Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco)

2 posters

Shko poshtë

Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco) Empty Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco)

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 24 Oct 2011 - 11:00

Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco) Images
Pata zënë vend në tren dhe po lexoja gazetën, kur zotëria aty pranë filloi ta ngiste llafin...
-“A e shihni në ç’kohëra po jetojmë? Besoj e lexuat sot lajmin për atë tipin që vrau gruan shtatzënë. Keni dëgjuar besoj edhe për ata të dy që ca muaj më parë masakruan familjen e fqinjit, për të vetmin shkak se kishin ngritur paksa volumin e radios? Po për atë prostitutën rumune, që për një zënkë kot më kot ia rrasi çadrën në sy të bijës së botës? Pastaj, kohët e fundit, sa nëna kanë vrarë fëmijët e tyre? Po ai që vrau të bijën (s’është as për të thënë, por ky ishte ekstrakomunitar dhe musliman madje) vetëm që ajo të mos martohej me një kristian? Dhe, po të kthehemi pak prapa, ju kujtohet ajo vajza nga Novi që masakroi nënë e vëllaçko bashkë? Po ata që rrëmbyen fëmijën e komshiut e mandej e vranë vetëm sepse i bezdiste me të qarat e tij? Ç’bëhet kështu, more?!”
Iu ktheva e i thashë se, me sa dukej, ai nuk i dinte të gjitha. Po të kishte lexuar me vëmendje edhe ato që pata lexuar unë (në internet madje), do t’i binte mendjes se lista nuk mbyllet me kaq. Keni lexuar për ngjarjen e Piaçencës? Njëfarë Mennini, për të shpërblyer atë që e ndihmoi në biznes i la në dorë të bijën, edhe pse e dinte mirë se ishte njeri pa skrupuj dhe do ta masakronte. E pastaj u largua qetë-qetë në punë të vet, pa e bërë qejfin qeder. Ndërkohë, meqë i shoqi ishte ende larg, njëfarë Egidi, ashik me të ardhme të ndritur, filloi t’i vardisej zonjës Mennini dhe e shtiu në dorë. U rehatua paq në shtëpinë e saj dhe kur burri u kthye nga udhëtimi, në bashkëpunim me jaranen, e hoqën qafe,. Nuk di kujt ia hodhën fajin për këtë krim, bënë sikur u përlotën gjatë varrimit, por djali i Menninit i ra hiles. Kthehet nga jashtë shtetit ku studjonte me një bursë Erasmus, vret Egidin dhe s’u kënaq me kaq, por vrau edhe t’ëmën (pati dorë dhe e bija, sepse donte ta shpëtonte vëllanë duke u dhënë hetuesve indicje të rreme). “Dreq o punë!” – psherëtiu zotëria.
Po për zonjën Medi di Molfetta, ke dëgjuar? Burri e ndau dhe ajo për t’u hakmarrë ia vrau djemtë, ngaqë e dinte se i shoqi i kishte pikë të dobët. “Për perëndi, s’paska më besë e fe, në vend t’i priste herdhet burrit për inat të shemrës, shkon e vret evlatërit e saj” – fillon të qahet bashkëudhëtari im. “Ponëna janë këto? Them se do jetë ndikuar nga televizioni dhe nga ca programe të dhunshme që i bëjnë ata komunistët.”
Tani s’i shqitem më. I them se mbase zotëria s’ka dëgjuar gjë për njëfarë Croni di Saturnia, i cili për punë trashëgimie a ku ta di unë se për çfarë, ia këputi herdhet t’atit. Pastaj, ngaqë s’donte fëmijë dhe njëlloj haku e kishte, falë përvojës që krijoi nga marrëdhënia atërore, e detyroi gruan të dështojë dhe ia kullufiti fetusin e shkretë. Më kthehet zotëria: “Mos vallë ky bënte pjesë në ndonjë sekt satanik, mos kur ka qenë i ri ka pasë hedhur gurë nga urat mbi autostradë, e mos kushedi komshinjtë e mbanin për djalë të mirë? Le që ç’e nget më tej, ja, në gazetën që po lexon zotëria juaj, tanimë po i thurrin lavde abortit dhe martesave mes travestitëve.”
Gjithsesi, i them, pjesa dërmuese e krimeve seksuale sot po kryhet brenda gjirit të familjes. Bën vaki keni dëgjuar për një Lai di Battipaglia që e vrau i biri; pastaj ky vajti e ra me t’ëmën, dhe kjo vrau veten, ngaqë s’e duronte dot këtë turp.Podhe në një qytezë aty afër, ca të quajtur vëllezërit Tiesti, vranë për interes vëllanë prej babe; pastaj njëri nga të dy u lidh me gruan e tjetrit dhe, ky i fundit, për të marrë hak, ia therri djemtë, i poqi në zgarë e ia gostiti në tryezë të vëllait. Dhe ky i përlau si të ishin hamburgera Big Mac, pa ditur fare se ç’po kapërdinte.
“Krisht o perëndi, – thotë bashkëbiseduesi im, – po ç’ishin këta vallë, italianë apo ekstrakomunitarë?” Jo, ia pres unë, se të gënjeva një fije për emrat dhe për vendet. Të gjithë këta ishin grekë dhe ndodhitë që të rrëfeva nuk i kam lexuar nëpër gazeta, por në fjalorin e mitologjisë. Zoti Mennini ishte Agamemnoni, që vajzën ua blatoi zotave për të patur fat në ekspeditën e Trojës; vrasësi i tij që unë e quajta Egidi, në të vërtetë ishte Egjisti, gruaja besëshkalë ishte Klitemnestra, të cilën më pas e vrau i biri, Oresti. Zonja Medi ishte Medea, zoti Croni ishte Kroni, romakët i thoshin Saturni, zoti Lai ishte Laiu, i vrarë nga i biri, Edipi, kurse gruaja që kreu inçest ishte Jokasta. Më në fund e më në bisht, vëllezërit Tiesti ishin Tiesti që hëngri fëmijët e vet dhe i vëllai, Atreu. Fundja këto mite janë djepi i qytetërimit tonë, s’jemi në këtë botë vetëm falë martesës së Kadmit me Harmoninë. Asokohe, për këto ndodhira hera-herës shkruhej një tragjedi apo një poemë, ndërsa sot gazetarët turren pas kronikës së zezë dhe me të mbushin vetëm nja dy-tri faqe. Mbasandaj, po të llogarisim që sot jemi gjashtë miliardë, kurse atëhere popullata e botës që njihej ishte aty tek dhjetëmilionëshi, dhe po të bëjmë raportin, i bie që më tepër vriteshin atëbotë se sa sot. Të paktën në jetën e përditshme, duke përjashtuar luftërat. Ngaqë ku i dihet, mbase Agamemnoni ka qenë ku e ku më i keq se Bushi....!!/ikub.al/


Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco) Empty Re: Per disa qe hanin femijet (Umberto Eco)

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:29

Sa e tmerrshme qe eshte,dhe jo me ta perjetosh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi