Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

2 posters

Shko poshtë

Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar Empty Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

Mesazh nga Klio Mon 10 Oct 2011 - 10:14

Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar 1-300x192Protagonistë të veprës teatrale të Shekspirit, “Romeo dhe Xhulieta”, u bënë dy të rinj, por për fat të keq, ata ishin protagonistë në jetën reale.

Dy të rinjtë e dashuruar vendosën t’i japin fund jetës, duke u vetëvrarë, pasi konflikti i krijuar nga sistemi politik, nuk i lejonte të ishin bashkë.

Shumë herë, jeta e kopjon artin, pasi fund tragjik kishte kjo histori dashurie në Iran.

Nahal Sahabi dhe Benam Ganzi vranë veten me diferencë kohe katër javësh.

“Është një histori e dy të rinjve që nuk merreshin me politikë. Ishin dashuruar me njëri-tjetrin dhe thjesht donin t’i gëzoheshin jetës, por papritur përfunduan në burg”, tha për britaniken “Times”, Amiri, një mik i përbashkët i çiftit.

“Çdo njëri mund të gjejë diçka të vetën tek ata të dy. Të gjithë ndjejnë se mund t’u kishte ndodhur edhe atyre. Pra, askush nuk është i sigurt”.

Nahal ishte edukatore në një kopsht, ndërsa Benam studionte për Shkenca të Aplikuara në universitetin e Teheranit.

Ai jetonte në një shtëpi me shokun e tij të ngushtë 26-vjeçar Kuhuar Gundarzi, i cili ishte arrestuar gjatë protestave që tronditën Teheranin, kur do të rizgjidhej Ahmadinejad në vitin 2009.

Ai kaloi një vit në burg dhe pasi u la i lirë, iu ndalua të rikthehej në universitet, ndaj vazhdoi veprimtarinë e tij aktiviste.

Natë e 31 korrikut, policët mësynë në banesën e tyre dhe i arrestuan dy të rinjtë, të cilët i dërguan në burgun famëkeq Evin. Pak më vonë arrestuan edhe Nahal, si dhe nënën e 26-vjeçarit Gundarzi.

Benam u mbajt 8 ditë, pjesën më të madhe të tyre në izolim. Askush nuk e di çfarë ndodhi saktësisht atë periudhë. Disa thonë se gjatë atyre ditëve dy shokët u torturuan dhe përdhunuan barbarisht.

Pasi u la i lirë, Benam nuk të kujtonte aspak të riun optimist të pak ditëve më parë. Vuante nga depresioni, nuk donte të dilte më me miqtë e tij si më parë dhe natën e 1 shtatorit vendosi t’i japë fund vetes duke marrë mbidozë ilaçesh.

E dashura e tij, Nahal, u mbajt në burg për tre ditë. Sipas dëshmisë së Amir, hetuesit e kërcënonin vazhdimisht. Por vetëvrasja e të dashurit të saj e shkatërroi krejt.

Blogu i saj u bë akoma më i zymtë dhe i trishtë: “Ah Benam! Çfarë mallkimi! Çfarë duhet të bëj unë pa ty? Nëse e kupton që dikush të do kaq shumë, kthehu nga vdekja”.

Si përfundim, të enjten e shkuar ajo i dha fund vetes, duke u vetëvrarë në dhomën e saj, në shtëpinë e prindërve të saj në Teherani.

Mori edhe ajo mbidozë ilaçesh.

“Përsëri e enjte. Eja Benam. Le të kërcejmë edhe njëherë së bashku”, ishin fjalët e saj të fundit që shkroi në blogun e saj…
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar Empty Re: Shokuese vetëvrasja e dy të rinjve të dashuruar

Mesazh nga Arabela Mon 10 Oct 2011 - 22:34

e tmerrshme,,,,edhe e besoj qe nuk duhet te kene pasur rrugezgjidhje tjeter sepse e di se si jetohet atje,,,vete nje femer iraniane me ka treguar se si eshte te jetohet ne iran,,,por vertet me vjen keq per fatin e tyre te keq,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi