Takat, misteri numër një
4 posters
Faqja 1 e 1
Takat, misteri numër një
Takat, misteri numër një
Një mjet që tërheq vëmendjen e meshkujve, një armë e fortë joshjeje për femrat, taka e hollë mbetet në majë të preferencave.
Përkrah balerinave të sheshta, të rrumbullakëta e të sigurta, në pasarela sfilojnë përherë këpucët e larta turbulluese. Ekstreme, provokuese e marramendëse. Shkopi i hollë mitik poshtë thembrës është një fiksim i përhershëm i femrave. Mjafton një dhjetëshe centimetrash për t’u zhvendosur në një dimension tjetër, ku këmbët bëhen shumë të gjata dhe burrat të bien në këmbë.
Në anën tjetër, takat e larta nuk u japin marrje mendsh vetëm atyre që i veshin. Përkundrazi, bëhet fjalë për një çoroditje të lehtë, nga e cila pak meshkuj mund të mos preken. Me pasoja të paparashikueshme.
Takat janë fetishi botëror numër një
Këmbët janë pa dyshim objekti më popullor i dëshirës seksuale. Paralelisht, këpucët janë elementi i fetishit që zgjat më shumë dëshirën. Në bazë të shijes mbizotëruese mbi preferencat seksuale, këmba (dhe veçanërisht gishtat) janë objekti më ngacmues i dëshirës. 47% e personave të pyetur në botë pranojnë se parapëlqejnë këtë pjesë të trupit mbi të gjitha pjesët e tjera, që ngacmojnë oreksin seksual. Për sa u përket objekteve jotrupore, humbin pikë të brendshmet (12%) dhe fitojnë pozicion këpucët dhe çizmet (64%).
Sipas “Independent on Sunday”, studiuesit deklarojnë se nuk e dinë si dhe pse zhvillohen preferenca të tilla seksuale. Cilado qoftë arsyeja e interesit të spikatur erotik për ekstremitet e trupit femëror, në kuadër të erotizmit dhe joshjes, për takat vendi i parë është absolut. “Nga këpucët me taka nis interesi për një grua, një sfidë, një mister për çdo burrë. Sepse asnjë nga ne nuk e di si do përfundojë e gjitha kjo”, është shprehur një nga aristokratët evropianë, i njohur për famën e vet prej donzhuani.
Dhe i ka bërë jehonë koreografi dhe balerini i preferuar i Madonna-s, Gwen Stefani-t dhe Ricky Martin-it. “Takat janë seksi. Ka diçka intriguese, shumë çoroditëse t’i shohësh te femra. Gati një felin, absolutisht të bukura. Kur një grua mban taka, ndryshon deri dhe vështrimin. Sy depërtues, të drejtpërdrejtë, sensualë”. Nga bota e modës, Guillermo Mariotto, drejtori krijues i firmës Gattinoni, është i bindur: “Taka është seksi. Është shumë sensuale, sepse e detyron femrën të lëvizë me një lëkundje konstante. Një armë joshjeje, dominimi mbi burrat. Është sikur taka do donte të thyente me ëmbëlsi, me dhunë. Një supremaci “psikologjike”, që ka bërë pjesë gjithmonë në imagjinatën mashkullore”.
Në fund, ja dhe një citim i Madonna-s, që ka deklaruar se do preferonte një palë Manolo në vend të seksit: “Këpucët janë më të mira se seksi, sepse rezistojnë më gjatë”.
[url=http://myweb..com/myresults/bookmarklet?t=Takat, misteri numër një&u=http://kohaere.eu/index.php?news=14939&ei=UTF][/url]

kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Takat, misteri numër një
Skam nevoje qe te vesh taka pasi e gjate jam vete.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Takat, misteri numër një
e sinqerta shkruajti:Skam nevoje qe te vesh taka pasi e gjate jam vete.
Takat te bejne te dukesh edhe me sexi,me elegante,femra pa take si automobili pa goma
kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Takat, misteri numër një
Te lodhin te sakatojne...po nuk rrime dot pa te shkretat taka...
E bejne nje femer me elegante, sensuale dhe sexy...
Sidomos takat e Louboutin, Dior dhe McQueen jane me ta heq trurin...
E bejne nje femer me elegante, sensuale dhe sexy...
Sidomos takat e Louboutin, Dior dhe McQueen jane me ta heq trurin...
Re: Takat, misteri numër një
Ariel shkruajti:Te lodhin te sakatojne...po nuk rrime dot pa te shkretat taka...
E bejne nje femer me elegante, sensuale dhe sexy...
Sidomos takat e Louboutin, Dior dhe McQueen jane me ta heq trurin...
Opo nuk paske shije ti..
Sbej pa to....5 dite te javes i vesh sa me te larta aq me te mira....ne wikend i le kembet te pushojne
Dior e pelqej edhe une...i kam 5 pale....jane sh te rehatshme
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Similar topics
» Takat 23 inch në modë për 2011
» Ti je e dashura numër 2
» Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta
» Dëmet që sjellin takat
» Shqiperia, destiancioni numer 1 per ekspedite ne 2012-n

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi