“Kënga Magjike 2012″, surprizat që solli nata e parë
2 posters
Faqja 1 e 1
“Kënga Magjike 2012″, surprizat që solli nata e parë
“Kënga Magjike 2012″ ka marrë jetë në skenën madhështore të Pallatit
të Koncerteve, me lojën e dy prezantuesve Olta Gixhari dhe Armina
Mevlani, të cilat me hijeshi dhe sharm i dhuruan ngrohtësi skenës,
përkrah prezantuesit Ardit Gjebrea. Në natën e pare, 22 konkurrentet u
ngjiten në skenën e jashtëzakonshme të skenografit Gaetano Castelli, së
bashku me përfomancat dhe telekamerat, nën drejtimin e regjisorit Pali
Kuke dhe thanë vetëm një fjalë: “Fillojmë garen”! Për mijëra
telespektatore që e kanë ndjekur përmes Tv kombëtar Klan, u interpretuan
22 këngët e para, të cilat fillimisht janë prezantuar edhe gjatë
spektaklit “E diela Shqiptare”. E veçanta e këtij edicioni është se, 22
këngët e prezantuara, sollën jo vetëm garë të fortë muzikore midis tyre,
por edhe një parade përformancash me koreografi të ndryshme. Me sa
duket fantazia e artistëve pjesëmarres apo e koreografëve të tyre,
kishte shkuar tepër larg.
Për këtë arsye, nata e pare e festivalit na dhuroi emocione të
jashtëzakonshme, ku natyrisht kryefjala ishte gara muzikore. Ashtu
sikurse prej disa vitesh është bërë traditë, këngëtaret pjesëmarrës u
ngjiten në skenë pa pritur që dikush “t’i prezantojë”, por u paraqiten
përmes klipeve të realizuara nga ata vetë. Është kjo gjetje në
festivalin “Kënga Magjike”, që ka qelluar e suksesshme si për
produksionin ashtu edhe për artistët, të cilët shmangin intervistat
përpara përformancës muzikore. Në këtë mënyrë, publiku arrin të marrë të
plotë emocionin e këngës, ndërsa artistin nuk e shkëput nga ky emocion.
Formula
Në natën e parë të festivalit, këngëtaret u ndanë në 6 grupe me nga 3
artiste dhe një grup me 4 artistë, që kënduan njëri pas tjetrit këngët.
Pas përformancës muzikore, artistët u gjënden në backstage së bashku me
Arditin, të çliruar nga ngarkesa e garës, për të na dhuruar një lloj
tjetër emocioni dhe përjetimi. Pas ankesave të bëra edicionin e kaluar,
këngëtaret kanë kërkuar që të votojnë 25 artiste, ku vetëm 20 prej tyre
do të konkurrojnë në finale.
Gara BIG
Këngëtaret e këtij viti, BIG apo të rinj, janë gjithashtu në ethe,
sepse gara është e fortë… Prej pak vitesh, formula e këtij festivali
parashikon votim të hapur të konkurrentëve, të cilët votojnë për më të
mirin midis tyre. Nëse vitin e kaluar, në krah të Ardit Gjebrese ishte
aktorja e telenovelës “Gymysh”, Songul Oden, kësaj radhe në skenë bashkë
me te u ngjitën dy bukuroshe, aktorja Olta Gixhari dhe ish-miss-i
Armina Mevlani. “Kënga Magjike 2012″, erdhi me regji të Pali Kukes,
skenar të përgatitur nga Aldon Lipe, skenografi te Gaetono Castelli-t, e
mbi të gjitha- këngë e performanca të shkelqyera; ky festival premton
shumë emocione edhe në dy netët e tjera. Për ata që jetojnë jashtë
Shqiperise, “Kënga Magjike”, festivali që nisi rrugëtimin në vitin 1999
me fituesën e tij të parë, Elsa Lila, mund të ndiqet edhe live në
internet, përmes faqës www.këngamagjike.com/live.
Emrat e këngëtarëve në natën e parë:
1. A.D.A me këngën “Edhe një natë”
2. Blerina Braka me këngën “Ole ole”
3. Hersi me këngën “Animon”
4. Grifshat me këngën “E kthjellët”
5. Kelly me këngën “Në të njëjten hënë”
6. Erion Beci me këngën “MO”
7. Era Caushllari me këngën “E doja”
8. Levels me këngën “Ajo don mu ni nalt”
9. Blerta Gace me këngën “Sky is the limit”
10. Ingrid Gjoni me këngën “Më duaj”
11. Kristo me këngën “Fryma që marr”
12. Big Basta ft. Enca me këngën “All that”
13. Mateus Frroku ft. Xhesika me këngën “Më shumë të dua”
14. Bojken Lako me këngën “Bio”
15. Devis Xherahu me këngën “Fallxhorja”
16. Stine ft. GB MC & Rudi me “Ti je ëngjëll”
17. Kejsi Tola me këngën “Perëndeshë e fantazisë”
18. Xhensila Myrtezai me këngën “Me ty jam”
19. Eli Fara Ft. Mangavatut me këngën “Romale”
20. Alban Skenderaj me këngën “Refuzoje”
21. Greta Koci me këngën “Më sheh nga lart”
22. Ermal Mamaqi me këngën “Bej si di vetë”
Mbrëmjen e sotme pritet të konkurrojnë këngëtarët:
1. Adelina Emini
2. Adrijan Gaxha & Florian
3. Andos
4. Aleksander & Renis Gjoka
5. Aurel Thellimi
6. Leotrim Gashi
7. Zajmina Vasjari
8. Don Enio
9. Drilon Shala
10. Era Rusi
11. Elia Shena & Lazy
12. Gerta Mahmutaj
13. Gerti Gjoni
14. Hersi
15. Juliana Pasha
16. Lynx
17. Met
18. Pirro Cako
19. Rezarta Shkurta
20. Rozana Radi
21. Vedat Ademi
Koha Jone
Burimi: Vipat.info
Re: “Kënga Magjike 2012″, surprizat që solli nata e parë
sme kan pelqyer ndonjeher kto emisjone e prandaj si ndjek hic
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Neda dhe Ogreni, nata e tyre e parë çift
» Gaxha të përjashtohet nga “Kënga Magjike”?
» Drenusha Latifi, e zhgënjyer me “Kënga magjike”
» Redon Makashi fitues i Kënga Magjike 2011
» Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike”
» Gaxha të përjashtohet nga “Kënga Magjike”?
» Drenusha Latifi, e zhgënjyer me “Kënga magjike”
» Redon Makashi fitues i Kënga Magjike 2011
» Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi