Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Korçe, nje fshat deklarohet grek, perplasje per censusin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Korçe, nje fshat deklarohet grek, perplasje per censusin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korçe, nje fshat deklarohet grek, perplasje per censusin

Shko poshtë

Korçe, nje fshat deklarohet grek, perplasje per censusin Empty Korçe, nje fshat deklarohet grek, perplasje per censusin

Mesazh nga WebMaster Tue 4 Oct 2011 - 8:33

Përplasje për procesin e censusit në fshatin Shëngjergj të Korçës. Rreth 80 familje të këtij fshati janë duke u përballur me çështjen e kombësisë, pasi nga ana e anketuesve nuk u regjistrohet kombësia greke, duke e lënë këtë pikë të pyetësorit të paplotësuar. Shumica e familjeve në këtë fshat janë shpërngulur nga Greqia në Shëngjergj, në fillim të viteve ’40, për shkak të konflikteve me qeverinë e atëhershme greke. Banorët thonë se gjyshërit dhe baballarët e tyre kanë lindur në fshatin Vinan të Greqisë. Ndaj për këtë, pasardhësit e të shpërngulurve e konsiderojnë veten grekë dhe kështu pretendojnë të regjistrohen në formular. Disa prej tyre janë ortodoksë, disa myslimanë. “Kombësia jonë është greke, po feja myslimane”, thotë një banore. “Ne jemi minoritarë këtu. Po qe se nuk është që të deklarojmë etninë, edhe besimin fetar, nuk marr pjesë. “Do t’i japim përgjigjje ashtu si jemi. Jemi ortodoksë, jemi me origjinë greke, jemi grek”, shprehet një tjetër. “Këtu tregon shumë qartë që gjyshi im është lindur në Greqi, xhaxhai im është lindur në Greqi, por dhe babai tim është lindur në Greqi, në Vinan.

Unë do të regjistrohem, sepse jam e ardhur që andej. Kombësia time, që te gjyshi dhe stërgjyshi janë nga Greqia”, pohon një nga banorët, teksa tregon certifikatën e trungut familjar. Anketuesja Mimoza Ashimi shpjegon se ku bazohet në regjistrimin e kombësinë shqiptare për brezat e rinj të banorëve të Shëngjergjit. “Këtu shënohet vetëm vendlindja e personit dhe origjinën e kanë nga prindërit. Thonë që kanë pasur prindërit grekë, por vendlindjen e kanë në Shqipëri, dhe unë vetëm këtë kam për të përfshirë në formular: se ku ka lindur vetë personi dhe jo origjina”. Personave të moshuar, të cilët tani janë mbi 72 vjeç dhe, sipas përllogaritjes së kryer nga anketuesja, kanë lindur në shtetin grek, u regjistrohet kombësia greke, nisur nga fakti se vendlindja e tyre është fshati Vinan, por fëmijëve të tyre nuk u regjistrohet kombësia greke, pasi sipas anketueses, ata kanë lindur në Shëngjergj, që është një fshat shqiptar. Thuajse në të gjitha rastet kur mosha e personave është nën 71 vjeç, pyetja për kombësinë nuk plotësohet nga anketuesja, pavarësisht se personat mund të vetëdeklarohen grekë, nisur nga origjina e familjes dhe jo nga fshati ku kanë lindur.

Asnjë bojkot për censusin

Pjesëtarët e komuniteteve joshqiptare në zonën e Korçës nuk i janë përgjigjur thirrjes për bojkotimin e procesit të censusit nga kryetarët e partive apo shoqatave të tyre. Deri para se të niste censusi, krerët e “Omonia”-s, por edhe Partia Maqedone për Integrim, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit. Por nga vëzhgimet në terren, anketuesit thonë se të gjitha këto komunitete po marrin pjesë në procesin e regjistrimit.

Haxhinasto: Rezultati i censusit do jetë real

TIRANE – Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, deklaroi dje se censusi në vendin tonë do të zhvillohet sipas standardeve europiane, dhe se rezultati do të jetë në përputhje me realitetin. “Mendoj se procesi i censusit ofron të gjithë hapësirën dhe garancinë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin e minoriteteve në Shqipëri. Çdo pretendim i kundërt me këtë, ka pas një ndikim të fortë politik, i panevojshëm dhe i parëndësishëm”, u shpreh Haxhinasto. Kreu i Ministrisë së Jashtme u prononcua dje gjatë një konference me homologun e tij maqedonas, Nikolla Popovski. Ky takim korrespondon me nisjen në të dy vendet të procesit të regjistrimit të popullsisë. Haxhinasto u shpreh mbi faktin që Shqipëria është shembull në kuadër të zbatimit të të drejtave të minoriteteve. “Nuk janë të rëndësishme përqindjet, por zbatimi i atyre të drejtave që i përkasin çdo minoriteti”, theksoi ai.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi