Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike”

2 posters

Shko poshtë

Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike” Empty Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike”

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 30 Oct 2011 - 7:33

Siç është bërë tashmë traditë tek festivali “Kënga Magjike”, këngët krijohen nga aq pak kompozitorë, sa mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë. Siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, përsëri edhe këtë edicion na është dhënë rasti të dëgjojmë shumë këngë të kompozuara nga Pirro Çako dhe Adi Hila, ndërkohë që Pirro kësaj here ka synuar që jo vetëm të ketë shumë këngë, por interpretuesit të jenë emra të njohur, duke mos munguar edhe vetë si konkurrent, kësaj here në duet me këngëtarin e njohur, Vedat Ademi. Vitin e kalar, kënga e Pirro Çakos “Sa e shite zemrën” fitoi çmimin e parë, ndërkohë që këngët e tjera, si dhe vetë ai, marrin vazhdimisht çmimet e dyta, të treta e kështu me radhë. Edhe pse e gjitha kjo nuk duket shumë normale, pasi do të donim më shumë emra që të krijohej më shumë kompeticion, hajt se po e pranojmë. Në fund të fundit, festivali është privat. Por ama, nuk mund të pranojmë dhe të pajtohemi kurrsesi, kur kantautori i mirënjohur, Pirro Çako, tek tufa e këngëve që paraqet në konkurrrim, të fusë edhe ndonjë me muzikë të vjedhur ashiqare. Dhe sinqerisht na vjen shumë keq jo thjesht për emrin e Pirros, por sidomos për viktimën e tij, që është Besa Kokëdhima, një këngëtare shumë e talentuar, e cila si rrallë kolege të saj, është kujdesur deri në detaje për të gjithë krijimtarinë e saj dhe daljet publike si në klipe, ashtu dhe në festivale e koncerte. Kur dëgjuam javën e kaluar prezantimin e këngës së saj “Botën do ndryshoja”, menjëherë kuptuam se ajo ishte një melodi me të cilën ishim të familjarizuar prej kohësh. Menduam se kjo ndodh thjesht sepse kënga ishte e bukur dhe se Besa e interpretoi shumë bukur. Por nuk vonuan reagimet e lexuesve tanë në adresën tonë të e-mailit dhe në Facebook, të cilët ishin shumë të indinjuar për faktin që Pirro Çako e kishte nxjerrë në konkurrim Besa Kokëdhimën me një këngë të vjedhur. Arsyeja që të gjithë e kuptuan këtë ngjashmëri, është fakti se bëhet fjalë për një këngë të famshme të Pink të titulluar “Fuckin perfekt”, të cilën të gjithë e dëgjojmë disa herë në ditë në radio apo në kanale televizive muzikore. Kënga, njoftojnë lexuesit tanë, është vjedhur deri në detaje, sepse edhe struktura është po ajo, pa bërë ndonjë modifikim të rëndësishëm. Nuk e kuptojmë se si ka mundësi që një këngëtare si Besa nuk e ka kuptuar plagjiaturën, por ka paguar një këngë jo origjinale dhe më pas ka pranuar të konkurrojë me të. Në fakt, po ta bënin të gjithë këtë, do të ishte shumë e lehtë, sepse dihet që një këngë e madhe ngjit në publik, por problemi është se krijimi duhet të jetë origjinal, se përndryshe nuk do kishte konkurrencë të ndershme. (Panorama Plus)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike” Empty Re: Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike”

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 18:37

eu e passtaj shan te tjeret.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi