Grekët e maqedonasit bashkohen kundër regjistrimit në Shqipëri
Faqja 1 e 1

Më poshtë është një shkrim i agjencisë maqedonase, MINA, që thotë se maqedonasit dhe grekët etnikë në Shqipëri janë kundër censusit zyrtar.
Maqedonasit etnikë dhe grekë në Shqipëri kanë bashkuar forcat kundër Tiranës zyrtare, që ka ndërmarrë disa hapa për intimidimin e minoriteteve që jetojnë aty.
Sipas nenit 20 të ligjit për regjistrimin, do ketë një gjobë prej 1 mijë dollarë për çdo qytetar që do e deklarojë veten ndryshe nga ajo që ka të shkruar në certifikatën e regjistrimit. Nëse kjo nuk është për frikësim, Shqipëria ka bërë me dije se do burgosë qytetarët që refuzojnë të deklarohen ose të numërohen në census.
Me fjalë të tjera, ti ose do thuash që je shqiptar, ose do marrësh një gjobë 1 mijë dollarë ose burg?
“Tirana zyrtare përpiqet të fshehë numrin e vërtetë të maqedonasve. Ata njohin maqedonasit në Prespë, por ka shumë të tillë në Gollobordë, në Korçë, Elbasan, Tiranë, Bilisht, etj,” thotë Edmond Temelko, presidenti i partisë politike maqedonase.
Minoriteti grek në Shqipëri bie dakord me partinë e maqedonasve.
“Ligji për censusin është diskriminues dhe çnjerëzor. Ne kemi thënë se neni 20 dhe 21 i ligjit të regjistrimit është i papranueshëm për ne. Si mund të gjobisësh dikë pse deklaron kombësinë ose nëse refuzon të nënshkruajë formularin e censusit,” thotë Thanas Koçi nga organizata greke “Omonia”.
Maqedonasit dhe grekët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në grupet e censusit në mënyrë që të sigurohen se nuk do të abuzohet me shifrat. Tek e fundit, minoritetet kanë kërkuar që censusi të shtyhet me gjashtë muaj derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Disa grupe minoritare në Shqipëri pretendojnë se përbëjnë 30 përqind të totalit të popullsisë, ose rreth 1 milion banorë.
Tirana zyrtare thotë se numri i minoritarëve është 80 mijë

Similar topics
» Skadon sot afati i regjistrimit të koalicioneve zgjedhore në Komisionin Qendror Zgjedhor
» Shqiperi e madhe, Shqiperi etnike apo Shqiperi reale
» Milani kundër Barcës – Reali kundër Unitedit
» Mendja kundër zemrës - Zemra kundër mendjes (?!)
» Sllavo-maqedonasit ëndërrojnë në kuaj të verdhë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi