Itali, djali i Umberto Bossit i diplomuar në Shqipëri, dyshohet se diploma është blerë
2 posters
Faqja 1 e 1
Itali, djali i Umberto Bossit i diplomuar në Shqipëri, dyshohet se diploma është blerë
Djali i ish-liderit të Lega Nord, Umberto Bossi disponon një diplomë shqiptare.
Dokumenti u gjet në kasafortën e financierit të Lega Nord, Francesco Belsito nga hetuesit që janë ngarkuar për të zbuluar detaje në lidhje me skandalin e shpërdorimit të fondeve të partisë nga ish-lideri Bossi.
Mediat e shtetit fqinj publikuan sot fotokopjen e diplomës së Renzo Bossit, e cila mban vulën e një Universiteti privat në Shqipëri.
Pak kohë më parë shefja e administratës së Lega Nord, Nadia Dagrada deklaroi në prokurori se në listën e shpenzimeve të partisë rezultonte edhe shkollimi i djalit të Umberto Bossit, i cili sipas saj, po studionte në një universitet në Londër. Nadia Dagrada shpjegoi se shkollimi i Renzos do të kushtonte rreth 130 mijë euro, por jo të gjitha shpenzimet do të mbuloheshin nga fondet e partisë.
Por emisioni televiziv "Striscia la Notizia" u përpoq të zbulonte diçka më shumë nga i biri i Bossit në lidhje me shkollimin e tij, po ky i fundit nuk pranoi të jepte detaje.
Tashmë misteri u zbulua. Në fakt djali i Umberto Bossit rezulton të jetë diplomuar në 29 shtator të 2010-ës në një Universitet privat të Tiranës, për Menaxhim Biznesi.
Në dokumentet e publikuara duket se Renzo Bossi ka qenë një student i shkëlqyer dhe ka arritur rezultate shumë të mira në të gjitha degët.
Hetuesit e Milanos dhe Napolit dyshojnë se djali i Bossit nuk e ka frekuentuar fare fakultetin dhe se diploma është blerë me fondet e fushatave elektorale të Lega Nord.
Në dokumentet e Belsito-s u gjet edhe një kopje e diplomës së marrë nga Pierangelo Moscagiuro (partneri i senatores legiste Rosy Mauro), në të njëjtin universitet privat, në Shkenca Politike me drejtim Socialogji. Edhe diploma e Moscagiuro mban të njëjtën datë me atë të Renzo Bossit, 29 qershor 2010.

Re: Itali, djali i Umberto Bossit i diplomuar në Shqipëri, dyshohet se diploma është blerë
po meqe esht djal bosi per te ska qen aspak problem
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rrefehet djali i Umberto Bossit
» Pak Shqipëri në Itali
» Droga, superoperacion ne Itali e Shqiperi
» Historia Itali-Shqiperi, ne nje liber
» A është ky njeriu që kontrollon tregtinë e energjisë në Shqipëri e Kosovë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi