Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Burri ideal, ai që di të gatuajë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Burri ideal, ai që di të gatuajë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burri ideal, ai që di të gatuajë

+3
Anakonda
Arabela
kasperi
7 posters

Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga kasperi Thu 27 Oct 2011 - 22:18

[You must be registered and logged in to see this image.]Burri ideal, ai që di të gatuajë





Sipas një kërkimi, shefat e kuzhinës renditen të parët në klasifikimin e burrave idealë që femrat do të donin të kishin në krah. Magjia e uniformës në kuzhinë sfidon figurat klasike: nga mjekët tek forcat e rendit


E kanë pushtuar lehtësisht ekranin e vogël, dhe jo vetëm, saqë konsiderohen si yjet e rinj, ndryshe nga sportistët dhe artistët e suksesshëm që për shumë vite kanë ruajtur podin e më të dëshiruarve. Sipas studimeve të mëparshme, gratë tërhiqeshin lehtësisht nga meshkujt me uniformë, ku vendin kryesor e zinim mjekët dhe pas tyre renditeshin oficerët e policisë. Edhe sot këto studime janë konfirmuar plotësisht, pas të dhënave të një studimi të bërë tek 1300 gra, përdoruese interneti dhe forumesh, blogjesh dhe platformash të domosdoshme për të kuptuar se nga cila anë shkojnë orientimet dhe shijet e grave për burrin ideal. Lajmi është se pikërisht në vend të parë renditen kuzhinierët, që sfidojnë të gjitha figurat klasike, ata që kanë kohë që rezistojnë në majë të klasifikimeve, d.m.th meshkujt me uniformë. Plot 6 në dhjetë gra të intervistuara (58 për qind) deklarojnë se nuk munden t’i rezistojnë meshkujve që janë mjeshtër në kuzhinë, një model që sipas tyre gjeneron siguri, altruizëm dhe simpati. Nuk është e shkruar kund me ligj që femrat gatuajnë më mirë se meshkujt, madje shefat e kuzhinës më të mirë të botës janë meshkujt. Shumë prej femrave të pyetura preferojnë të zgjedhin një mashkull që di të gatuajë shumë mirë, të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët, se sa një doktor që ka emër, që vjen vonë në shtëpi, i lodhur, i rraskapitur dhe që nuk kap gjë me dorë.

Në kuzhinë, meshkujt më mirë se femrat

32-vjeçari Rene Redzepi, në Danimarkë ofron pjata që nuk është e lehtë t’i heqësh nga mendja. Për të thonë se është një nga “shefat” e skenës gastronomike ndërkombëtare, gjeniu që i dha formë kuzhinës nordike. Si shef kuzhine dhe pronar i restorantit “Noma”, i vendosur në Portin e Kopenhagës, në Danimarkë, që u rendit i pari në botë për nga ushqimi që ofron, e ka krijuar stilin e tij duke ofruar një përzierje mes kuzhinës nordike dhe asaj ballkanike, por sigurisht duke u bazuar edhe te specialitetet vendase dhe ushqimet bio. Sipas sajtit “Star Chief”, karriera e tij ka nisur kështu: Në vitin 1993 ka nisur të punojë në restorantin “Pierre Andre”, në Kopenhagë. Para se të hapte “Noma”-n dhjetë vjet më vonë, në 2003-shin, Redzepi ka punuar në restorantin “Le Jardin Des Sens” të Montpellier, në Francë tek “El Bulli” i Ferran Adrià’s në Spanjë, te “The French Laundry” i Thomas Keller dhe së fundmi te “Thomas Rode Andersen”, një tjetër restorant i famshëm në Kopenhagë. Që kur është hapur “Noma”, Redzepi dhe restoranti i tij janë vlerësuar shumë herë me çmime të ndryshme. Ai u shpall restoranti më i mirë danez në vitin 2005 sipas guidave lokale, ndërsa në vitin 2007 u rendit i 15-i në klasifikimin e 50 restoranteve më të mira të planetit sipas “Restaurant Magazine”, ndërsa Redzepi u vlerësua si kuzhinieri më i mirë në kongresin e kuzhinës “Identita Golose”. “Noma” e ka marrë yllin e parë në vitin 2005 dhe të dytin në 2007. Por cilat janë sekretet e kuzhinës së Redzepi-t? Sipas “Restaurant Magazine”: “Noma është një homazh i tokës dhe detit, një kujtesë për rrënjët e ushqimeve tona. Për shembull, merrni antipastën me karota krokante të ardhura nga Lammefjorden, një rajon pjellor danez, që Redzepi e realizon duke përdorur mjaltë, lajthi e birra dhe zbukuruar me një krem të bërë me rukola dhe spinaq. Teksa e shijon, të duket sikur je duke ngrënë vetë tokën”. Restorantet janë një kombinim i kuzhinës së rafinuar, ideve inovative dhe respektit për ingredientët. “Noma” është më shumë se kaq. Është një eksperiencë që të kujton arsyen se përse disa restorante duhen bërë idhuj”. Ja seç shkruan Alessandra Meldolesi, një kritike e njohur për artikujt mbi kuzhinën: “Është një kuzhinë interesante ajo e Rene Redzepit, bazuar në ingredientë natyrorë dhe të sezonit, duke u përqendruar te thjeshtësia dhe natyra. Ekstravagante, të çuditshme dhe të kushtueshme. Janë menytë që nga viti në vit shefat e kuzhinës më të famshëm në botë eksperimentojnë në restorantet e tyre për të joshur klientët dhe kërkesat që ata kanë. Këtë gjë bën shpesh edhe Rene, i cili nuk dëshiron që asnjë klient të mos thotë në fund: ‘Nuk do ta harroj kurrë atë që hëngra sot këtu. Ishte një mrekulli’”.



kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga kasperi Fri 28 Oct 2011 - 7:01

Eshte e uritur ndokush ketu ne forum,ejani ne hotel kasperi[You must be registered and logged in to see this image.]
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Arabela Fri 28 Oct 2011 - 7:06

kasperi shkruajti:Eshte e uritur ndokush ketu ne forum,ejani ne hotel kasperi[You must be registered and logged in to see this image.]
cdo na gatuash mo???[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga kasperi Fri 28 Oct 2011 - 7:09

qka te deshironi,por vetem shikimin mos ma ndaloni[You must be registered and logged in to see this image.]
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Arabela Fri 28 Oct 2011 - 7:10

kasperi shkruajti:qka te deshironi,por vetem shikimin mos ma ndaloni[You must be registered and logged in to see this image.]
po kam veshur golf mo,,,[You must be registered and logged in to see this image.] sikur ta dija perpara[You must be registered and logged in to see this image.] ,,,[You must be registered and logged in to see this image.] :lol!:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 4:29

Ky po qe qenka burre tamam per shtepi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 27 Jun 2012 - 3:53

Po gruaja ideale ne kete rast, cila i bie te jete, ajo qe din te haje?! je farewww
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 27 Jun 2012 - 9:37

Amon ka lezet kur gatuan burri ama nje gje te tille une si Ermelind nuk e pretendoj te ndodh shpesh, ndodh rralle shume qe une te gjej darken gati prej tij, edhe gatuan shuuum mireeeee, por sdi si me duket, burrat duhet te merren me gjera tjera.

Gatimin, pastrimin e keto punet e shpis jane per femra.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Emona Wed 27 Jun 2012 - 9:43

Hmm ne dite e soti burri te gatuaj paksi e veshtire te gjesh mashkull kaq praktik ne kuzhine...x edhe un si Linda mendoj se keto pune i shkojn per shtati femres...jo mashkullit.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga LaDescarada Thu 28 Jun 2012 - 0:08

Poeti Dhimbjes shkruajti:Po gruaja ideale ne kete rast, cila i bie te jete, ajo qe din te haje?! je farewww

je farewww po pra...sepse sbon me shku dem ajo qe ka pregadit burri je farewww


valla kuzhiniert ma te sukseshem dhe qe jan me shumic neper restoranta jan meshkujt keshtu qe mir shum po ju shkon pershtati je farewww nuk jam asgje kunder ;) juhjjjjj
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Anakonda Thu 28 Jun 2012 - 5:01

ku ke te till burra sot;
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 28 Jun 2012 - 13:23

KingiaBurrel shkruajti:ku ke te till burra sot;

Ka mi ka, por vetem duhet qe ti kerkosh me stil.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Burri ideal, ai që di të gatuajë Empty Re: Burri ideal, ai që di të gatuajë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi