"Djalin e vrava për një fjalë goje, dua të vdes
Faqja 1 e 1

SHKODER -E kam vra djalin tem për një fjalë goje. Teshdy ditë shoh vetëm fytyrën e djalit tem në ato momente. Nuk e di se si e kam ba këtë veprim. Du të vdes edhe unë." Këto janë fjalët e babait vrasës, ndërsa është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Burime zyrtare nga kjo drejtori bëjnë me dije se Marash Lulaj nga fshati Stërbeq i Komunës Qendër në rrethin e Malësisë së Madhe ka kaluar tronditje të thellë pas vrasjes së djalit të tij 27-vjeçar, Edmond Lulaj. Mësohet se vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë 60-vjeçari ka nisur të flasë për gjëmën që ndodhi brenda në banesën e tij. Gjatë marrjes në pyetje, kryefamiljari i akuzuar për "vrasje me dashje" dhe "mbajtje të armëve të gjahut pa leje" - ka pohuar para ekspertëve të krimit autorësinë e krimit. "Unë e vrava tim bir, pasi isha i pirë dhe në atë moment nuk dija se çfarë po bëja. Mbaj mend se kapa çiften që mbaja në shtëpi dhe e shkrepa. U trondita, kur pashë djalin tem të shtrirë për tokë. Ndihem shumë keq, nuk dua më të jetoj", - është shprehur Marash Lulaj. Ndërkohë, "Gazeta Shqiptare" ka arritur të siguroj dëshminë e dhënë nga babai vrasës në polici.
Si ndiheni pasi kanë kaluar dy ditë nga vrasja?
Një Zot e di. Nuk e di sa çfarë të them. Nuk e di. Nuk du me jetu ma. Djalin tem të shkretë e vrava me dorën time.
A mban mend ditën e vrasjes?
E di që kam hy te lokali i Sterbeqit qysh në mëngjes. Nuk e mbaj mend orën, por e di që ishin duke shku fëmijët e katundit në shkollë. Kam dalë dy-tri herë prej aty dhe kam hy prapë. Sa herë kam hy në lokal kam pi. Kur në lokal nuk ishte kurrkush ma, ika edhe unë. Ka kenë kohë dreket. Ora nuk më kujtohet. Shkova drejt e në shtëpi.
Kush ishte në shtëpi në momentin kur hytë aty?
Ka qenë vetëm im bir. Kur hyra në shtëpi, ai ishte në kuzhinë. Nuk e mbaj mend se çfarë po bënte, por e kujtoj se ishte ulur.
Çfarë të tha djali kur t'i hyre në shtëpi?
O Zot ça kam ba. Hala kam para syve të mi djalin tem në ato momente. Nuk më hiqet prej mendjes. Nuk shoh asgja tjetër veç atë. Më duket se i kam hala duart me gjakun e tij. Si nuk e çova në spital. Unë hapa derën dhe më duket se bana zhurmë. Djali u çua në kambë dhe më tha: Prapë ke pi ti? Ma more fytyrën në fshat.
E më pas si vazhdoi ngjarja?
Fjalët e tij më rënduan shumë. Nuk ishte hera e parë që kemi bërë shamatë dhe jemi grindur keq. Por këtë herë u ndjeva shumë keq. Ishte sikur dikush me thoshte: Vraje, vraje. Nuk e mbaj mend vazhdimin, nuk e di si e kam marrë armën, si ja kam drejtu tytën. Nuk më kujtohet kjo pjesë. Nuk e di nëse im bir më është lutur që të mos e vrisja. Mbase nuk ka pas as kohë me m'u lutë. O Zot ça kam ba.
NGA GAZETA SHQIPETARE

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: "Djalin e vrava për një fjalë goje, dua të vdes
prandaj e urrej pijen ben cdo gje pa vetedije
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Zjarrfikesit i shpetojne jeten qenit me frymemarrje goje me goje
» 80-vjeçari: Aishen e vrava, se më fajësonte mua për barrën
» Vrasja makabre, prangoset 84 vjeçari: E vrava se më tradhtonte
» ‘Duçkollarin s’e vrava unë, po një oficer policie’
» Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi