Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE”

2 posters

Shko poshtë

Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE” Empty Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE”

Mesazh nga Emona Tue 25 Oct 2011 - 0:15

Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE” Motrat-TOWIE
(Foto: Sami dhe Billie të buzëqeshura përpara grindjes.)

Londër – Motrat TOWIE, Sam dhe Billie Faiers janë shtruar në spital pasi janë rrahur keq nga një grup vajzash. Një grup gansteresh, prej 10 vajzash, i kanë bërë motrat e famshme të jenë viktima të dy grindjeve të një pas njëshme. Sipas një dëshmitari, një nga vajzat e bandës e akuzonte Billie-n se e kishte ngacmuar me vështrim të dashurin e saj.
Thuhet se grindja është ndezur gjatë mbrëmjes të së dielës, ku motrat Billie dhe Sam kanë qëndruar në klubin e natës “Jet Black”.
Grindja ka filluar që në pistën e vallëzimit. Në grindjen e parë, jo vetëm që biondina Billie, 20 vjeçare, u rrah, por edhe u grabit! Asaj i rrëmbyen çantën Mulberry, që ka një kosto prej 1.500 paundësh, tek e cila ndodheshin para të thata, çelësat e shtëpisë dhe celulari i saj.
Një orë më vonë, mësohet që motrat të jenë sulmuar sërish nga i njëjti grup vajzash, të cilat kësaj here kanë sulmuar brunen 21 vjeçare, Sam-in. Gjatë sulmit e kanë goditur dhe shkelmuar keqazi në kokë, aq sa njëra prej vajzave të bandës filloi të ulërinte “Hajde të ikim, se e kemi vrarë!”.

Sam është dërguar menjëherë në spitalin Whipps Cross Hospital, në lindje të Londrës, në një gjendje mjaft të keqe, që jo vetëm me dy sytë e ënjtur dhe të nxirë, por duke ju nënshtruar dy herë skanimit të trurit. Fatmirësisht, ka rezultuar se ajo nuk ka pasur dëmtime të trurit dhe se i është nënshtruar trajtimit për sytë e nxirë, të çarave dhe plagëve të fituara.

Sipas një dëshmitari 27 vjeçar, Heather Tudor, një nga vajzat e bandës e akuzonte Billie-n se e kishte ngacmuar me vështrim të dashurin e saj.

“Ato e godisnin me urrejtje, duke i thënë fjalë ndëshkimi. Ja çorën fytyrën! Billie u gjakos keq!” ka thënë ai.

Sipas këtij dëshmitari, Sami ka marrë një grusht edhe nga një djalë, grusht i cili e ka rrëzuar përtokë. Por menjëherë katër vajza të tjera e kanë vazhduar sulmin jashtë ambientit të klubit. Më vonë, pasi motrat janë larguar, njëra nga vajzat e bandës e ka joshur Samin për të shkuar në Chigwell për të marrë celularin e Billiet, por atje ajo është pritur nga e gjithë banda, e cila e ka sulmuar dhe e ka lënë pa ndjenja.
Dyshja e motrave, që drejtojnë edhe një butik në Brentwood, i kanë rrëfyer policisë se disa nga vajzat e bandës i njihnin.

“The Only Way Is Essex” është një program televiziv reality-show, me bazë në Essex të Londrës. Ky program tregon se si njerëzit sillen në situata të modifikuara, duke ndërtuar një dialog të pashkruar por në një mënyrë të strukturuar. Ky program, që shkurt njihet me inicialet TOWIE, ka nisur më 10 tetor të 2010-ës. Ai reflekton jetën e disa të rinjve, ndër të cilët janë Sam dhe Billie Faiers. Ky serial reality regjistrohet 1 ditë përpara transmetimit dhe transmetohet çdo të mërkurë dhe të shtunë

https://www.youtube.com/watch?v=aeObz6W9JmQ&feature=player_embedded


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE” Empty Re: Rrihen keq dy motrat e reality-show-it anglez “TOWIE”

Mesazh nga Anakonda Sat 2 Jun 2012 - 16:33

e kush fitoi,pasi qenkan njera me bish se tjetra
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi