin e saj bestseller “Eat, Pray, Love”.
Sipas përfundimit të saj, martesa sot është më me leverdi për meshkujt se sa për femrat. Për meshkujt e martuar studimet kanë treguar se jetojnë më gjatë se beqarët, grumbullojnë më shumë pasuri, janë më të kënaqur se beqarët, u rezistojnë alkoolit dhe drogave, vuajnë më pak nga depresioni. Për sa u përket femrave, avantazhet janë thuajse inekzistente: gratë martohen për dashuri, duke menduar se do të jenë më të lumtura. Për më tepër vuajnë më shumë nga ankthi se sa simotrat e tyre beqare. Kanë më pak sukses në punë dhe nivele stresi shumë më të larta se të pamartuarat. Për më tepër rrezikojnë të vdesin të vetmuara, për shkak të stilit të jetës. Shkrimtarja Gilbert e cilëson si “marriage benefit imbalance”, çekuilibri i avantazheve martesore: gratë humbasin mundësitë, burrat fitojnë lotari. Një logjikë e papranueshme për vajzat e arsimuara, autonome, të mësuara që ia dalin vetë për gjithçka dhe të kenë në dorë frenat e jetës së tyre seksuale. “Dikur gratë martoheshin për t’u larguar nga babi, për të arritur prestigj dhe për t’u përmirësuar ekonomikisht. Të tria këto elemente sot nuk ekzistojnë më. Të martohesh nuk të sjell ndonjë leverdi të madhe.
Sot nuk ka femra Hirushe që mezi presin princin e kaltër. Femrat gjenden në një pozicion të leverdisshëm. Ka nga ato që martohen vetëm me ata meshkuj që i shtyjnë drejt aspiratave për të ecur sa më lart, në të kundërt nuk ngurrojnë dy herë për të kërkuar divorcin”, tregojnë psikologët. Në vendet e Europës jo vetëm numri i ndarjeve dhe divorceve sa vjen e rritet, por edhe shifra e atyre që vendosin të ndahen pas një periudhe të shkurtër së bashku po rritet me shpejtësi. Në Itali, në 1000 martesa 272 përfundojnë në ndarje dhe vetëm 151 në divorce. Ndarja nuk njeh moshë dhe meqë martesat po shtyhen gjithmonë e për më vonë edhe të divorcuarit janë kryesisht më të moshuar. Në SHBA situata është akoma më dramatike: 85 për qind e çifteve nën 25 vjeç divorcohen. “Kush dalin më të fituar nga martesa? Meshkujt natyrisht”, thotë shkrimtarja. “Deri tani nuk ka pasur negociata për rolet e femrave dhe meshkujve. Pas martese punët e shtëpisë iu atribuohen femrave. edhe sikur të dy të jenë të punësuar femrat i kushtojnë më shumë kohë familjes”.
Kështu, në Itali gratë i kushtojnë kujdesit për shtëpinë 5 orë e 20 minuta në ditë, shifra më e lartë në Bashkimin Europian, ndërsa meshkujt 1 orë e 35 minuta; francezet 4 orë, ndërsa francezët 2 orë e 22 minuta; në Gjermani 4 orë e 11 minuta, kundrejt 2 orë e 21 minuta. Ndërsa në Suedi, vendi me ekuilibrin më të madh mes sekseve, gratë i përkushtohen familjes për 3 orë e 43 minuta në ditë, ndërsa meshkujt për 2 orë e 23 minuta. Me pak fjalë, barazia duket shumë larg, sidomos për gratë e martuara. “Le të nisemi nga fakti se gratë për një karrierë të njëjtë me burrat kanë të ardhura më të ulëta dhe hasin vështirësi më shumë për t’i arritur gjërat. Vetëm kur je e varur ekonomikisht nga burri martesa mund të bëhet e domosdoshme, në raste të tjera jo. Për më tepër kur vjen edhe në jetë një fëmijë, në fillim jeta e tyre vështirësohet shumë. Burrat vazhdojnë jetën e tyre si më parë, ndërsa gratë duhet të lodhen dhe harxhojnë më shumë kohë për t’u marrë me familjen dhe fëmijët. “The Economist” tregon se në SHBA gratë që nuk kanë fëmijë fitojnë njëlloj sa burrat, të tjerat shumë më pak. Megjithatë, sipas statistikave në Europë, rreth 78 për qind e grave e cilëson të rëndësishme praninë e një burri në jetën e tyre, nga ato që ëndërrojnë martesën vetëm 55.2 për qind thonë po. I çuditshëm është fakti se ato që janë më të arsimuara dhe me punë të mira e kanë më pak ëndërr fustanin e bardhë.
Traditat e harruara
Kanë shumë tipare të përbashkëta, por edhe veçori. Të përbashkëta kanë fustanin e bardhë, që në epokën viktoriane simbolizonte pastërtinë dhe virgjërinë, çka do të thotë se bardhësia nuk mund të përdoret në martesat e dyta. Ceremonia në kishë, ose në bashki ndiqet nga një banket, ku torta tradicionale dhe shampanja nuk mungojnë kurrë dhe gjithçka çelet me kërcimin e çiftit. Në fund, para largimit nusja hedh pas buqetën dhe ai që e kap e ka radhën për t’u martuar. çifti gjithmonë shkon në të ashtuquajturin maji i mjaltit, që është edhe udhëtimi i parë si burrë e grua. Por, tani gjërat kanë ndryshuar. Gjithmonë e më pak fermave u intereson të ndjekin këto tradita. Ndoshta sepse e kanë kuptuar që martesa në fund të fundit u leverdis vetëm meshkujve.

Re: Femrat ëndërrojnë gjithmonë e më pak fustanin e bardhë!
Sa mire meshkujt dalin te fituar
Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Re: Femrat ëndërrojnë gjithmonë e më pak fustanin e bardhë!
Gjeja qe urrej me shume,un e as emrin smund tia degjoj,e jo me ta provoj.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Femrat ëndërrojnë më shumë se meshkujt
» Femrat ëndërrojnë vdekjen, meshkujt dhunën
» Femrat e bukura shihen si objekt nga vetë femrat
» Gati 20% e njerëzve ëndërrojnë problemet në punë ..
» Sllavo-maqedonasit ëndërrojnë në kuaj të verdhë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi