Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin

2 posters

Shko poshtë

Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin  Empty Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin

Mesazh nga WebMaster Mon 24 Oct 2011 - 23:52

Një luftëtar rebel libian ka publikuar një video në internet, në të cilën pretendon se ishte ai njeriu që vrau ish-diktatorin Muammar Gaddafi. I riu, identiteti i të cilit nuk dihet edhe pse është i fotografuar dhe i filmuar duke rrahur kolonelin, theksoi se vendosi të qëllonte Gaddafin pasi nuk mund të duronte dot idenë që ai të vazhdonte të jetonte pas gjithë të këqijave që kishte bërë.“E kapëm dhe e qëllova me shqelm në fytyrë. Në atë moment, disa luftëtarë të tjerë po thonin që ta çonin në një vend të sigurt për ta burgosur. Nxorra


Për të provuar vërtetësinë e videos, rebeli tregon atë që ai pretendon se është bluza e përgjakur që mbante të veshur Gaddafi në momentin e ekzekutimit dhe gjithashtu shfaq një unazë të artë, edhe ajo e marrë nga viktima.

Ndërsa sekuenca e ngjarjeve që çoi në vrasjen e Gaddafit nuk është qartësuar ende, video e publikuar së fundmi më rrjet tregon pamjet më të egra të regjistruara ndonjëherë, të dhunës së cilës iu nënshtrua diktatori në momentin e zënies rob. Në fund, ajo mbyllet me një të ri që bërtet “Allahu është i Madh”, ndërsa në sfond dëgjohet një krismë e mbutur, që presupozohet se është ajo që i morri jetën diktatorit 69-vjeçar.
Libi, ekzekutohen 53 mbështetës të Gaddafit

Trupat e ekzekutuar të 53 mbështetësve të Gaddafit janë gjetur në një hotel të braktisur në qytetin e Sirtes, informoi të hënën një grup për të drejtat e njeriut.

”Human Rights Watch” shtoi se ekzekutimet janë kryer rreth një javë më parë. Lajmi përbën një goditje të radhës për rebelët, në qendër të kritikave për ekzekutimin e Gaddafit dhe djalit të tij, të cilët u dorëzuan të paarmatosur.

Pavarësisht përgëzimit për përfundimin e konfliktit libian, kancelaritë e vendeve perëndimore theksuan se do të kishin preferuar që koloneli t’i ishte dorëzuar një gjykate ndërkombëtare.


“Spiunët” gjermanë zbuluan Gadafin

Revista gjermane “Spiegel” shkruan në një numër të saj se kanë qenë agjentët e shërbimit sekret gjerman, GND ata të cilët kanë lokalizuar vendndodhjen e Gadafit.

“Spiegel” shkruan se GND u ka kaluar informacionin në lidhje me vendndodhjen e ish-liderit libian rebelëve. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e Gadafit, kryengritësit libianë kanë nisur një sulm masiv kundrejt pozicioneve ku ai dyshohej se fshihej. Në operacion mbetën të vrarë truprojat e Gadafit, zëdhënësi i tij, ndërsa ai vetë u zu rob, për t’u ekzekutuar më vonë nga luftëtarët e KKT-së.

Agjencia gjermanë e inteligjencës, GND ka hedhur poshtë pretendimet e revistës “Spiegel” duke nënvizuar se nuk ka patur informacion mbi vendndodhjen e Gadafit, e jo më të informonte kryengritësit për këtë detaj.

I biri i Gaddafi-t strehohet në Darfur

Saif al Islam, i biri i kolonelit Muammar Gaddafi, ndodhet në Darfurin sudanez, nën mbrojtjen e Khalil Ibrahim, lider i lëvizjes Drejtësi dhe Barazi.

Lajmin e bën të ditur një e përditshme sudaneze, sipas të cilës Saif ka arritur në darfur pasi u arratis më 27 gusht me një autokolonë prej gjashtë makinash të blinduara.

Sipas të njëjtit burim, i biri i kolonelit kaloi nga Sirte përmes zonës së Baut, në kufirin mes Libisë dhe Chadit. Darfuri është kthyer në një strehë për shumë të kërkuar nga KKT-ja.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, por edhe vendet perëndimore që mbështetën revoltën, druhen se duke qenë gjallë, Saif mund të nxisë mbështetësit e mbetur të të atit.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin  Empty Re: Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin

Mesazh nga Tonii Tue 25 Oct 2011 - 10:11

vrasja eshte urdheruar nga lart, pse mendoni vertet se djaloshi ka marr inisjativen per ta vrar?! sdo te guxonte dot ta bente pa urdher nga lart aq me teper pas 15 minutash qe e kishin ne duart e tyrene. ne kto raste keshtu ndodh
kta njerez vriten brenda pak minutash dhe ky nuk eshte rasti i pare ka raste te tjera te njerezve te famshem te politikes ku vendimet jane marr brenda nje kohe te shkurter, dhe kjo e ka nje arsye madje shume te fuqishme. ai nuk duhej te gjykohej pasi kjo perjudh kohore mund te sillte ende trazira te brendeshme ne qoftese do ta gjykonin gadafin ne procese te rregullta gjyqsore, mos tju dukej cudi se per nje pjes te Libianeve mund te behej dhe hero,. Gadafi ishte vertet i plagosur ne momentin qe u kap por jo ne gjendje te rend per jeten plaget e tij ishin nga kembet pa rrezik potencial per jeten
te gjitha veprimet e rrebeleve te cojne te mendosh se atyre nuk ju interesonte nje proces gjyqsor ku te vinin drejtesin me ane te ligjit
jo thjesht kundrejt gadafit por edhe te njerezve te tij te cilet u ekzekutuan me duart lidhur pas trupit
veprimi nuk justifikon arsyen, si8 mund te pretendosh liri dhe te luftosh kundra shtypjes kur ti vet qe ne pergjegjsine e par vepron po me ate shtypje e terror
madje as Ruset nuk u sollen keshtu me oficeret Gjerman qe u zune te gjall ne berlin te cilet vrane mbi njezet milione Rus
ndeshkimi me i mire e i rrept eshte ndeshkimi me ante ne drejtesis
Gadafi u shpall kriminel nga rrebelet por juridikisht ai vdiq i paster
i pa denuar asnjeher per ato cka akuzohej
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi