Mushkonja, shqetësim për shëndetin në botë
2 posters
Faqja 1 e 1
Mushkonja, shqetësim për shëndetin në botë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se nga të gjitha
sëmundjet e përhapura nga insektet, mushkonja paraqet kërcënimin më të
madh. Dhe si për ta bërë edhe më të madh këtë kërcënim, dy sëmundje
virusale të shkaktuara nga mushkonjat kanë filluar të përhapen përtej
zonave të tyre të origjinës. Njëra është ethja tropikale, sëmundje me
mundësi vdekjeprurëse - dhe tjetra quhet çikun-gunia, një sëmundje që
shkaton shumë dhimbje dhe me pasoja të rënda nga të cilat shumë të
prekur mund të shërohen. Për parandalimin e tyre nuk ka vaksina. Por
studiuesit janë duke punuar për zhvillimin e një vaksine dhe barnave për
kontrollin e mushkonjave që i shkaktojnë këto sëmundje.
Shkencëtarët kanë identifikuar të paktën 3.000 lloje të ndryshme të
mushkonjave në të gjithë botën. Mushkonja e quajtur tigër aziatik është
ajo që pickon a kafshon gjatë ditës.
Kafshimi i mushkonjës Tiger është më shumë se i bezdisshëm. Është
përgjegjës për infektimin e 20 milionë njerëzve në vit me ethe
tropikale, sëmundje e ngjashme me gripin por që mund të rezultojë në
ethe hemorragjike, sindromë shoku, madje edhe vdekje.
"Është pothuajse krejtësishte përhapur në të gjithë rajonet
tropikale dhe nëntropikale të globit." thotë doktor Scott Weaver në
Universitetin e Teksasit. Ai konfirmon se mushkonjat Tigër që
transmetojnë ethet tropikale janë përhapur nëpër Indi, Azi Juglindore
dhe Amerikën Latine dhe prej andej kanë gjetur rrugën e tyre nëpër botë.
Këtë vit më shumë se 12 raste u vërtetuan në Florida, në pjesën
juglindore të Shteteve të Bashkuara.
Mushkonja tigër mund të përhapë edhe sëmundjen çikun-gunia, me pasoja
të rënda që shkakton dhimbje të mëdha dhe ethe. Kjo sëmundje përhapet,
edhe nga një mushkonjë afrikane, e cila gjithashtu I ka kaluar kufijtë e
Afrikës. Profesoresha Laura Harrington në Universitetin Cornell thotë
se nuk është vetëm hapësira e shtrirjes së mushkonjave që po ndryshon.
"Ne gjithashtu jemi duke parë ndryshime, veçanërisht me viruset, në
materialin e tyre gjenetik që shpesh mund të çojë në rritjen e fuqisë së
virusit."
Mushkonjat mund të mbërrijnë në destinacione të reja duke hyrë në bordin e avionëve dhe në makina.
"Është një virus që ka aftësinë për të udhëtuar në aeroplan dhe në
njerëz të infektuar" thotë doktor Weaver, i cili është duke punuar për
një vaksinë kundër çikun-gunias. Vaksina është treguar e efektshme tek
minjtë në laborator. Ndërsa në universitetin Cornell, doktoresha
Harrington është duke punuar për sterilizimin e mushkonjës mashkull për
të ndërprerë riprodhimin e tyre. Kjo do të sjellë eleminim ose pakësimin
e numrit të mushkonjave, thotë ajo.
Të dy shkencëtarët janë të shqetësuar se në qoftë se një mënyrë për
të kontrolluar përhapjen e sëmundjes çikun-gunia dhe ethet tropikale
nuk gjendet shpejt, të dyja këto sëmundje do të bëhen të shpeshta në
Shtetet e Bashkuara. Doktoresha Harrington thotë se teknikat që provohen
të suksesshme kundër këtyre këtyre dy sëmundjeve mund të përdoren
gjithashtu për luftuar edhe sëmundje të tjera, përfshi malarien.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Mushkonja, shqetësim për shëndetin në botë
njehere veres ta hajn shpirtin keto mushkonjat
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mushkonja mbetet rrezik serioz për shëndetin
» Dieta pa e dëmtuar shëndetin
» Sa kafe nuk e dëmtojnë shëndetin?
» AI: Shqetësim dhuna ndaj grave
» 12-të të mirat e seksit për shëndetin
» Dieta pa e dëmtuar shëndetin
» Sa kafe nuk e dëmtojnë shëndetin?
» AI: Shqetësim dhuna ndaj grave
» 12-të të mirat e seksit për shëndetin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi