Unë, Kosova, Loti dhe liria
+2
Gjakush Tana
WebMaster
6 posters
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Unë, Kosova, Loti dhe liria
Me kërkesën e një miku tim të mirë (pasiqë regjistrimi nuk është i mundshëm për momentin) po e plasoj këtë shkresë të tij në këtë forum. Është një përmbledhje e kujtimeve dhe përjetimeve të tij rrënqethëse nga lufta.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>> ------- <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Kur isha i vogël shpesh më ka rënë të dëgjojë se si njeriu për një cigare mund ta vrasë njeriun! Për një tym duhani, për një shikim të vëngertë, për një fjalë... Nuk e besoja as nuk e kuptoja atë thënien e Hobsit se "njeriu për njeriun është ujk". Më dukej si në përralla. Tani të gjitha këto po më mundojnë si vreri! Pas sa vitesh, pas sa deceniesh, sërish me "pakuptimësinë" time për gjërat e popullit tim. Ajo plagë si të mos ishte shëruar asnjë grimë. Përkundrazi ka pezmatuar.
S’di pse po ma përgjakin LIRINË, e askush nuk me jepë përgjigje. As nuk po di tash ku fillon e ku mbaron liria ime!
Edhe sot, prej dy i bëj sytë katër kur dëgjojë tek thonë: filanin e fshiu furra, e hëngri nata, tjetri u zhduk pa shenjë pa dokë... Shih se si prapë me rikthehen dhe me sillen nëpër kokë, janë edhe sot aktuale. Dhe, krejt si normale: jeta vazhdon hallakamë, zhurmë e punë.
Pyes: Vallë, nga po shkojmë populli im!?...
***********************************
Mu kujtua rrëfimi rrëqethës i një gruaje për ngjarjen e trisht që e kishte përjetuar gjatë luftës. Dy të rinj i kishte parë me koka të prera në një prej rrugëve të qytetit. Ishin të moshës më të mirë, kur i duheshin vetvetës dhe tjetërkujt- më rrëfente ajo grua dhe lotët i rrokullisëshin faqeve sikur piklat e shiut. E, unë e kam parë me sytë e mi trupin e Adriana Abdullahut të copëtuar dhe pusat e gjakut nga granatat serbe në një lokal të Prishtinës, kam parë ekzekutimet gjakftohta në Ulpianë, kam parë fshatarët e masakruar në përroin mbi Reçak, kam parë krahërorin e shpuar shoshë të voglushës Besmira, kam parë ish mësuesin tim në fund të një bunari, kam parë trupa pajetë përgjatë rrugëve të ekzodit tonë biblik... Çfarë nuk kam parë se!
Tani dyfish më rrëqethët trupi për këta dhe shumë të rinjë të tjerë shqiptarë: Athua pse tmerret si këto që përjetuam nuk na afrojnë, nuk na ngjizin dhe fort të bëhemi bashkë. Si nëpër mjergull më vjen zëri i një plaku të përvuajtur, i cili duke qajtur me kishte thënë një ditë: mozomakeq për ne bre, krejt e kemi harruar luftën.
Dhe pyes: Vallë, nga po rrjedhë lumi i kujtimeve tona!?...
**********************************
Kemi shumë probleme që na i la armiku dhe lufta. Shpesh tani zihen në gojë dhunimet që ua bëri armiku nënave, grave, motrave e vajzave tona. Dhe, kjo plagë sa vjen e pezmatohet edhe më shumë. Shumica e grave sikur janë lënë pasdore, janë të përbuzura, të nënçmuara. Çfarë po krijojmë nga ato. Nënçmim e degdisje.
Kisha mësuar për tragjikën e një nëne të tre fëmijëve, e dhunuar nga armiku, e që tani jetonte qyqe vetëm, e ndarë nga fëmijët dhe bashkëshorti. Burri kishte kuptuar se gruaja e tij ishte përdhunuar nga armiku dhe e kishte flakur nga shtëpia se ajo tani nuk qenka më për të. Si të shpjegohet kjo? Çdo ditë kjo nënë e "pandërshme", tani e vetmuar dhe e tmerruar, përbirohet fshehurazi rrugicave deri në punë dhe anasjelltas, duke bartur mbi supe një tragjedi të papërshkruar.
Prapë pyes: Vallë, si ta shërojmë shpirtin e kësaj viktime dhe, akoma më shumë, si ta shpëlajmë turpin e burrit të saj!?...
**********************************
Ndërkombëtarët në Kosovë jo rrallë "zbulojnë ide gjeniale" për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve.
Një udhëheqës rajonal i një asociacioni ndërkombëtar i bëri të qeshin gazetarët kur në konferencë shtypi tha se si formë afrimi paskësh zgjedhur ndërtimin e një mulliri, në të cilin do të bluanin njerëzit pa paguar ujemin! Aty, thoshte ai, do të kthenin banorët e atij rrethi dhe kështu do të fillonte afrimi dhe jeta e përbashkët. Çka s’mendojnë edhe këta ndërkombëtarët. Metojnë që me një mulli ta pajtojnë popullin, kur ende janë me dhjeta shkolla të bëra rrafsh me tokë. Kjo, mbase, sikur tingëllon tepër naive dhe nënçmuese. Aq më tepër kur ky ndërkombëtari ishte angazhuar që mullirin ta ndërtojë në një nga enklavat serbe, ku ende dhe tani hartohen plane e projekte për shfarosjen e fqinjëve të tyre shqiptarë të asaj ane. Nisjativat e mirëfillta duhet respektuar, por...
Në një koktej rasti më kishte rënë ta dëgjojë po këtë ndërkombëtar duke thënë: Unë këtu nuk kam miq, por as armiq! (S’)e kuptova mysafirin e nderuar se ç’deshi të thoshte më atë "as miq, as armiq". Ju afrova plot respekt: I nderuar, është e vërtetë se këtu nuk ke armiq, por Ju mund të keni vetëm miq. Nuk foli fare, ma ktheu shpinën. As atëherë nuk e kuptova dhe edhe unë ia ktheva shpinën.
Mendja ma thotë se nuk ia vlenë të zgjatemi rreth mullirit, por ne duhet ta dijmë këtë,... a?!
**********************************
Mu kujtua Spitali i mushkërive në Pejë. Para okupimit serb redaksia më kishte caktuar të bëja një shkrim për të. Aty kuroheshin pacientët nga të gjitha viset e Kosovës. Dikur mendohej që ai të shndërrohet në Senatorium. Një ëndërr kjo e mbetur në gjysmë. Diçka edhe më keq se kjo, vjet, për herë të parë në historinë e mjekësisë, të sëmurët aty u ngritën në protestë kundër mbylljes së spitalit të tyre. Atij po i vëhet dryri. E, pacientët duan t’i kalojnë në një prej reparteve të Spitalit të Përgjithshëm. Çfarë vendimi, çfarë absurdi. Përgjegjësit shëndetësorë arsyetohen se "duhet ndërruar metoda e shërimit, puna në shëndetësi. Synohen standardet perëndimore"!
"Tuberantët" protestuan me ditë të tëra si duket kot, ani që është e sigurt se fshehurazi është duke ardhur "urragani" i TBCsë në Kosovë. Të sëmurët janë në shtim e sipër. Sa e dhimbshme: Kosova me tuberkulozë në shekullin 21.
Atdheu i im tani po pret para dyerve të pavarësimit. Sa mirë, sa përgjegjësi, sa frikë. Në Kosovë ende pikon loti!...
**********************************
Ne shqiptarët vërtetë po shtohemi shpejtë e pa plan. Punë përtej kreje edhe për repartet spitalore të gjinekologjisë. Një lehonë rrëfente me pezm se si gjatë kohës kur ajo ishte në sallën e lindjes, me gjithë dhimbjet e mundimshme, kishte dëgjuar mamitë duke i thënë mjekut: Doktor, merri gërsherët e kryej punë,... a po të dhimbset a?! Është e pabesueshme që jeta e një nëne të re të sfidohet në këtë mënyrë edhe tani pas lufte kur në spitale më nuk janë "mjekët" as "mamitë" serbe.
Gjithnjë pyes: Vallë, kështu u dashka të kujdesemi ne për nënat që shtojnë kombin tonë...
*********************************
Kur në Kosovë ranë bombat e para të NATO-s dhe përflakej lufta për liri, të nesërmen e 25 marsit qenë zbrazur edhe spitalet e Prishtinës. Pacientët shqiptarë iknin në pizhama kush kah mundtte për t’u shpëtuar thikave serbe. Kështu ndodhte edhe me lehonat. Atë ditë, në një rrugë afër spitalit, e kam parë lehonën me këmishën plot gjak dhe me foshnjën e mbështjellur në parzmë. Ikte për të shpëtuar foshnjën dhe vetvetën. Po atë ditë kishte lindur dhe atë ditë braktiste shtratin e Prokrustit. Tani vetë e dyta dhe duke i rrjedhur gjaku përgjatë rrugës së trazuar. E strehuam në një shtëpi. Trupi i saj dridhej si thupra, e këmisha gjithnjë e më shumë i merrte ngjyrën e kuqe. Të gjithë që u gjendem në atë shtëpi e harruam vetvetën dhe tmerrin që kishte kapluar qytetin tonë fantazmë. Foshnja e sapolindur çuditërisht nuk lëshonte asnjë zë vaji, ajo po bënte gjumin e parë nën krismat e automatikëve dhe gjëmimet e bombave. Për mrekullinë e zotit që të dytë kishin mbijetuar dhe tani ai po rritet në gjirin e prindërve. Mbase, do të kenë çfarë të tregojnë ajo nënë dhe ai fëmijë për nëtët e Bartolomeut...
**********************************
Interesant, me pranverën ringjallen disi edhe kujtimet dhe ato shpërthejnë si erupcion. Ndoshta pse mbi gjethet e vyshkura bulëzon jeta e luleve të reja. Por, a ka më keq se kur ato i shohim tek zverdhën para syve tanë mu në fillimstinën e tyre. Atëherë të bëhet sikur gjithçka po ikën në pakthim. Shtohet dhembja, nostalgjia, malli. Përvëlon edhe loti. Për çfarë dhe për kënd, kujtohuni dhe ju.
Lisin e fortë e çanë vetëm pyka e degës së vet, thotë një fjalë e jona popullore! Si t’ia bëjmë hallit: kudo që jemi, në Kosovë,... në mergim?
Vallë, sa paska ikur koha palidhje!... (vijon)
Shkruar nga Artan Kosova
KY SHKRIM ME BERI TE MENDOI SHUM GJERA SE NGA JEMI NE EDHE NGA VIM KA SHUM NJEREZ QE JETOIN ME KETE PLAGE NE ZEMER
NDERIMET E MIA PER KETE SHKRIM

Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Pershendetjet e mia per kete shkrim Klea! E keni vulosur se keni shije ne perzgjedhje!
Gjakush Tana- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime : 3461
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi : poezia, proza, drama
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Në nisjen e dekadës së re të jetës dhe punës së vet, në 11-vjetorin e lindjes dhe suksesit në tregun media të Kosovës, figura të larta politike, të jetës institucionale, qytetarë të zakonshëm, japin vlerësimet e tyre për kontributin e gazetës “Kosova Sot” në informimin e saktë dhe promovimin e vlerave nacionale.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi
“Po filloj me një thënie të njërit nga bashkëthemeluesi i nenit 19 për ndalimet mbi lirinë e të shprehurit, KEVIN BOYLE, “Mediet kanë një rol qendror në demokraci për të informuar publikun dhe për të shqyrtuar udhëheqjen e çështjeve publike pa frikë që do të jenë të ndjekura, të paditura apo të shtypura” Pra, roli i medieve në këto 10 vitet e transicionit demokratik ka qenë shumë domethënës për zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe krijimin e alternativave sociale, politike, e nacionale. Pa dyshim se edhe gazeta ‘Kosova Sot’ e ka vendin e saj meritor në këtë proces shumë domethënës për Kosovën dhe qytetaret e saj. Çmoj përkushtimin për punë, paanshmërinë e saj, dhe modelin për një gazetari të suksesshme. Përshëndes lexuesit e Gazetës, ‘Kosova Sot’, dhe uroj sukses të mëtutjeshëm dhe punë të mbarë”.
Kryeministri Hashim Thaçi
Gazetës “Kosova Sot” i uroj punë të mbarë dhe suksese të reja”, tha kryeministri Thaçi. Ai në mesazhin e tij vlerësoi punën e së përditshmes në promovimin e vlerave nacionale dhe ndërtimin e demokracisë. “Kosova Sot është një medium i çmuar në spektrin medial të Kosovës, e cila gjatë tërë ekzistencës së saj ka kultivuar vlerat demokratike dhe promovimin e interesave të vendit, në të gjitha situatat nëpër të cilat kemi kaluar”, tha numri një i Qeverisë Hashim Thaçi.
Zv.kryeministri Hajredin Kuçi
“Besojmë se ‘Kosova Sot’ do të vazhdojë ta luajë rolin e saj në funksion të orientimeve tona të përbashkëta”, tha Kuçi. Ai më tej tha se dalja e së përditshme “Kosova Sot” njëmbëdhjetë vjet më parë, në vitin 1998 shënon një moment të rëndësishëm në historikun më të ri të medies së lirë në Kosovë. “Edhe pse lindi në një periudhë shumë të vështirë, por edhe vendimtare për Kosovën dhe të ardhmen tonë si popull dhe si vend, pikërisht në periudhën kur nuk mund të flitej për liri të shprehjes, “Kosova Sot” edhe në këto rrethana dha një kontribut të çmuar në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për të gjitha zhvillimet politike të asaj periudhe, për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera në vend”, tha numri dy i Qeverisë Kuçi. “E përditshmja “Kosova Sot” gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të daljes së saj para lexuesve kosovarë, në përgjithësi ka promovuar gazetarinë e paanshme, të bazuar në argumente, hulumtimin e temave me interes për Kosovën dhe qytetarët e saj”, vlerësoi ai.
“Kosova Sot”,
pjesë e ndryshimeve
dhe ndikimeve
Lutfi Haziri, nënkryetar
i LDK-së
“Kosova Sot”, si e përditshme, në këtë dekadë të madhe të procesit të ndërtimit të shtetit të Kosovës e ka pasur një rol jashtëzakonisht të veçantë, cilësor, dhe përmes një konkurrence jashtëzakonisht të madhe është arritur që të bëhet zë i fuqishëm dhe ta fiton besimin e qytetarëve. Natyrisht që atje ku syri dora dhe e politikave nuk ka arritur të shohë dhe të prekë shpesh kjo gazetë e ka ndihmuar këtë nëpërmes shkrimeve dhe nëpërmes editorialeve apo intervistave dhe hulumtimeve të tjera që ta sjellë vëmendjen e njerëzve, te ato zhvillime, te ne por edhe ta kthejë mbrapa tek qytetari. Pas 17 shkurtit Kosova ka ndryshuar dhe natyrisht që në këtë ndryshim me ndikim bënë pjesë edhe gazeta “Kosova Sot”.
Kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci
E përditshmja “Kosova Sot” mbetet një ndër të përditshmet të cilat janë ndër më të besuarat në skenën mediale të Republikës së Kosovës për 11 vite të ekzistencës së saj. Kjo flet më së miri për vlerat e gazetës suaj, ku vlen të theksohet se hapësira e krijuar në gazetën tuaj për shprehjen e opinioneve të qytetarëve të Kosovës rreth problemeve të tyre të përditshme, si dhe hapësira për kulturën tonë në përgjithësi, japin mundësisë më të mirë për të dalluar se përse kjo gazetë gëzon respektin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të skenës akademike. Neve na duhet të shpresojmë se edhe më tutje gazeta juaj, do të vazhdoj të krijojë hapësira të reja për të shprehur brengat e qytetarëve, si dhe të mbështesë ato ekzistuese, në veçanti të hapësirave ku pasqyrohen vlerat e kulturës tonë shqiptare.
Nënkryetari i Aleanca Kosova e Re, Ibrahim Makolli
‘Kosova Sot’ i uroj punë të mbarë duke vazhduar të luajë rolin e vet pozitiv ashtu siç e ka luajtur në ndërtimin e vlerave në shoqëri, por edhe proceseve shumë të ndjeshme nëpër të cilën ka kaluar Kosova”, tha Makolli në mesazhin e tij. Si lexues i rregullt i gazetës, Makolli vlerësoi ndikimin që ka ‘Kosova Sot’ në opinionin dhe kontributin e vet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, një shoqërie të vlerave dhe një kontributi të pamohueshëm. “Besoj se ‘Kosova Sot’ do të vazhdojë edhe të ardhmen jo vetëm me këtë intensitet, por edhe me një ritëm më të shtuar për shkak të proceseve nëpër të cilat vendi është duke hyrë”, tha Makolli.
Naim Maloku, nënkryetar i AAK-së
Gazetën ‘Kosova Sot’ për herë të parë unë e kam takuar në Dragobil, me numrin jubilar të 28 nëntorit 1998, ku e kam pasur edhe një intervistë në ‘Kosova Sot’. Konsideroj se atëherë e ka pasur një qasje shumë reale ndaj luftës së UÇK-së gjatë tërë kohës dhe e ka dhënë kontributin e vet meritor në sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar në paraqitjen reale të gjendjes në vend dhe me këtë e ka dhënë një kontribut shumë të mirë për procesin në Kosovë. Unë e lexoj, por edhe të gjithë ata që e lexojnë gazetën ‘Kosova Sot’ nuk mund të thonë se kjo gazetë është e asaj apo kësaj partie politike për nga ndikimi politik, derisa lexuesi mundë të ketë perceptime të tilla për të gjitha gazetat e tjera”.

Edituar për herë të fundit nga Klea@Love në Sat 25 Jun 2011 - 5:18, edituar 1 herë gjithsej
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Emrush Xhemajli, Kryetar i Partisë Socialiste të Kosovës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës
‘Kosova Sot’ mëton dhe për mendimin tim ka arritur që të jetë e të gjithëve. Kjo është arritur sepse megjithëse i trajton temat politike, megjithatë, ka arritur që të mos identifikohet me asnjë subjekt politik. Në këtë kuptim ajo është e ndryshme nga të gjithë të tjerat. ‘Kosova Sot’ ka pasur sukses në afirmimin e vlerave nacionale dhe vlerave demokratike në shoqërinë tonë. E lexoja ne mëngjes gjithë shtypin dhe për disa nga temat ku kërkohet ekuilibër gjithherë e di se mund të gjenden në gazetën ‘Kosova Sot’, andaj ata që merrem me punët e këtij vendi, por edhe qytetarët që janë dashamirë të gazetave, mendoj se atë duhet ta kenë mbi tavoline çdo mëngjes.”
Ibrahim Gashi-nënkryetar i AKR-së
“Kosova Sot” konsideroj se ka përforcuar suksesshëm rolin e një të përditshmeje të pavarur. Mendoj se ka qenë kujdestare e mirë në evidentimin e lajmit, objektive në prezantimin e tij dhe kritike në komentet e saja. Ka promovuar në vijimësi dhe po promovon profesionalizëm dhe paanshmëri në trajtimin e temave mjaft të rëndësishme dhe delikate. Është gazeta që ofron përmbajtje për të gjitha kategoritë e audiencave lexuese. Gazetë që mëton të ndërtojë një profil të simotrave të saj perëndimore.
Ahmet Isusfi, kryetar i AAK-së në Gjilan, kandidat për kryetar komune:
‘Kosova Sot’, gjatë kësaj periudhe të daljes së saj në tregun medial kosovar, ka luajtur padyshim një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në promovimin e vlerave nacionale si dhe në ndërtimin e demokracisë tek ne. Padyshim se ky mision, sidomos në rrethanat kosovare, por edhe kombëtare, në përgjithësi, nuk ka qenë aspak i lehtë dhe për të përmbushur atë është dashur shumë mund e sakrificë. Por, falë punës së palodhshme, konsideroj se këtë mision, deri në këtë moment, ‘Kosova Sot’ e ka përmbushur me sukses.
Është dashur guxim i pashoq edhe profesional, por edhe guxim kombëtar, që para asokohe të nisej një gazetë ditore, një gazetë e cila do të merrte përsipër për të informuar qytetarët e Kosovës, por edhe botën, për gjithçka që ndodhte në Kosovë. Natyrisht nuk mund të ketë mesazh më të mirë sesa urimi që misionin që keni nisur këtu e 11 vjet më parë, ta çoni më tutje gjithnjë në shërbim të lexuesit, gjithnjë në shërbim të fjalës së lirë.
Informuese
e shpejtë dhe e saktë
Ahmet Shala,
ministër i MEF-it
Në punën e saj “Kosova Sot” përveç misionit të saj medial ka dhënë kontribut të çmueshëm edhe në promovimin e vlerave nacionale. Dimensioni i saj nuk ka qenë thjesht vetëm informativ. Informacioni i saj i saktë, i shpejtë dhe i paanshëm ka bërë që të afirmohet fuqishëm projekti i aspiratave shekullore për pavarësinë e vendit. “Kosova Sot” ka qenë përkrahëse e pakompromis e vlerave nacionale dhe bartësve të këtyre vlerave, të cilët sot po ndërtojnë një demokraci të shëndoshë dhe të orientuar sigurt kah integrimet veriatlantike. Roli i saj ka qenë shumë dimensional dhe i domosdoshëm në pluralizmin e medieve në veprimtarinë e saj për 11 vjet.

Idriz Vehapi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Gazeta “Kosova Sot’ ka filluar të dalë në kohën më të rëndë të pushtimi. Në vitin e lindjes së saj, në Kosovë krismat e luftës dhe karvanët e refugjatëve ishin gjithkund dhe jeta e njerëzve ishte tepër e lirë. Kjo gazetë ka punuar në promovimin e vlerave të cilat e kanë lehtësuar jetën e njerëzve tanë kudo që kanë punuar dhe jetuar ata. Ajo nuk ka nxitur tensione as politike, as fetare e as etnike. I ka informuar lexuesit e vet për ngjarjet e zhvilluara në vend e jashtë tij në mënyrë korrekte, me çka ka arritur të përfitojë lexues besnikë.
Alush Gashi, ministër i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës
Gazeta “Kosova Sot”, bashkë me mediet e tjera të lira në Kosovë, kanë dhënë një kontribut të çmuar në planin e ngritjes së medies së lirë në Kosovë, avancimin e mendimit të lirë dhe kritik si dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë. “Kosova Sot” është një medium që i kontribuon konkurrencës së vlerave në fushën e medieve, duke avancuar kështu edhe një lëmi shumë të rëndësishëm në Kosovë, i cili ka nevojë që të zhvillohet edhe më tej.
Mahir Yagcilar- ministër i MMPH-së
Me profesionalizmin e lartë, trajtimin dhe prezantimin temave të ndryshme, në formën më reale të mundshme, e përditshmja informative ‘Kosova Sot’, tani është njëra ndër mediet e shkruara më të lexuarat në vend. Këtë e tregojnë edhe sondazhet e deritashme. Kontributi i këtij mediumi në promovimin e vlerave nacionale dhe ndërtimin e demokracisë në vendin tonë, është i pamohueshëm. Trajtimi i çështjeve mjedisore, përcjellja e vazhdueshme e aktiviteteve të MMPH-së, nga gazeta ‘Kosova Sot’, kanë ndikuar dukshëm në sensibilizimin e opinionit për kujdesin e madh që duhet ta kemi për mjedisin.
Vlera prosperuese
Zineta Daci,
ish-nënkryetare e OEK-ut
Ditorja “Kosova Sot” gjatë këtyre viteve ka krijuar imazh të mirë në aspektin e ravijëzimit të mirëfilltë të qasjes ndaj vlerave të klasikes nacionale. Në ndërkohë ka krijuar ambient të mirë në të cilin mund të mbillen dhe kultivohen vlerat nacionale, ndërsa qasja e vlerësimit të tyre të jetë jo vetëm profesionale, por edhe demokratike. Roli i gazetës “Kosova Sot” në 11-vjetët e saj ishte gjithmonë sinjifikant dhe me ndikim të caktuar në drejtimin e opinionit kah vlerat e mirëfillta profesionale, kombëtare dhe demokratike. Meqë për nga vokacioni jam ekonomiste, do të sugjeroja një hapësirë me të gjerë për gamen e qasjes se zhvillimeve ekonomike dhe analizave komparative me vendet e rajonit.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së
Gazeta e juaj, dhe e jona, i dha kombit vlera prosperuse në ndërtimin e shtetit demokratik duke i ofruar informata të shpejta të sakta dhe të besueshme në gjitha periudhat duke rritur e pasuruar skemën informative duke e rritur dioptrinë dhe dëgjueshmërinë e opinonit kosovar, AKB-ja mburret me ju, festofshi edhe 111 ditëlindje të tjera.
Rol i fuqishëm në
luftën kundër krimit
Sheremet Ahmeti, drejtor i Policisë së Kosovës
“Mediumet e pavarura ndihmojnë shumë në ndërtimin e një shteti të mirëfilltë demokratik dhe në promovimin e vlerave nacionale dhe demokratike. Shkrimet e publikuara në baza ditore në të përditshmen ‘Kosova Sot’ kanë ndikuar edhe në vetëdijesimin e qytetarëve kundruall dukurive negative. Transparenca e Policisë së Kosovës dhe gatishmëria e juaj ka bërë që opinioni të jetë çdoherë i njoftuar drejtë dhe me kohë”
Atifete Jahjaga, zv. drejtoreshë e PK-së
Gazeta “Kosova Sot” ka ndikuar mjaft në promovimin e vlerave nacionale. Duke e ditur se jemi një shoqëri e dalë nga lufta kur edhe promovimi i vlerave nacionale ishte me së i domosdoshëm, gazeta e kreu në mënyrën më profesionale këtë detyrë dhe vazhdon edhe sot ta bëjë. “ Kosova Sot ” si gazetë e përditshme informative e pavarur gjatë 11 vjetëve të saj ka luajtur rol të rëndësishëm në informimin e drejtë, shpejtë dhe të sakte të opinionit mbarëshqiptar. Media ka dhe duhet të ketë rol kyç në luftën kundër krimit.
Valdet Hoxha, ud. detyre i kryeshefit të Inspektoratit policor
Natyrisht se roli dhe ndikimi i shtypit ditor është shumë i madh në promovimin e vlerave nacionale, por edhe në ndërtimin e vazhdueshëm të demokracisë. Në këtë kontekst, ndikimi i gazetës “Kosova Sot” në promovimin e vlerave të tilla është shumë domethënës. Gazeta “Kosova Sot” me objektivitetin, profesionalizmin dhe seriozitetin e saj gjatë këtij rrugëtimi, relativisht të gjatë, po vazhdon të mbetet një medium i respektuar dhe kontribuuse serioze e një demokracie në zhvillim. Me rastin e këtij përvjetori të gazetës “Kosova Sot”, mesazhi im i sinqertë është që gazeta juaj e respektuar të vazhdojë misionin e shenjtë të informimit të drejtë të qytetarëve.
Shpend Maxhuni, nëndrejtor për çështje operative në PK
Pa dyshim se roli dhe rëndësia e medieve në përgjithësi e në veçanti i gazetës ‘Kosova Sot’ është shume i çmuar në promovimin e vlerave kombëtare dhe ndërtimin e demokracisë në shtetin tonë të ri. Trajtimi i çështjeve rreth krimit në media ka ndikim të shumanshëm sepse vetëdijeson dhe sensibilizon shoqërinë në përgjithësi.
Kadri Arifi, ndihmësdrejtor për hetime në PK
Informimi i drejtë dhe me kohe i qytetareve, arsimimi dhe edukimi por edhe argëtimi në njërën anë, kurse rendi, qetësia, luftimi i krimit dhe siguria në anën tjetër përcaktojnë domosdoshmërinë për një bashkëpunim dhe partneritet të ngushte në mes medieve dhe policisë . Ne këtë drejtim, me rastin e këtij përvjetori, uroj që Policia e Kosovës dhe gazeta ‘Kosova Sot’ të forcojnë edhe më tutje bashkëpunimin, ashtu që frytet e këtij bashkëpunimi t’i shërbejnë lirisë, demokracisë, promovimit të vlerave nacionale, tolerancës dhe interesit të përgjithshëm të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Rifat Marmullaku, ekspert i çështjeve policore
Gazeta ‘Kosova Sot’ është një ndër gazetat me të lexuara në Kosovë dhe njihet si një ndër gazetat me prestigjioze dhe e pavarur nga politika dhe ndikimet e grupeve të tjera të interesit. Gazeta ‘Kosova Sot’ dhe stafi i saj kanë dëshmuar në vazhdimësi dhe me shumë përkushtim se politika e vetme e këtij mediumi për të drejtën e qytetareve brenda dhe jashtë Kosovës për të qenë i informuar është e drejtë themelore.
Pa dyshim se roli i kësaj gazete është shumëdimensional, gjithmonë duke zbatuar politika të hapura dhe transparente ka influencuar thellësisht zhvillim ekonomik dhe politik të Kosovës në përgjithësi dhe ka luajtur në rol të pakontestueshëm në pasqyrimin e proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe populli shqiptar gjatë kësaj dekade, në mënyre objektive dhe reale.
Redaksia e kësaj gazete i ka kushtuar mjaft rëndësi edhe fushës së sigurisë dhe luftimit të krimit, duke informuar opinionin publik.
Gjakovë,
po na informoni drejt
Dr.Pal Lekaj, kryetar i Komunës së Gjakovës
Fillimisht do t’ju përgëzoj për punën tuaj të shkëlqyeshme, si në të kaluarën, ashtu edhe në këtë kohë tranzicioni. Gjithmonë mediet reflektojnë gjendjen e demokracisë të një shoqërie, e në veçanti kur ato janë të paanshme dhe të përkushtuara siç është rasti me gazetën tuaj. Është e sigurt se ndikimi i gazetës “Kosova Sot” ka qenë përherë pozitiv dhe u ka shërbyer interesave nacionale dhe shoqërore të Kosovës.
- Në punën time ballafaqohem me mediet dhe mund të them se ajo që e bën të veçantë gazetën tuaj është saktësia e informacioneve dhe informimi i drejtë i qytetarit. Unë do të isha shumë i palumtur nëse gazeta juaj nuk do të kishte pasur vlerësime kritike për punën e institucioneve, e edhe atij të cilin unë aktualisht e drejtoj. Informimi i drejtë i qytetarit, jo vetëm me gjëra të të ashtuquajturës politikë ditore, por edhe rreth problemeve dhe përditshmërisë së tyre është një mision i shenjtë, të cilin ju jeni duke e zbatuar. Në shumë raste ju jeni ndërgjegjja jonë publike dhe vëmendja. Shkrimet tuaja na bëjnë që të punojmë edhe më shumë.
Remzi Hima, drejtor i ngrohtores së qytetit në Gjakovë
“Kosova Sot” ka qenë pishtare e të gjitha vlerave të demokracisë jo vetëm nga aspekti i fjalës së lirë, por edhe i të gjitha sferave si politike, kulturore, sociale dhe problemeve që e kanë preokupuar shoqërinë tonë. Ka qenë gazeta e parë që me këmbëngulësi nuk është tërhequr prej aspiratave të veta, që ka pasur stafi redaktues gjatë këtyre 11 vjetëve të fundit dhe është prijëse e të gjitha informatave pa anuar nga asnjë parti politike.
- Mesazhi im është që le të vazhdojë më tutje në objektivitetin e vet të të shkruarit dhe të të informuarit siç është tani duke vepruar dhe uroj suksese në veprimtarinë e vet.
Mahmut Rizvanolli,
këshilltar komunal
Ka më shumë se 6 vjet që këtë gazetë e lexoj rregullisht. Mbase kjo dëshmon më së miri për mendimin që e kam për të, pasi, po të kisha mendim negativ, sigurisht se do ta ndërroja me ndonjë gazetë tjetër. Ka shumë rubrika që më pëlqejnë, sepse vetë gazeta ofron larushi temash. Megjithatë do të dalloja kolumnën e faqes së parë.
“Kosovën Sot” e konsideroj edhe si gazetë familjare, pasi në të secili nga anëtarët e familjes sime ka çka të gjejë. Duke filluar nga aktualiteti politik, ekonomik…, faqet për të rinj e deri te faqet e sportit. Të gjitha e bëjnë një tërësi interesante.
Besim Mehmeti, kryetar i Degës së LDD-së në Gjakovë
Tregu medial, veçmas ai i shkruar, në Kosovë është mjaft i pasur dhe aty mbretëron një konkurrencë e madhe. Nëse në këso konkurrence ia del të jesh ndër më të mirët, siç ia ka dalë “Kosova Sot” kjo dëshmon për vlerat e pakontestueshme të saj. Më duket se ajo i ka të gjitha çka i duhen një gazete të mirëfilltë.
Ndikimi i kësaj gazete në opinion është vërtet i madh, sigurisht edhe për faktin se politikisht është neutrale, se prezanton edhe punën e opozitës e jo vetëm të pushtetit dhe ka një maturi të posaçme në vlerësime. Të gjitha këto ndikojnë që”Kosovën Sot” ta lexoj me ëndje dhe të kem besim të plotë në atë që aty e lexoj.
Dr.Besnik Bardhi: otorinolaringolog dhe veprimtar politik
Në periudhën e pasluftës, opinioni kosovar ishte i etshëm dhe kishte nevojë të madhe për informacione të nduarndurta. Krahas informacioneve dhe burimeve ndërkombëtare për Kosovën dhe për botën, të cilat vinin deri te ne në forma të ndryshme, rol shumë të rëndësishëm patën dhe mediet kosovare. Në këtë kontekst dua të potencoj rolin e së përditshmes “Kosova Sot”, e cila me korrektësi dhe profesionalizëm i përmbushi obligimet e veta për këtë periudhë ndaj lexuesit shqiptar në Kosovë.
Plasimi i lajmit të vërtetë, të paanshëm politikisht dhe të pacensuruar, ka ndikuar që kjo gazetë, padyshim, të luajë rol të veçantë në avancimin demokratik të shoqërisë sonë. Ngritja e vetëdijes nacionale në vazhdimësi është detyrë e çdo mediumi shqiptar. Mendoj se edhe këtu “Kosova Sot” e ka dhënë provimin me sukses.
Feim Bala, afarist, pronar i kompanisë ‘Bala’
Dua ta pranoj se, për shkak të obligimeve të mëdha që i kam ndaj biznesit tim, nuk kam edhe shumë kohë t’u kushtoj gazetave. Megjithatë, kur gjej kohë për këtë, me shumë ëndje e marrë gazetën “Kosova Sot”. Aty gjej një llojllojshmëri të informatave nga të gjitha fushat dhe, ç’është më e rëndësishmja, një informim josensacional, korrekt e profesional, që më bën që t’i besoj asaj. Një anë po ashtu shumë e mirë e kësaj gazete është se aty gjej edhe rubrika për argëtim, që njeriu si unë ka shumë nevojë pas lodhjes në profesion.
Kushtrim Mushica, futbollist:
Menjëherë dua të them se gazetën “Kosova Sot” nuk e lexoj vetëm për shkak të faqeve të sportit. Aty gjej edhe shumë gjëra të tjera që më interesojnë dhe më tërheqin për të qenë lexues i rregullt i kësaj gazete. Secili, e posaçërisht ne të rinjtë, këtu mund ta gjejmë veten. Sigurisht se më me kompetencë mund të flas për faqet e sportit. Nëse ju them se në mesin e sportistëve, kur të thuhet se e lexova në “Kosova Sot” konsiderohet se ajo çështje është ashtu dhe nuk mund të jetë ndryshe, kujtoj se kam thënë çdo gjë se sa i besohet kësaj gazete në mesin e kolegëve të mi.
Vazhdoni në këtë rrugë
Qazim Çeska, kryetar i Komunës së Rahovecit
“Kosova Sot” për 11 vjet radhazi ka promovuar vlera të larta të demokracisë dhe transparencës. Është njëra ndër të përditshmet që me promovimin e këtyre vlerave ka mbajtur anën e informimit të drejtë dhe të paanshëm politikisht. Kjo ka bërë që kjo gazetë të jetë këtu sot ku është. Me rastin e 11-vjetorit, urojmë në emër të stafit komunal dhe qytetarëve të Rahovecit suksese edhe më evidente dhe rrugën e trasuar ta ruajë me përkushtim.
Salim Jenuzi,
kryetar i Komunës së Sharrit
“Duke ditur punën e medieve në Kosovë dhe të gazetave, mund të thuhet se “Kosova Sot” ka dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin nacional të demokracisë. Mendoj se kjo gazetë me punën e saj ka bërë një paanshmëri të plotë politik, por si kudo tjetër edhe këtu ndonjë shkrim nga ndonjë gazetar ka mund të ketë ndonjë anim personal të gazetarit. Kurse me rastin e 11-vjetorit të kësaj gazete uroj të mos ndërrojë politikën redaktuese.
Hanefi Muharremi, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga LDK-ja
“Informimi i drejtë, i saktë dhe i shpejtë janë komponentët, që e identifikojnë të përditshmen tuaj të çmuar “Kosova Sot”. Në këtë drejtim mbrohen thellësisht interesat nacionale. Konsideroj që ka establishuar misionin gazetaresk çfarë duhet të jetë. Uroj kultivimin dhe ngritjen e kulturës të të shkruarit gazetaresk nga përvoja e çmuar që keni trasuar, duke pasqyruar para popullit të vërtetën.
Bislim Zyrapi, kandidat për kryetar të komunës nga AAK-ja në Prizren
“Zhvillimi i demokracisë kërkon kohë, durim dhe vendosmëri.” Kosova Sot” ka dëshmuar pjekuri dhe seriozitet për aplikimin e këtyre parimeve në punën dhe misionin e vet, për t’i promovuar vlerat demokratike të qeverisjes dhe shoqërisë në përgjithësi. ”Kosova Sot” është raritet i medies ballkanase, në raport me promovimin e demokracisë në vend. Përveç informimit korrekt të opinionit, influencimit të debatit publik dhe luftimit të fenomeneve negative të shoqërisë, gjatë gjithë kohës së ekzistencës “Kosova Sot” ka dhënë shembullin më të mirë të “gazetarisë për një mision shoqëror”, e cila përkthyer në terma konkretë nënkupton promovimin e një profili profesional dhe human të gazetarisë, që e ka bërë këtë gazetë të dallojë nga shumë të tjerat, që i shërbejnë grupeve të ngushta të interesit.
Halim Shemsedini, kandidat për kryetar të Komunës së Sharrit nga LDK-ja
“Kosova Sot” është gazetë që ka shërbyer denjësisht në shërbim të Kosovës, e këtu pa dyshim se ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e demokracisë për shkak të paanshmërisë politike. Ishte një gazetë e orientuar drejt dhe ishte me informim objektiv. Për 11 vjet të informimit objektiv që ka bërë dhe sensibilizuar gjithë opinionin vendor e ndërkombëtar për ngjarjet dhe zhvillimet që bënte Kosova.
Nexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i policisë në Prizren.
” Kosova Sot” për 11 vjet radhazi mendoj se ka dhënë kontribut shumë të madh të zhvillimit të demokracisë. Kurse më duhet të them se me rastin e 10-vjetorit të Policisë së Kosovës “Kosova Sot’’ ka dhënë kontribut shumë të çmuar në ngritjen e imazhit të policisë, duke pasqyruar punën e madhe që ka bërë policia. Duke iu falënderuar gatishmërisë së kësaj gazete, shumë aktivitete të policisë kanë dalë në shesh. Me rastin e 11-vjetorit të kësaj gazete, mendoj se kjo gazetë ka kontribuar shumë në zhvillimin e përgjithshëm të frymës së lirë në Kosovë. Pasi që jam lexues i pasionuar i sajë urojë që me rastin e festës të ketë edhe më shumë suksese evidente në këtë drejtim.
Liman Asllani, kryetar i Shoqatës së Afaristëve të Prizrenit
“Kosova Sot” ka dhënë kontribut të qëndrueshëm në zhvillimin e demokracisë së brishtë në Kosovë. Informimi i drejtë, neutral dhe i besueshëm gjatë këtyre 11 vjetëve bëri që “Kosova Sot” të jetë vazhdimisht gazeta më e lexuar në Kosovë. Kosova edhe në dekadën e dytë të shekullit XXI do të ballafaqohet me shumë sfida drejt integrimit në Evropë.” Kosova Sot” sigurisht do të kontribuojë edhe më tej për Kosovën e nesërme.
Bashkim Kajdomçaj, koordinator i KMDLNJ-së në Prizren
“Kosova Sot” është një ndër të vetmet që ka mbajtur paanshmëri dhe kjo më bën të kuptoj se kjo gazetë është edhe më e lexuara. Dua të them se gazeta “Kosova Sot” u ka dhënë leksion të mrekullueshëm fakteve për një liri të shtypit. Uroj që këtë paanshmëri ta ruajë dhe askush nuk do ta kontestojë vendin e parë për lexueshmëri jo vetëm në Kosovë, por këtë e kam parë edhe gjatë pushimeve në Durrës e Ulqin.
Kontribuuese në kulturë
Valton Beqiri, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
“Kosova Sot”, si një nga gazetat profesionale në hapësirën tonë mediale, në 10 vjetët e pasluftës me politikën e saj redaktuese ka ndikuar në zhvillimin e vlerave të përgjithshme nacionale, në krijimin, në zhvillimin e në konsolidimin e demokracisë dhe në afirmimin e në promovimin e fjalës e të mendimit të lirë. Me rastin e 11-vjetorit të themelimit dhe ekzistimit të saj, gazetës “Kosova Sot” i dëshiroj lexueshmëri sa më të madhe dhe sukses në përpjekjet e saj për një gazetari sa më të lirë dhe sa më profesionale. MKRS-ja e çmon kontributin medial të gazetës “Kosova Sot” dhe, në këtë kontekst, do ta vazhdojë bashkëpunimin në funksion të promovimit të vlerave të verifikuara artistike, kulturore e sportive.
Arian Krasniqi, dramaturg, skenarist, ish- drejtor i TKK-së
Në këto 11 vjet të botimit të gazetës “Kosova Sot”, e themi me bindje të plotë dhe me besim të paluhatshëm se është dhënë një shembull i kontributit të pamohueshëm të kësaj gazete në promovimin e vlerave nacionale dhe ndërtimin e segmentit më të rëndësishëm të demokracisë në vend, pra medies së lirë, të paanshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. “Kosova Sot” vazhdon të mbetet kampione në fushën e informimit të shpejtë, të saktë dhe shumë profesional duke mbuluar zhvillimet e gjithëmbarshme në vend, rajon e në botë, duke qenë kështu përherë pranë lexuesve të vet.
Jeton Neziraj, dramaturg, skenarist, drejtor artistik i TKK-së
Konsideroj që “Kosova Sot” ka sjellë njëlloj formati të ri në gazetarinë kosovare, respektivisht ka qenë një alternativë mes dy ekstremeve ekzistuese në gazetarinë kosovare; njëri ekstrem për mua ka qenë gazetaria e ashtuquajtur ‘elitiste’ dhe tjetri ajo ‘populliste’. “Kosova Sot” për mua ka shkrirë këto dy ekstreme, duke krijuar kështu një gazetari të ‘lexueshme’ dhe të kuptueshme për të gjithë. Shpresoj dhe uroj që kjo gazetë të festojë edhe përvjetorët e tjerë me më shumë faqe kulture!
Lajmëtarja
Agim Smaka – ‘Rilindja’
“Kosovës Sot” i dëshirojmë që të vazhdojë me suksese, i dëshirojmë që të ketë rritje të lexuesve dhe të tirazhit, sepse rritja e tirazhit na gëzon edhe neve sepse kjo shkon direkt në të mirën edhe të ndërmarrjes sonë, edhe punëtorëve tanë, sepse ne jetojmë nga shitja e gazetave. “Kosova Sot” për ne është një gazetë shumë e respektueshme, kemi bashkëpunim korrekt. Është një gazetë së cilës ne i dëshirojmë vetëm rezultate dhe të arritura edhe më të mëdha, të ketë besueshmëri edhe më të madhe dhe lexueshmëri gjithashtu.
“Kosova Sot” ka filluar të dalë në ditët më të vështira për Kosovën, ku ka qenë shumë vështirë të depërtohet në opinion, ku ka qenë shumë vështirë me dalë në shitje.
“Kosova Sot” ka punuar, ka pasur probleme me pushtetin e dhunshëm deri sa erdhi momenti dhe iu kall shtypshkronja. “Kosovës Sot” i është dashur pas luftës të nisë nga fillimi, një rifillim apo të them një rilindje e saj. Dhe me stafin e gazetarëve kjo gazetë ka rritur me objektivitet që t`i krijojë lexuesit e saj, dhe sot është një ndër gazetat më të lexueshme dhe më të kërkueshme në Kosovë. Ne kemi marrëdhënie korrekte me botuesin e kësaj gazete.
Sindikalistët gjejnë veten në “Kosova Sot”
Haxhi Arifi, BSPK
Të them të drejtën se si BSPK kemi pasur një përvojë të hidhur në të kaluarën me disa gazeta, që me këtë fatmirësisht nuk jemi ndeshur me gazetën “Kosova Sot”.
Vërtet ia vlen. Nuk po them vetëm sa për t`i thënë fjalët , por po i them që vërtet ia vlen. Sepse shkrimet e kësaj gazete për BSPK-në gjithmonë kanë qenë në atë vijën e realitetit. Faktikisht asnjëherë nuk janë devijuar shkrimet, ngase në të shumtën e rasteve në gazetat e tjera, jo me fajin e gazetarëve ndoshta, por të redaktorëve apo botuesve janë devijuar të vërtetat.
Dua që unë sot në emrin tim personal dhe të gjithë anëtarësisë së BSPK-së që kjo gazetë të vazhdojë të jetë prapë gazeta numër një, ashtu siç është tani. Dua t`i uroj që ta vazhdojë punën me seriozitet edhe më të madh, që të jetë prapë numër një, por edhe një porosi e kam për gjithë stafin e gazetës suaj që gjithmonë te ne e kanë derën të hapur që të shkruajnë më shumë për ekonominë e Kosovës, që bashkërisht të ndihmojnë në zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë dhe të krijimit të kushteve më të mira për punëtorët kosovarë.
Ramë Alihajdaraj, kryetar i Bashkimit të Pensionistëve, Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës
“Gazetën “Kosova Sot” unë e kam përcjellë që nga fillimi i saj dhe e shoh që kjo gazetë sot është shumë e fortë, e avancuar, e besueshme dhe më profesionale. Pra, e shoh që ka një dallim shumë të madh nëse krahasohet në fillimin e saj para 11 vjetësh. Gazeta juaj trajton tema nga fushat e ndryshme dhe që i përgjigjen aktualitetit dhe të gjitha gjeneratave dhe strukturave të ndryshme të qytetarëve të Republikës sonë. Më gëzon fakti që gazeta dhe stafi kanë mundur të mobilizohen dhe të punojnë në atë drejtim që të prekin pulsin e opinionin, lexuesit kosovarë. Por më së shumti kjo na përgjigjet edhe neve, sepse edhe çmimi i kësaj gazete është i përballueshëm për shtresën e pensionistëve kosovarë, të cilët e dimë mirë se si dhe në çfarë kushtesh jetojnë. Sot gazeta juaj është gazeta numër një dhe i urojmë që të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe të ketë suksese të mëtutjeshme.
ANKETUAN:
Ekipi i gazetarëve të
‘Kosova Sot’ dhe korrespondentët

Un nuk di shum per kosoven po me duket mbase gje e drejt qe ketu te njohim e gjith shqiperin edhe shqiptaret ne ter anet e botes sepse jemi te gjith njesoi kam shum rrepsekt per te gjith edhe kemi zemren e bardh edhe pse disa e mbulojne kete zemer edhe duan ta mohojne ne gjdo moment ,, ju flm kush te ket histori per kete kosove te paster siq ka popullsine le te shkruaj ndonje gje ose te bi foto me rrespekt klea
Edituar për herë të fundit nga Klea@Love në Sat 21 May 2011 - 8:26, edituar 1 herë gjithsej
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
GJAKOVA nje restorant,maje te malit,ku njerezit kan mundesin te shohin ter qytetin e (GJAKOVES)
Vizitor- Vizitor
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Nuk janë bij të shqipes -
ata që s'e kanë zemrën shqiponje
vetiu humbin e treten në mashtrime të botës
nuk janë bij të shqipes -
ata mohojnë Gjuhën e Të Parëve
zogjëve të qyqes -
iu duken ma të bukura krrokamat e korbave
nuk janë bij të shqipes -
ata që harrojnë gjëmimin e gjoksit të Mic Sokolit
- mbi topa sulltanësh
ata që harrojnë Shkambin Jakup Ferri -
me Shtat plagë mbshtetë për shkamb
ata që harrojnë Oso Kuken -
nën të cilin ecën kuk bjeshkët e lame n'gjak
ata që harrojnë Elez Isufin -
Epikë e tymosur në shkambij në Radikë
ata që harrojnë Çerçiz Topullin -
O do t'ju skuqë ore me boje në kala
ata që harrojnë Isa Boletinin -
që nënshkroi Shqipninë me grykë koburje
ata që harrojnë Tahir Mehen -
tu i shpua kodrat e hekurta e korbat e çelikt
ata që nuk vizitojnë Shtatoren Adem Jashari e
Kullën e Ramush Haradinajt Flamur!

:puthje: :485636: SHUME E BUKUR DOMETHENESE
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Gjuha Shqype
Permbi za qe lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
permbi er' qe jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Nder komb' tjera, nder dhena tjera,
ku e shkoj jeten tash sa mot,
vec per ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhe qe jam tue ndie,
jan' te bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
per mue t'tanave iu del.
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qe shperndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qofte mallkue kush qet ngatrrime
nder kto vllazen shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
cka natyra vet' perpoq.
Por me gjuhe kaq t'mocme e mjera
si nj'bij' kjo qe pa prind mbet:
per t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush per moter t'vet.
E njat tok' qe je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qe mbet mblue
sot nen dhe, edhe shqip flet.
Permbi za qe lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
permbi er' qe jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Nder komb' tjera, nder dhena tjera,
ku e shkoj jeten tash sa mot,
vec per ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhe qe jam tue ndie,
jan' te bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
per mue t'tanave iu del.
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qe shperndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qofte mallkue kush qet ngatrrime
nder kto vllazen shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
cka natyra vet' perpoq.
Por me gjuhe kaq t'mocme e mjera
si nj'bij' kjo qe pa prind mbet:
per t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush per moter t'vet.
E njat tok' qe je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qe mbet mblue
sot nen dhe, edhe shqip flet.
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Gjeto Gjetani shkruajti:
Gjuha Shqype
Permbi za qe lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
permbi er' qe jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Nder komb' tjera, nder dhena tjera,
ku e shkoj jeten tash sa mot,
vec per ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhe qe jam tue ndie,
jan' te bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
per mue t'tanave iu del.
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qe shperndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qofte mallkue kush qet ngatrrime
nder kto vllazen shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
cka natyra vet' perpoq.
Por me gjuhe kaq t'mocme e mjera
si nj'bij' kjo qe pa prind mbet:
per t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush per moter t'vet.
E njat tok' qe je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qe mbet mblue
sot nen dhe, edhe shqip flet.
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Do t'valvitet m'Kacanik
M'Kacanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarevet,
Perse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vete asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pase:
Mbrende i huej, jo, ma s'do t'shklase,
Pose atehere, kur vjen per mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hece fjala e tjeter kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl te huej
M'Kacanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarevet,
Perse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vete asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pase:
Mbrende i huej, jo, ma s'do t'shklase,
Pose atehere, kur vjen per mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hece fjala e tjeter kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl te huej
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Hymni i Flamurit
O Flamur gjak, o Flamur shkabe,
O vent e vater, o nene e babe,
Lagur me lot, djegur me flage,
Flamur ikuq, Flamuri i zi!
Fortese shkembi , tmerr tirani,
S’te tremb Romani, as Veneciani,
As Serb Dushani, as turk Sulltani,
Famur i math per Vegjeli
Flamur qe lint Shen Konstandinin,
Pajton Islamin e Krishterimin,
Çpall midis feve vllazerimin,
Flamur bujar per Njerezi.
Me Skenderben u lavderove
Dhe ne furtuna i funtmi u shove
Me Malon prape lart vrapove,
Yll i pavdekur per Liri.
Sa shpesh pastaj perdhe u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po çdo mizor me shpate e grive,
O fushekuq, o shkabezi!
Perpjete prije Shqiperine,
Perlintja shpirtin dhe fuqine,
Diell per vllane, yrnek per fqine.
Per boten enderr e qiell i ri
O Flamur gjak, o Flamur shkabe,
O vent e vater, o nene e babe,
Lagur me lot, djegur me flage,
Flamur ikuq, Flamuri i zi!
Fortese shkembi , tmerr tirani,
S’te tremb Romani, as Veneciani,
As Serb Dushani, as turk Sulltani,
Famur i math per Vegjeli
Flamur qe lint Shen Konstandinin,
Pajton Islamin e Krishterimin,
Çpall midis feve vllazerimin,
Flamur bujar per Njerezi.
Me Skenderben u lavderove
Dhe ne furtuna i funtmi u shove
Me Malon prape lart vrapove,
Yll i pavdekur per Liri.
Sa shpesh pastaj perdhe u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po çdo mizor me shpate e grive,
O fushekuq, o shkabezi!
Perpjete prije Shqiperine,
Perlintja shpirtin dhe fuqine,
Diell per vllane, yrnek per fqine.
Per boten enderr e qiell i ri
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
FUSHË-KOSOVË
Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parit.
Me shpatën e vargut si pjepra do prisja gjokse dhe koka
Dhe flamurin lart do ta ngrija në malet e Sharrit!
Ti qeshte Kosovës vetëm nga vjershat liria dhe fati,
Unë do bëja me vargje kërdinë dhe hatanë:
Në Fushë-Kosovë s'do vritej vetum sulltan Murati,
Do vriteshin katërmbëdhjetë sulltanë,

UNE DI SHUMË PËR KOSOVËN
Nuk besoj të këndoj si unë asnjëri për Kosovën në vargje,
Dhe s'mendoj të lotojë askush si unë tani për tani.
Unë e njoh Kosovën nga pluhuri i zverdhur në pragje,
unë e gjej Kosovën në pikën e vesës atje në hardhi.
Unë e di si djall dhe lugat çdo gjë në Kosovë,
i di lugët e bujkut, i di stinët kur mbjell e kur korr,
E njoh sërbin dinak me gjarpër në kokë.
Gjarpër që rritën stërgjyshët e sërbit në oborr
Unë e di se ç'mendon malësori i Drenicës,
Minatori i Trepçës e di se ç'mendon,
Unë e di dhe në Vlorë atë lumin ters të Shushicës
se çbën për Kosovën dhe ç'këngë nga Vlora këndon
Unë i di të gjitha dhe s'ka kush më thotë
Se gjoja Kosovën nga larg si poet dashuroj,
Mes Kosovës jam brenda me kokën e ftohtë,
Ndaj Kosovën, si bukën, nga mitet, vërtet çmitizoj...

BALADA E TRE TË RËNËVE
Me dhentë ktheheshin nga mali tre kosovarë,
U zunë pritë serbët në gjunjët e Sharrit
Tek era fletët e vyshkura hiqte grykave zvarrë,
tek vërshellenin fijet e holla të barit.
I vranë e qirinj s'u lanë të ndezur në darkë.
Në vendin ku ranë tek blegërinin dhentë
I frynë serbët qirinjtë me gojët si kacekët në farkë,
I shuan, mos dukeshin të rënët të shenjtë
po dhentë gjuhët e tyre me erën e barit
I nxirrnin si flakë qiriri me krye drejt qiejve
Dhe qanin me blegërima në gjunjët e Sharrit
Tek hëna të rënëve u qepte qefinët me fijet e reve,
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
KTHIMI NË KOSOVË
Kthehem këtu në Kosovë fill prej mërgimit,
kthehem nga lumi i rejnit, Senës, Sir_darjes,
Barin e gjejë të tharë nga bryma e trishtimit
Gurët të plasur nga peshë e lotit të ndarjes.
Kthehem me shpresë se mund të rri në një kafe,
të çlodhem nga rruga e dërmuar e vrarë,
Miqtë t'i shoh dhe dorën t'u jap e t'u hidhem përqafe,
Se koha ka rjedhur e malli si dreq më ka marrë.
Mjerisht e gjej dhe kopshtin e tharë nga bryma e mërgimit,
Rrugën e plasur nga peshë e lotit të ndarjes
Unë, i ardhur këtu në Kosovë pas udhëtimit
Nga lumi i Rejnit, Senës, Sir-Darjes,
Andej i mallkuari fat më ka hedhur
Larguar nga serbët që Kafen e miqeve ma zunë,
Dje jonxhen e fisit pa korur ma lanë e rrushin pa mbledhur,
Kazanë e rakisë së vëllait ma hodhën në lumë.
Ah,ç'ishte kazan i çuditshum, ah, ç'ishte!
E zjente rakinë e ebeltë, të mirën e botës,
Dhe miqtë e vëllezërve nga anë e anës i mblidhte
I shtronte atje me peshqirë në gjunjë rreth sofrës!...
Ç?ti bësh!... E hodhën kazanin në lumë përtej një gremine
Pas ikjes sime drejt grykës së Rejnit, Senës, Sir - Darjes,
Dhe sofra e vëllait mbeti pa lugë e thërime
Dhe buzët e sofrës u plasën nga lotët e ndarjes.
Kthehem tani e pres në një kafe,
Sërbi shpon xhamin e kafes me sytë çapluar
Përgjon se cilin kam për të zënë përqafe
Këtu në kafen e miqve të mi të bekuar.
Ik, or serb, e më ler të çlodhem ketu te kjo derrasë.
Tani në filgjanin e kafesë vërtitet e ulet një mizë
Më tepër e sjellshme se sërbi i trashë,
Kjo mizë e përmallshme hesht në filxhan si kokrrizë...
Në kafe, të varur në mur, e marr çiftelinë,
Të gdhendur nga mjeshtër të famshëm Prizreni,
Dhe sërbi padashur këmbët lëviz e ndjek melodinë
pastaj themë më vete: " Të munda, or serb, qen bir qeni,
Të mundi kjo çifteli e gdhendur nga mjeshtër Prizreni"!...
Kthehem këtu në Kosovë fill prej mërgimit
I lodhur nga lumi i Rejnit, Senës, Sir- Darjes,
misrin e gjej të tharë nga brymë e trishtimit,
Miqtë i gjej të lodhur nga peshë e mallit të ndarjes...

Poemi Kosovar-Mitrush Kuteli
http://www.klealove.com/t14715-poemi-kosovar-mitrush-kuteli

Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Bleona Zekolli
Jamë bijë e Kosovës
Këtu jam, këtu do të mbes,
këtu linda, këtu do të vdes
jam bijë e kosovës,
nuk mundem të ndryshojë
edhe po të mundemkurr nuk do t'lejoj.
Po që jam bijë e kosovës
sturprohem asnjëher,
kur medoj për kosovë,
krenaria më merr,
jam bija jote kosovë,
nuk mundem te ndryshojë
por dëshira me lindi për të gjithë të punojë.
Kosova
Kosovë e dashur,
Kosovë krenare,
shpalle pamvarsin pa u trembur fare,
gjaku i dëshmorëve i derdhur për liri,
ishte qmim më i madhë për të shtrenjëtën pamvarsi

MOTRA JONË E NJË GJAKU
(Kosovës së robëruar)
Kosovë,
motra jonë e një barku,
pulsi ynë i një gjaku,
loti ynë i një syri,
malli ynë i një ylli.
Kosovë,
kënga jonë e një teli,
lavdia jonë e një emri.
Shpirti ynë i një flake,
zjarri ynë i një vatre.
Kosovë,
flamuri ynë i një shtize
shqiponja jonë e një gjysme,
zëri ynë i një fyti,
krisma jonë e një gishti,
Kosovë,
fjala jonë e një gjuhe,
buza jonë e një puthjeje,
syri ynë i një balli,
veshi ynë i një lajmi.
Kosovë,
konaku ngjitur me odë,
dera mbyllur me lloz,
dritarja mbyllur me hekur,
brenda motra e përpjekur.
Mbahu motër
te krismat në shekuj !
(Kosovës së robëruar)
Kosovë,
motra jonë e një barku,
pulsi ynë i një gjaku,
loti ynë i një syri,
malli ynë i një ylli.
Kosovë,
kënga jonë e një teli,
lavdia jonë e një emri.
Shpirti ynë i një flake,
zjarri ynë i një vatre.
Kosovë,
flamuri ynë i një shtize
shqiponja jonë e një gjysme,
zëri ynë i një fyti,
krisma jonë e një gishti,
Kosovë,
fjala jonë e një gjuhe,
buza jonë e një puthjeje,
syri ynë i një balli,
veshi ynë i një lajmi.
Kosovë,
konaku ngjitur me odë,
dera mbyllur me lloz,
dritarja mbyllur me hekur,
brenda motra e përpjekur.
Mbahu motër
te krismat në shekuj !
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Nje pike loti...................
» "LOTI IM"VEHBI KLAIQI
» Nje Lendim Nje Pike Loti
» Te ishe një pik loti, ku do te doje te bije...
» Liria e Fjales

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi