Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bllokimi politik lë Shqipërinë pas People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bllokimi politik lë Shqipërinë pas People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bllokimi politik lë Shqipërinë pas

2 posters

Shko poshtë

Bllokimi politik lë Shqipërinë pas Empty Bllokimi politik lë Shqipërinë pas

Mesazh nga WebMaster Mon 17 Oct 2011 - 6:36

Raporti i KE-së i botuar të mërkurën (12 tetor) nuk rekomandoi statusin e kandidatit për Shqipërinë. Ai zbuloi se vendi ka bërë përparim të kufizuar në përmbushjen e kritereve politike për bashkimin me BE.

"Reformat e rëndësishme lidhur me BE janë penguar nga një bllokim politik," tha raporti. "Përparimi në trajtimin e përparësive kryesore dhe problemeve të tjera të indentifikuara në opinion ka qenë i pabarabartë."

Raporti vuri në dukje fusha të tilla si puna e parlamentit, zgjedhjet, gjyqësori, politika kundër korrupsionit, të drejtat e pronës dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për romët.

"Shqipërisë do t'i duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme e të qëndrueshme në të gjitha fushat e identifikuara në opinionin e vitit të kaluar."

KE vuri në dukje se ishin ndërmarë veprime për të luftuar krimin e organizuar, për të përmirësuar trajtimin e të burgosurve dhe për të garantuar të drejtat e fëmijëve. Përveç kësaj, zyrtarët në Bruksel thanë se ka shenja se udhëheqësit politikë të Shqipërisë po kërkojnë një rrugëdalje për bllokimin e gjatë, që ka shpënë në bojkot të pjesshëm parlamentar dhe legjislacionin e bllokuar.

"Disa sinjale pozitive sugjerojnë se partitë politike dëshirojnë të rinisin dialogun. Kjo është urgjentisht e nevojshme për të rivendosur dhe mbajtur një nivel bashkëpunimi që do të lejojë përparim në rrugën e integrimit në BE," tha Komisioneri i BE-së Stefan Fyle.

Sipas komentatorit politik Genc Mlloja, përfundimet nuk janë të papritura. Si shumica, ashtu edhe opozita do të mbahen përgjegjëse për dështimin për t'ju bashkuar Serbisë e Malit të Zi në bisedimet e pranimit, tha ai për SETimes.

"Ky episod tregon se Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS), apo më mirë akoma, udhëheqësit përkatës të tyre, Sali Berisha dhe Edi Rama, nuk e kanë marrë seriozisht këtë fazë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe kokëfortësia e tyre nuk tregon asnjë shenjë fleksibiliteti në përmbushjen e 12 kërkesave të paraqitura nga KE," tha Mlloja.

"Të gjithë faktorët e tjerë politikë duhet të riangazhohen për të zhveshur Berishën dhe Ramën nga monopoli i tyre i skenës politike shqiptare," shtoi ai.

Artikuj që kanë lidhje
Edi Rama bën një ofertë të re
23/11/2010
OSBE dhe BE kërkojnë dhënien fund të bllokimit politik në Shqipëri
21/07/2011
Maqedonia, vende të tjera shpresëtare të Ballkanit për në BE i kanë sytë te data e nisjes së bisedimeve
13/06/2011
Në vështirësi udha e Shqipërisë për në BE?
19/08/2010
Skandali Meta shkakton thirrje për një hetim të drejtë
17/01/2011
Analisti Zef Preçi tha se raporti tregon problemet që Shqipëria ndesh kur vjen puna tek ndërtimi i institucioneve të një ekonomie të lirë tregu dhe rolin përcaktues të faktorëve të brendshëm në proces.

"Ky raport pasqyron qartazi se Shqipëria ka një defiçit demokratik," tha Preçi për SETimes. Ai sugjeron se "si arroganca e shumicës së djathtë në pushtet, ashtu edhe qëndrimet bllokuese të opozitës së majtë" janë arsyet pas dështimit në raportin e KE-së.

Duke reaguar ndaj raportit, Presidenti shqiptar Bamir Topi tha se do të vazhdojë të inkurajojë politikanët për të futur sjelljen e vërtetë evropiane.

"Këta aktorë politikë duhet të gjejnë rrugën e komunikimit normal politik dhe të dialogut të duhur institucional që ka munguar për disa kohë, duke u bërë gjithashtu arsyeja kryesore se pse [vendi] nuk mori një vlerësim pozitiv nga BE," tha Topi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bllokimi politik lë Shqipërinë pas Empty Re: Bllokimi politik lë Shqipërinë pas

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 17 Oct 2011 - 7:19

Mjer populli i shkrete qe po vuan kapricot e hajduteve dhe lum ato hajdute qe po bejne qejf njehere me djersen dhe gjakun e popullit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi