Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

+2
Katniss
Klio
6 posters

Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Klio Sat 8 Oct 2011 - 6:52

Prej orës tetë të mbrëmjes, me kokën e drejtuar nga qielli, mund të shohim qindra yje që do të bien nga lart. Cila është arsyeja e rënies dhe se çfarë janë, mund t’i zbuloni më poshtë.
“Fundi”, që këtë herë vjen nga qielli, mund të jetë më afër nga ç’është parashikuar, në 2012-n. Vetë NASA ka tërhequr vëmendjen për atë që mund të ndodhë në datën 8 tetor, por fatmirësisht alarmi nuk ka lidhje me jetët tona: në rrezik do të jenë vetëm satelitët, me ndonjë pasojë të mundshme për parashikimet e motit dhe televizionet satelitore. Shkaku? Një breshëri yjesh që do të bien nga hapësira. Shfaqja do të zgjasë pothuajse shtatë orë dhe sipas shkencëtarëve, mund të jetë një nga netët më spektakolare të këtyre dhjetë vjetëve të fundit. “Stuhia yjore” e tetorit “godet” çdo vit Tokën. Shkaktohet nga “yjet rënëse” (që në të vërtetë janë pluhura dhe gaz) të quajtur ndryshe “Drakonidë”, sepse duket sikur e kanë prejardhjen nga galaktika e Dragoit.
Po ç’lidhje ka një kometë me yjet që bien? Ideja se mund të kishte një lidhje mes dy fenomeneve lindi në vitin 1861, kur astronomi amerikan, Daniel Kirkwood hodhi hipoteza se, moria e yjeve që bien nga qielli shkaktohej nga mbetjet e kometave pjesërisht ose krejtësisht të shpërbëra dhe që ishin të pranishme në të gjithë orbitën e tyre. Në vazhdim, shumë astronomë të tjerë u përpoqën të gjenin lidhje mes kometave dhe yjeve që bien, por i pari që solli prova bindëse ishte italiani Giovani Schiparelli. Ai kuptoi se, “Lotët e Shën Lorencit” (ose më saktë yjet që bien gjatë muajit gusht) lidheshin në një farë mënyrë me kometën “Swift-Tuttle”. I njëjti astronom propozoi që t’i quanin këta meteorë “Perseidë”, sepse vendi nga vinin gjendej në galaktikën e Perseut. Në vitet pasardhëse gjeti një lidhje mes Leonidit (në nëntor) dhe kometës “Tempel-Tuttle”, më pas ishte radha e “Liridëve” (në prill), që lidheshin me kometën “C/1861 G1”.

Si insektet në xhamin e përparmë
I pari që e kuptoi lidhjen mes kometave dhe yjeve që bien ishte amerikani Fred Whipple. Sipas hipotezës së tij, sot e konfirmuar edhe nga analizat e sondave si “Deep Impact”, kometat përbëhen nga akull i pisët dhe pluhura. Kështu, kur i afrohen diellit, nxehtësia e këtij të fundit e kthen një pjesë të akullit në gaz, duke nxjerrë nga bërthama copëza që vazhdojnë të ndjekin kometën përgjatë të njëjtës orbitë. Me kalimet e njëpasnjëshme, e gjithë orbita e kometës mbushet me fragmente të vogla shkëmbore. Dhe kur Toka kalon në orbitën e kometës, duket si një makinë që ecën përmes fshatit dhe insektet që përplasen në xhamin e përparmë. Kështu, grimcat e pluhurit të kometës që ndodhen në rrugën e planetit tonë hyjnë në atmosferë dhe bien në tokë për shkak të forcës së gravitetit. Forca e fenomenit faret nga dy faktorë: sa kohë ka kaluar nga udhëtimi i fundit i kometës pranë Diellit, dhe sa e lartë ka qenë shkëputja e copëzave nga kometa gjatë atij udhëtimi.

Me shumicë
“Shirat” e kometave nuk janë të dëmshëm, sepse pluhurat konsumohen krejtësisht para se të arrijë në tokë, por ndonjëherë janë aq spektakolare sa kanë shkaktuar panik të përgjithshëm. Njësoj siç ndodhi më 12 nëntor të vitit 1977, apo 13 nëntor të 1833-shit (në të dyja rastet yjet e rënë nga qielli ishin nga ata të quajtur “Leonidë”). Por çfarë do të ndodhë konkretisht në 8 tetor? “Ka shumë gjasa të shihen qindra yje që shkëputen nga qielli”, - shpjegon William Cooke, një funksionar i NASA-s. Diçka e ngjashme, edhe pse me intensitet më të vogël, ka ndodhur në vitin 1933, kur Toka kaloi fundin e kometës “Giacobini/Zinder”. Pas kësaj ngjarjeje, në Maltë u gjetën 22 500 meteorë në pak orë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Pulkovo (ish-BRSS); 300 yje në minutë ranë nga qielli, 200 në Odesa dhe 100 në Leningrad.

Astronautë të sigurt
“Për sa i përket dëmeve që mund t’u shkaktojnë satelitëve, nuk janë vrimat të cilat na shqetësojnë, por anomalitë e mundshme elektronike që shkaktohen nga shkarkesat elektrostatike, që mund të ngatërrojnë kompjuterët e bordit. Edhe në vitet 1985 dhe 1998, ‘Drakonidët’ ishin pranë njeri-tjetrit dhe gjithçka shkoi mirë, por këtë herë Toka do të kalojë mes rrugës së kometës”, - thekson Cooke. A duhet të tremben astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar? “Stacioni është projektuar për t’iu rezistuar mikrometeorëve, por në rast rreziku, mund ta riorientojë të gjithë strukturën në mënyrë që grimcat të prekin pjesët më pak të ndjeshme”. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe teleskopi hapësinor “Hubble”: do të rrotullohet në mënyrë që pasqyra të mos dëmtohet.

/ikub.al/

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Draconid-meteor-shower-draws-nigh-2011_41457_600x450
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Katniss Sat 8 Oct 2011 - 9:01

Sot planifikoja te ndiqja kete spektakel te yjeve, te beja disa fotografi, por koha e keqe ,asgje s'eshte e mundur.. :(
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Klio Sat 8 Oct 2011 - 9:20

Po pra dhe une mezi e prisja,por fatkeqesisht nuk u realizua per syte tane.
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga dajti modh Sat 8 Oct 2011 - 9:37

te pre kur te erret mbase shof dicka
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Klio Sat 8 Oct 2011 - 10:23

Bie shi Dajti ne Tirane ku me i pa?
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga dajti modh Sat 8 Oct 2011 - 10:24

Klio shkruajti:Bie shi Dajti ne Tirane ku me i pa?
akoma nuk eshte errurr ketu tek une Klio don dhe ca ore qe te dalin yjet ............... [724516]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Klio Sat 8 Oct 2011 - 10:25

dajti modh shkruajti:
Klio shkruajti:Bie shi Dajti ne Tirane ku me i pa?
akoma nuk eshte errurr ketu tek une Klio don dhe ca ore qe te dalin yjet ............... Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli 617475

Ku jeton ti yll?
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Ariel Sat 8 Oct 2011 - 11:21

Sna la shiu pra me i pa...te kishim thon ca deshira se paskan qene me shumice sot :[LoL]:
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga dajti modh Sat 8 Oct 2011 - 11:23

Klio shkruajti:
dajti modh shkruajti:
Klio shkruajti:Bie shi Dajti ne Tirane ku me i pa?
akoma nuk eshte errurr ketu tek une Klio don dhe ca ore qe te dalin yjet ............... Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli 617475

Ku jeton ti yll?
shume larg matane atllantikut .. [724516]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 8 Oct 2011 - 21:03

Vallai vetem diell kemi pas dje sidomos..Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli 3189159776 ..stupid NASA...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 1:30

teme shum interesante
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli Empty Re: Shi yjesh, me 8 tetor do te bien me shumice nga qielli

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi