Unë, Kosova, Loti dhe liria
+2
Gjakush Tana
WebMaster
6 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Unë, Kosova, Loti dhe liria
First topic message reminder :
Me kërkesën e një miku tim të mirë (pasiqë regjistrimi nuk është i mundshëm për momentin) po e plasoj këtë shkresë të tij në këtë forum. Është një përmbledhje e kujtimeve dhe përjetimeve të tij rrënqethëse nga lufta.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>> ------- <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Kur isha i vogël shpesh më ka rënë të dëgjojë se si njeriu për një cigare mund ta vrasë njeriun! Për një tym duhani, për një shikim të vëngertë, për një fjalë... Nuk e besoja as nuk e kuptoja atë thënien e Hobsit se "njeriu për njeriun është ujk". Më dukej si në përralla. Tani të gjitha këto po më mundojnë si vreri! Pas sa vitesh, pas sa deceniesh, sërish me "pakuptimësinë" time për gjërat e popullit tim. Ajo plagë si të mos ishte shëruar asnjë grimë. Përkundrazi ka pezmatuar.
S’di pse po ma përgjakin LIRINË, e askush nuk me jepë përgjigje. As nuk po di tash ku fillon e ku mbaron liria ime!
Edhe sot, prej dy i bëj sytë katër kur dëgjojë tek thonë: filanin e fshiu furra, e hëngri nata, tjetri u zhduk pa shenjë pa dokë... Shih se si prapë me rikthehen dhe me sillen nëpër kokë, janë edhe sot aktuale. Dhe, krejt si normale: jeta vazhdon hallakamë, zhurmë e punë.
Pyes: Vallë, nga po shkojmë populli im!?...
***********************************
Mu kujtua rrëfimi rrëqethës i një gruaje për ngjarjen e trisht që e kishte përjetuar gjatë luftës. Dy të rinj i kishte parë me koka të prera në një prej rrugëve të qytetit. Ishin të moshës më të mirë, kur i duheshin vetvetës dhe tjetërkujt- më rrëfente ajo grua dhe lotët i rrokullisëshin faqeve sikur piklat e shiut. E, unë e kam parë me sytë e mi trupin e Adriana Abdullahut të copëtuar dhe pusat e gjakut nga granatat serbe në një lokal të Prishtinës, kam parë ekzekutimet gjakftohta në Ulpianë, kam parë fshatarët e masakruar në përroin mbi Reçak, kam parë krahërorin e shpuar shoshë të voglushës Besmira, kam parë ish mësuesin tim në fund të një bunari, kam parë trupa pajetë përgjatë rrugëve të ekzodit tonë biblik... Çfarë nuk kam parë se!
Tani dyfish më rrëqethët trupi për këta dhe shumë të rinjë të tjerë shqiptarë: Athua pse tmerret si këto që përjetuam nuk na afrojnë, nuk na ngjizin dhe fort të bëhemi bashkë. Si nëpër mjergull më vjen zëri i një plaku të përvuajtur, i cili duke qajtur me kishte thënë një ditë: mozomakeq për ne bre, krejt e kemi harruar luftën.
Dhe pyes: Vallë, nga po rrjedhë lumi i kujtimeve tona!?...
**********************************
Kemi shumë probleme që na i la armiku dhe lufta. Shpesh tani zihen në gojë dhunimet që ua bëri armiku nënave, grave, motrave e vajzave tona. Dhe, kjo plagë sa vjen e pezmatohet edhe më shumë. Shumica e grave sikur janë lënë pasdore, janë të përbuzura, të nënçmuara. Çfarë po krijojmë nga ato. Nënçmim e degdisje.
Kisha mësuar për tragjikën e një nëne të tre fëmijëve, e dhunuar nga armiku, e që tani jetonte qyqe vetëm, e ndarë nga fëmijët dhe bashkëshorti. Burri kishte kuptuar se gruaja e tij ishte përdhunuar nga armiku dhe e kishte flakur nga shtëpia se ajo tani nuk qenka më për të. Si të shpjegohet kjo? Çdo ditë kjo nënë e "pandërshme", tani e vetmuar dhe e tmerruar, përbirohet fshehurazi rrugicave deri në punë dhe anasjelltas, duke bartur mbi supe një tragjedi të papërshkruar.
Prapë pyes: Vallë, si ta shërojmë shpirtin e kësaj viktime dhe, akoma më shumë, si ta shpëlajmë turpin e burrit të saj!?...
**********************************
Ndërkombëtarët në Kosovë jo rrallë "zbulojnë ide gjeniale" për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve.
Një udhëheqës rajonal i një asociacioni ndërkombëtar i bëri të qeshin gazetarët kur në konferencë shtypi tha se si formë afrimi paskësh zgjedhur ndërtimin e një mulliri, në të cilin do të bluanin njerëzit pa paguar ujemin! Aty, thoshte ai, do të kthenin banorët e atij rrethi dhe kështu do të fillonte afrimi dhe jeta e përbashkët. Çka s’mendojnë edhe këta ndërkombëtarët. Metojnë që me një mulli ta pajtojnë popullin, kur ende janë me dhjeta shkolla të bëra rrafsh me tokë. Kjo, mbase, sikur tingëllon tepër naive dhe nënçmuese. Aq më tepër kur ky ndërkombëtari ishte angazhuar që mullirin ta ndërtojë në një nga enklavat serbe, ku ende dhe tani hartohen plane e projekte për shfarosjen e fqinjëve të tyre shqiptarë të asaj ane. Nisjativat e mirëfillta duhet respektuar, por...
Në një koktej rasti më kishte rënë ta dëgjojë po këtë ndërkombëtar duke thënë: Unë këtu nuk kam miq, por as armiq! (S’)e kuptova mysafirin e nderuar se ç’deshi të thoshte më atë "as miq, as armiq". Ju afrova plot respekt: I nderuar, është e vërtetë se këtu nuk ke armiq, por Ju mund të keni vetëm miq. Nuk foli fare, ma ktheu shpinën. As atëherë nuk e kuptova dhe edhe unë ia ktheva shpinën.
Mendja ma thotë se nuk ia vlenë të zgjatemi rreth mullirit, por ne duhet ta dijmë këtë,... a?!
**********************************
Mu kujtua Spitali i mushkërive në Pejë. Para okupimit serb redaksia më kishte caktuar të bëja një shkrim për të. Aty kuroheshin pacientët nga të gjitha viset e Kosovës. Dikur mendohej që ai të shndërrohet në Senatorium. Një ëndërr kjo e mbetur në gjysmë. Diçka edhe më keq se kjo, vjet, për herë të parë në historinë e mjekësisë, të sëmurët aty u ngritën në protestë kundër mbylljes së spitalit të tyre. Atij po i vëhet dryri. E, pacientët duan t’i kalojnë në një prej reparteve të Spitalit të Përgjithshëm. Çfarë vendimi, çfarë absurdi. Përgjegjësit shëndetësorë arsyetohen se "duhet ndërruar metoda e shërimit, puna në shëndetësi. Synohen standardet perëndimore"!
"Tuberantët" protestuan me ditë të tëra si duket kot, ani që është e sigurt se fshehurazi është duke ardhur "urragani" i TBCsë në Kosovë. Të sëmurët janë në shtim e sipër. Sa e dhimbshme: Kosova me tuberkulozë në shekullin 21.
Atdheu i im tani po pret para dyerve të pavarësimit. Sa mirë, sa përgjegjësi, sa frikë. Në Kosovë ende pikon loti!...
**********************************
Ne shqiptarët vërtetë po shtohemi shpejtë e pa plan. Punë përtej kreje edhe për repartet spitalore të gjinekologjisë. Një lehonë rrëfente me pezm se si gjatë kohës kur ajo ishte në sallën e lindjes, me gjithë dhimbjet e mundimshme, kishte dëgjuar mamitë duke i thënë mjekut: Doktor, merri gërsherët e kryej punë,... a po të dhimbset a?! Është e pabesueshme që jeta e një nëne të re të sfidohet në këtë mënyrë edhe tani pas lufte kur në spitale më nuk janë "mjekët" as "mamitë" serbe.
Gjithnjë pyes: Vallë, kështu u dashka të kujdesemi ne për nënat që shtojnë kombin tonë...
*********************************
Kur në Kosovë ranë bombat e para të NATO-s dhe përflakej lufta për liri, të nesërmen e 25 marsit qenë zbrazur edhe spitalet e Prishtinës. Pacientët shqiptarë iknin në pizhama kush kah mundtte për t’u shpëtuar thikave serbe. Kështu ndodhte edhe me lehonat. Atë ditë, në një rrugë afër spitalit, e kam parë lehonën me këmishën plot gjak dhe me foshnjën e mbështjellur në parzmë. Ikte për të shpëtuar foshnjën dhe vetvetën. Po atë ditë kishte lindur dhe atë ditë braktiste shtratin e Prokrustit. Tani vetë e dyta dhe duke i rrjedhur gjaku përgjatë rrugës së trazuar. E strehuam në një shtëpi. Trupi i saj dridhej si thupra, e këmisha gjithnjë e më shumë i merrte ngjyrën e kuqe. Të gjithë që u gjendem në atë shtëpi e harruam vetvetën dhe tmerrin që kishte kapluar qytetin tonë fantazmë. Foshnja e sapolindur çuditërisht nuk lëshonte asnjë zë vaji, ajo po bënte gjumin e parë nën krismat e automatikëve dhe gjëmimet e bombave. Për mrekullinë e zotit që të dytë kishin mbijetuar dhe tani ai po rritet në gjirin e prindërve. Mbase, do të kenë çfarë të tregojnë ajo nënë dhe ai fëmijë për nëtët e Bartolomeut...
**********************************
Interesant, me pranverën ringjallen disi edhe kujtimet dhe ato shpërthejnë si erupcion. Ndoshta pse mbi gjethet e vyshkura bulëzon jeta e luleve të reja. Por, a ka më keq se kur ato i shohim tek zverdhën para syve tanë mu në fillimstinën e tyre. Atëherë të bëhet sikur gjithçka po ikën në pakthim. Shtohet dhembja, nostalgjia, malli. Përvëlon edhe loti. Për çfarë dhe për kënd, kujtohuni dhe ju.
Lisin e fortë e çanë vetëm pyka e degës së vet, thotë një fjalë e jona popullore! Si t’ia bëjmë hallit: kudo që jemi, në Kosovë,... në mergim?
Vallë, sa paska ikur koha palidhje!... (vijon)
Shkruar nga Artan Kosova
KY SHKRIM ME BERI TE MENDOI SHUM GJERA SE NGA JEMI NE EDHE NGA VIM KA SHUM NJEREZ QE JETOIN ME KETE PLAGE NE ZEMER
NDERIMET E MIA PER KETE SHKRIM

Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
TRIMI I KOSOVËS
Trimi n'Kosovë Lufton
Trimi n'Kosovë Jeton
Trimi ATJE ëndrron
Ëndërron Kosovën e Lirë
Lufton për ditë më të mirë
Trimi sjell Lirinë
Dhe shkul tiraninë
TRIMI ose lirinë do ta gëzojë
Ose do të mbetet HEROJ
Trimi n'Kosovë Lufton
Trimi n'Kosovë Jeton
Trimi ATJE ëndrron
Ëndërron Kosovën e Lirë
Lufton për ditë më të mirë
Trimi sjell Lirinë
Dhe shkul tiraninë
TRIMI ose lirinë do ta gëzojë
Ose do të mbetet HEROJ
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Jam shqiptar e Kosovar Zot e krenar Zot e bujar
Mbi kete Dhe q'e kam si fe e permbi fe e kam vatan!
E kam atdhe!
Une jam ketu nga moti kur vete Zoti
E beri fushen fushe e malin mal.
Sa mban e gjitha Shqeheri,
Ish Iliri!
Kur nga nje det ne tjetrin det
Isha Zot Vete!
Mbi kete Dhe q'e kam si fe e permbi fe e kam vatan!
E kam atdhe!
Une jam ketu nga moti kur vete Zoti
E beri fushen fushe e malin mal.
Sa mban e gjitha Shqeheri,
Ish Iliri!
Kur nga nje det ne tjetrin det
Isha Zot Vete!
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Keto Postime qe kam bere eshte gjithmon kenaqesi qe nganjehere te rikujtohet dhimbja edhe te kemi gucimin te ulerasim ate qe meritojme Shqiperi Etnike
Re: Unë, Kosova, Loti dhe liria
Pavarsia na erdhi
Po gëzohet plaku
Gëzohet fëmija,
E zhgënjyer mbeti
Shtriga plak Serbia.
Feston kombi ynë
feston shqiptaria,
pas shum shekuj pritje
na erdhi Pavarsia.
Krenohu me bijt e tu
O’Kosovë heroine
bijt e tu më të mirë
të bënë sot të lirë. Sa trima na vdiqën
të tjerët na i vranë,
që të jeshë krenare
Ata dëshmorë ranë.
Dëshmorë ra
burërisht më i pari,
trim mbi trima
Adem Jashari.
E gjithë bota pyesnin
ga e muar frymëzimin
mos harioni shokë
Isa Boletinin.
Bajram Curi plaku
Shotën trimëreshë,
për krah sajë Azem Galia
në këmbë e tan malsia. Përpara u printe
vet Ahmet Delia,
kalorës më i miri
qe Shpend Dragobia.
Krenohet sot Kosova
krenohet shqiptaria
të rojë kombi ynë i lashtë
t’i rojë me shekuj
Kosovës pavarsia.
Po kremton Kosova
pranë sajë Maqedonoia,
Hoti plava ,Gucia
presheva dhe Çamëria.
Të punojmë e të mësojm
Se punët po shkojn mbar ta bëjmë realitet
bashkimin gjithkombëtar.
Urime pavarsia
O’Kosova nënë,
E festofshim këtë ditë,
Sa të ketë diell e hënë.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Liria e Fjales
» "LOTI IM"VEHBI KLAIQI
» Nje Lendim Nje Pike Loti
» Te ishe një pik loti, ku do te doje te bije...
» Liria e njeriut......

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi