Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Laviriteti politik, si nje sajese dhe "importim" i keq People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Laviriteti politik, si nje sajese dhe "importim" i keq People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Laviriteti politik, si nje sajese dhe "importim" i keq

2 posters

Shko poshtë

Laviriteti politik, si nje sajese dhe "importim" i keq Empty Laviriteti politik, si nje sajese dhe "importim" i keq

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Jun 2012 - 0:16

Edi Rama ka hyre i papergatitur ne politike. Madje, qe nga dita e pare, kur ia behu ne betejen politike te Shqiperise, vetem se ka pesuar renie, humbje koordinatash, i ka dale ne siperfaqe sindroma e armiqve nga te gjitha anet. Ne sjelljen politike me kundershtaret nuk arrin te zoteroje as kontekstin, as rregullin e monedhes "politikes me politike", ne te shumten e rasteve perpiqet te jete letrar, i pamundur asnjehere te perdore fjalorin politik. Ne te shumten e heres, fjalori harbut e zmadhon akoma me shume padijen dhe rremujen e brendshme, ne te cilen ai gjendet dhe ne rastet kur i duhet te dale.

Pra, kuptohet fare mire, dikush nxitoi, s'dime, a qe usta i vjeter apo i ri, dhe sjellja ne politike, kryesisht ne nje parti tradicionale dhunuese shqiptare, solli nje stereotip te llojit, te cilit i vjen ne mbushamendje si paraardhesi i tij, se dhuna, cinizmi, "thika mbas shpine" dhe ajo me e rendesishmja, - dhuna, eshte e duhur. Kesaj i thone te jesh ne "jogen" dehese te njeres nga mostrat tipike te diktatures, jo vetem te Lindjes por te gjithe rruzullit.

"Universi" i vogel, adoleshent, me pak apo aspak drite i Edi Rames (s'ka aspak veshtiresi per ta kuptuar "universin", thene ndryshe ate "banken" e dijeve, kultures, gjendjes psiko- mendore dhe animes), kuptohet se ka pak gjera, qe numerohen me gishtat e dores si cinizmin, cmenduria dhe dehja per pushtet, armiqesia me te gjithe ata qe kane ne dore fatin e dehjes se tij, dhuna si mundesi dhe ajo me e dukshmja, padija per t'u sjelle ne kete kohe zhvillimesh.

Po ta germosh thelle, me e shumta qe mund te gjesh thelle tij, ai ka lexuar jo mire, ndoshta vetem nja 10 libra, dhe ata libra medioker, pasi ose nuk di te lexoje apo nuk ka shije. Mania per te bere ironi eshte vetem mjet per te mbuluar padijen dhe mungesen e kultures se komunikimit dhe te debatit politik apo kulturologjik qofte. Kjo duket mire akoma, kur perpiqet te tipizoje ngjarje, situata, personazhe, kundershtare ne menyren me klasike mediokre dhe folklorike.

Zbulohet lehtesisht se ka manine e nje meskiniteti cicikovjan (aspak i zgjuar dhe i afte si ai), te zhyse ne lluce apo te beje pis, te gjithe ata qe nuk e admirojne, e kritikojne apo ato qe jane afer kundershtareve te tij, nje tipar ligesie, te njeriut qe te gjithe njerezit done t'i shohe ne lufte dhe ne konflikt. Asnjehere i sigurt dhe konsekuent, d.m.th i paafte te perceptoje minimalisht se c'do te ndodhe neser. Tipa te tille, kur vijne ne pushtet e fusin popullin e tyre ne uje dhe ne zjarr, sic ndodhi me diktatorin e shqiptareve Enver Hoxha qe gjate luftes dhe pas vitit 1945.

...

Ceshtja e zgjedhjes se presidentit te vendit ne Shqiperi, ne kushtet e nje republike parlamentare, le te kuptosh se nuk eshte nje ceshtje te cilen duhet lene jashte kujdesit politik dhe te klimes se ekuilibrave, por nuk eshte gjithashtu dhe e rastit per ta fryre aq shume, deri ne prishje te ekuilibrave politik. Ne kushtet e nje republike parlamentare ekuilibrat me se pari i prishin humbja dhe shtimi i kartoneve ne parlament, perkatesisht nga shumica tek pakica apo prishje e koalicioneve qeverisese. Kjo eshte nje nga kushtet me te rendesishme per te gjykuar per nje rast te tille, pasi te gjithe rruget neper te cilat vjen presidenti ne nje republike parlamentare, definohet permes kartonit ne parlament. Asnje deputet nuk eshte i detyruar te votoje kunder vullnetit te tij, pasi, qe ne momentin e pare, ne baze te kushtetutes se Shqiperise, ai eshte deputet i parlamentit te Shqiperise dhe nuk ka kufizim. Pavaresisht nese ai eshte zgjedhur ne Vlore apo ne Kukes, ai quhet deputet dhe kur shkon ne Kukes dhe kur shkon ne Elbasan.

Ndoshta per arsye te caktuara, ceshtja e presidentit te ri u fry nga ambasadoret e huaj ne Shqiperi, te cilet ne te gjithe mundesite qe iu krijua per te komunikuar permes medies, ceshtjen e presidentit e quajten nje ceshtje, a thua ne Shqiperi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Ne politiken shqiptare, vecmas ne krahun e opozites, te partive, te cilat nuk munden te fitojne asnje karton per ne parlament ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, ky qe nje rast dhe terren per te bere prezent rendesine e ketij momenti.

Njeri nga precedentet, i cili ne Shqiperi ka dhene pushtet te pamerituar dhe ne Perendim e ka paraqitur Shqiperine si delen e zeze te politikes, ne kushtet e sotme eshte mbivleresimi i termit "konsensual". E kjo te gjitheve na kujton presidentin me te pa shenje ne institucionin e kreut te shtetit Moisiu, te cilin e qelloi fati ne balle dhe ne kohen me te pamundur te tij per te qene kreu i shtetit shqiptare, pasi i la Shqiperise trashegimin me te pashembullt lidhur me institucionin e akuzes dhe anesine e tij, te cilen nga foltorja e ketij pozicioni beri politike dhe mori nje pozicion njeanshmerie. Kete e njohin mire shqiptaret.

Politika e pranoi "konsensusin" per arsyen e thjeshte,- parlamenti i asaj kohe kishte dale nga zgjedhje jo te drejta dhe korrekte. Kete Perendimi dhe organizmat e tjera e dinin mire. Presidenti konsensual ishte nje "ndreqje gabimi" e vogel dhe pse ata qe e propozuan Miosiun dhe e bene kreun e shtetit shqiptar, shkuan nga shiu ne bresher. Realisht buka- shkelja e Moisiut kishte te bente me nje primitivitet te kaluar prej kohe, te dale nga moda dhe per me teper te denuar nga shqiptaret.

Sot Shqiperia eshte vendi potencial per te hyre ne Bashkimin Evropian. Kush i kerkon nje vendi evropian apo kandidat per ne bashkimin evropian nje president konsensual, cka nenkupton papjekuri politike, tejkalim kushtetues dhe mungese gare. Ne te gjithe propabilitetet e te berit politike, shkua-ardhje dhe plotesim tekash, cka nenkupton pazare, nenvleresimi i kuotes politike dhe progresit te qendrueshem politik te Shqiperise, eshte anashkalim i kushtetutes.

Sjellja me ceshtjet, dakordesite dhe termat e tjere te nje procesi gjitheperfshires politik ne te cilin u kerkua dhe vijoi per jo pak kohe zgjedhja e presidentit te ri te republikes, ndoshta me mire se ne cdo rast tjeter kerkohej sjellje inteligjente, pjekuri politike dhe integritet moral dhe politik te te gjithe aktoreve te politikes shqiptare. Mazhoranca, e cila ishte e sigurt se e zgjidhte permes kartonit dhe rregullit kushtetues presidentin e vendit, u perfshi luajalisht ne kete proces. Por ky rast rezultoi fatal per kreun e PS-se, i cili u perfshi ne nje mishmash te njohur te vetes, me te tijte dhe me ate qe nuk arrin te perceptoje se si do te jete dhe cdo te ndodhe neser. Termi i njohur diplomatik dhe dakordesues "KONSENSUS" nuk eshte as para qe e fiton me mashtrim apo me force, nuk eshte dhe as laviritet, me te cilin te krijohet mundesia te hapesh gojen per te bere pis cilindo qe nuk te pelqen dhe nuk te permbush interesat ty. Dhe ky rast faktoi nje dyshim te kahershem te analisteve shqiptare dhe te jo pak pakenaqesive te perendimoreve lidhur me staturen e kryetarit te PS-se Edi Rama

Te pakten qe nga viti 2005, kur agjenda e Shqiperise eshte nje vektor i dukshem dhe aspirues per aspiraten e vjeter te shqiptareve, per te qene pjese integrale e shoqerise perendimore, eshte bere e njohur dhe e konsideruar nga aktoret e BE-se dhe te gjithe kontribuuesit diplomatik te ketij organizmi, mbeshtetja per Shqiperine ka kaluar permes nje lloje faktorizimi dhe dakordesie te kerkuar per shqiptaret. Ne thelb ky eshte nje nga treguesit fondamental, i cili ka te beje me treguesit e nje shoqerie dhe te nje spektri politik per te mbartur ne drejtimin e tyre njerez qe i njohin, i respektojne, i kontribuojne dhe i kthejne ne vlere kombetare dhe te forces politike keto vlera te besuara.

Kjo eshte nje mundesi per nje lider politik te nje force politike, e cila ne kushtet e Shqiperise, nje vend me tradite te njohur diktatoriale, ne trashegimin e saj ka nje hon dhe nje ditar te tmerrshem kujtese per nje pjese te madhe te shqiptareve. Te pakten analistet dhe monografite me te njohur te popujve te botes na kane njoftuar se diktaturat ngjajne me Uriahipet dhe Kamaleonet, te cilet iu pershtaten koheve dhe sapo gjejne mundesine per te sulmuar veprojne. Kulti i Rames s'ka pse te mos i shqetesoje shqiptaret, per rrugen neper te cilen erdhi Enver Hoxha dhe si shume "vellezer" te tij ne Europen Lindore apo ne bote. Diktaturat e "bardha" tashme jane nje produkt i koheve moderne. Ate qe ai ka deklaruar kohe me pare se nuk eshte politikan, qe do te thote nuk e njeh politiken, me teper eshte ligesi apo nje hi-hedhje-sysh shqiptareve per demet dhe paudhesise ne te cilat kerkon ta coje Shqiperine. Ky eshte nje lajm absolutisht i keq per Shqiperine me se pari dhe PS-ne pastaj. Kultin e tij po e ushqejne jo pak politikane te PS-se, natyrisht te ardhur prej sjelljes klienteliste te Rames nje rreth i njohur politikanesh te PS-se me te shkuar dhe privilegje pakufi nga diktatura.

Nje nga mundesite per te krijuar nje raport luajal, bashkepunues dhe rast per t'i shtruar kryenecesite e njohura te politikes shqiptare, te evidentuara per shkak te karakterit dhe cilesive te liderit te PS-se, ne te gjithe jeten e tij ai ka qene cinik, inatcor, tendencioz per te qene mbi te tjeret, qe dhe momenti i zgjedhjet te presidentit te vendit, per te cilin pati nje angazhim bashkepunues nga diplomatet e huaj ne Shqiperi. Diplomacia kerkoi bashkepunim, te cilin e emertoi "konsensus", por nuk kerkoi as bllokim te procesit, as absolutizim te njerit apo tjetrit faktore politik shqiptare, kerkoi t'i vendose palet ne tavoline bashkepunimi dhe mundesisht te nje marreveshje per te miren e vendit, e cila pavaresisht interpretimeve mediatike dhe politike neper te cilat ajo kaloi, nuk mund t'iu shmangej rregullave kushtetuese. Sado i veshtire dhe i sakrifikuar te vije nje zgjedhje kushtetuese, ajo eshte e destinuar te pranohet nga nge te gjithe faktoret, dhe sado e dakordesuar te vije nje zgjedhje, por jashte rregullit kushtetues eshte papranueshme. Rama vijon te jete nje ceshtje e vazhdueshme ne bashkepunimin me faktorin nderkombetare, i cili ose nuk ka deshire te bashkepunoje me to, ose ka urrejtje ndaj mesimeve te tyre si Ati i tij shpirteror, ose nuk arrin t'i kuptoje ato. Qartesisht ai nuk njeh diplomacine.

Demokracia eshte gare, gare e cila zhvillohet ne fund te fundit me shumatore kartonesh. Me rastin e zgjedhjes se presidentit, Edi Rama e humbi nje gare, per se pari per te testuar veten, pavaresisht cinizmit dhe tinezise me te cilen e mbarsi grupin e tij parlamentare ne zgjedhjen e presidentit te vendit. Edi Rama priste numrat, me c'rast do te binte qeveria. Deputete socialist as votuan dhe as e braktisen sallen, por bene nje pergjim te kobshem per te pare se cdo te ndodhte, duke i besuar kulises, me te cilat ata jane mesuar te vrasin njeri-tjetrin, te poshterojne njeri-tjetrin, te rifitojne pushtetin e pamerituar. Ashtu ate dite ka pergjuar dhe vete Edi Rama. Kur nuk e njeh garen dhe nuk e respekton ate, ajo te ndeshkon.

Por, pikerisht ne ate dite kur Rama shpalli nje revansh tjeter dhe paralajmeroi nje kob tjeter (sipas asaj qe enderron ai dhe ca rreth tij), se Shqiperia nuk do ta marre statusin e vendit kandidat, nje nga vizatimet me te shkelqyera, korrekte, ne te gjithe prerjet per te na e solli ish babai i shtepise se socialisteve Fatos Nano, komenti per te cilen nuk eshte i domosdoshem.

Burimi Koha Jone
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Laviriteti politik, si nje sajese dhe "importim" i keq Empty Re: Laviriteti politik, si nje sajese dhe "importim" i keq

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 1:54

jan bo si mushkonjat qe pijn gjakun e njerezve;edhe politikanet tane
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi