Ja “Letërsia e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave”
Faqja 1 e 1

Fatmira Nikolli
Janë njerëz që jetën ua preu në messhteti, ideologjia, diktatura. Janë shuar pa faj duke lënë pas ëndrra,
gëzime, dëshira. Ishin njerëz me botë të madhe, të edukuar, të kulturuar, të arsimuar. Të gjithë kishin një kauzë, një ide. I vetmi faj e mëkat i tyre ishte se nuk e donin komunizmin. Qenë si qirinj të ndezur në përpjekje për të ndriçuar një botë të errët, të fshehtë. Të gjithë i shuan. Një e nga një. "Me e pa arsye", me dhe pa gjyq. Emra si Vinçens Prendushi, Myzafer Pipa, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Arshi Pipa, Pjetër Arbnori, Drita Çomo, dje u bënë bashkë si asnjëherë tjetër. Ndonëse gjatë jetës zërat e tyre ishin vetmitarë dhe larg njëri-tjetrit, dje u bashkuan të gjithë në Muzeun Historik Kombëtar. Por nuk ishin veç ata, sepse aty qenë edhe mbi 150 shkrimtarë, përkthyes e artistë të tjerë, të dënuar për fajin e vetëm se deshën fjalën e lirë. Të gjithë qenë pjesë e ekspozitës "Letërsi e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave". Përmes saj, organizatori Besim Ndregjoni pati një mesazh për të dhënë. Përmes fotografive të ekspozuara, librave dhe sendeve personale të tyre dëshmohej sakrifica dhe vetëflijimi i këtyre martirëve, të cilëve mbi gjithçka vunë idealin dhe ëndrrën e përjetshme për liri dhe demokraci. Në këtë intervistë, Ndregjoni na tregon arsyet pse e hapi atë, dhe atë çka ajo na shfaq. Ai aktualisht është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së të Persekutuarve Politikë.
U hap dje në Muzeun Historik Kombëtar një foto-ekspozitë, që e keni organizuar ju për personalitetet e dënuar nga komunizmi. Me ç'rast?
Kjo ekspozitë u hap me mbështetjen e ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers dhe presidentit të vendit, Bamir Topi. Kjo foto-ekspozitë është hapur për të kujtuar poetët e shkrimtarët e vrarë apo dënuar nga diktatura komuniste në vitet 1944-1991. Ajo mban titullin "Letërsi e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave". Janë gjithsej 35 fotografi të të pushkatuarve, ashtu sikundër janë edhe listat e 150 shkrimtarëve, artistëve, aktorëve, baritonëve, regjisorëve që e kanë pësuar nga regjimi. Aty është e gjithë plejada e njerëzve që sollën një letërsi ndryshe nga ajo që kërkonte realizmi socialist.
A mund të na thoni emrat e personaliteteve tek të cilët jeni përqendruar në këtë ekspozitë?
Fillojmë që nga i madhi Gjergj Fishta, Padër Anton Harapi, At Vinçens Prendushi, Myzafer Pipa, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Arshi Pipa, Pjetër Arbnori, At Gjon Shllaku, Dom Lazër Shantoja, disa ministra Arsimi, dramaturgu i parë shqiptar, Ethem Haxhiademi, ish-drejtori i Bibliotekës së parë Shqiptare, Drita Çomo, Gjergj Bubani, ish-drejtor i Radio Tiranës, deri tek ai që në revoltën e Spaçit, para plumbave nxori flamurin pa yll mes plumbave.
Sa kohë keni punuar për hapjen e kësaj ekspozite?
Kam gjashtë muaj që po punoj për hapjen e saj. Pas Tiranës, besoj se foto-ekspozita do të shkojë edhe në Washington, në Londër e më tej. E titulluar "Letërsi e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave", ajo do t'iu tregojë gjeneratave të reja të njihen me letërsinë që është shkruar ndryshe. Prej kësaj të fundit pohon thënien e shumë shkrimtarëve dhe poetëve, të cilët kanë thënë se 'ne nuk shkruanim dot në diktaturë se do të humbnim jetën'. Ka shumë emra që e kanë shkruar letërsinë kundër rrymës së kohës dhe e humbën jetën për këtë shkak.
A ka ndonjë gjë të veçantë që ju e tregoni përmes kësaj ekspozite?
Ka shumë të tilla. Unë do të veçoja njërën prej tyre. Është pikërisht një moment gjyqi që tregon 'bashkëbisedimin' e Trifon Xhagjikës me gjykatësin, kur ky i fundit e dënon me pushkatim. Gjykatësi e pyet: 'I pandehur, ç'keni për të thënë si fjalë të fundit?" Xhagjika, në momentet e fundit të jetës, kur pak më vonë do të vdiste, i thotë: "Më jepni një top të gjuaj këtë sistem kriminal që është në Shqipëri". Një studiues i madh gjerman ka thënë se "nuk ka përse krenohet Greqia me Homerin, sepse Shqipëria me 'Lahutën e Malcisë' së Gjergj Fishtës është po aq e madhe sa ajo".
Ju prezantoni një sërë fotografish në Muzeun Historik. Si i keni siguruar ato?
Shumë prej tyre janë siguruar nga familjarët e atyre personaliteteve që kanë vuajtur nga sistemi. Dikush i ka ruajtur për vite të tëra fshehurazi fotot e të afërmit, dikujt ia ka ruajtur fotot nipi apo miku, fqinji apo kushëriri. Ka shumë foto të bukura e disa prej tyre publikohen për herë të parë. Në këtë ekspozitë ka edhe dy postulate. Në njërin prej tyre është fjala e Papa Gjon Palit II kur ka ardhur në Shqipëri, ku thotë se "demokracia nuk ndërtohet mbi hakmarrje". Në një tjetër është një fjalim, pjesë e një gjyqi special, ku prozatori e avokati Myzafer Pipa, vëllai i Arshi Pipës, mbron të gjithë intelektualët nga akuzat e rreme, ku ata dilnin si kolaboracionistë e tradhtarë të kombit. Për shkak të kësaj fjale që Pipa mbajti në atë gjyq në mbrojtje të njerëzve që dënoheshin me akuza të pabaza e false, thjesht për shkak të bindjeve politike avokatin e nxorën nga salla. Familja Pipa në Shkodër i dha vendit dy figura, Arshiun dhe Myzaferin, që të dy njerëz me mendje të hapur e kundër ideologjisë së kohës. Në këtë ekspozitë janë fotografi e fakte të njerëzve, të cilëve diktatura iu preu këmbët me sharrë për shkak se nuk ishin në shërbim të saj, përkundrazi

Similar topics
» Titulli apo tematika e poezis apo tregimit, qe keni shkruar se fundmi, apo qe jeni duke shkruar momentalisht...
» Fjalë e shkruar
» Kur’ani më i vogël i shkruar me dorë
» Poezi shkruar nga një matematikan
» Letërsia e Rilindjes
» Fjalë e shkruar
» Kur’ani më i vogël i shkruar me dorë
» Poezi shkruar nga një matematikan
» Letërsia e Rilindjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi