“Prishtina Jazz Festival” sonte thërret për të shtatën herë
“Prishtina Jazz Festival” sonte thërret për të shtatën herë
Një hipermarket në qendër të kryeqytetit, të martën pasdite, kishte vendosur që blerjen e klientëve të vet ta shoqërojë me tinguj të jazzit klasik. Krejt rastësisht kjo ka mundur të kuptohej si paralajmërim se në Prishtinë do të ndodhë diçka në këtë frymë. “Prishtina Jazz Festival” do të nisë sonte (e mërkurë) maratonën e shtatë. Asnjë hipermarket nuk do të mund të ofronte atë që për gjashtë net radhazi do të “servohet” në teatrin “Oda”. Edhe këtë vit ky vend, por jo vetëm, do të jetë nikoqir i mbrëmjeve të jazzit. Në kuadër të festivalit, aktivitete do të ketë edhe në pjesë të tjera të shehrit.
Do t’i takojë kuartetit të Vigan Kuçit që të hapë edicionin e shtatë të “Prishtina Jazz Festival”. Në faqen e festivalit në rrjetin social “Facebook” për pianistin e ri kosovar - që ka mbaruar studimet në Gjermani, e i cili në vitin 2008 ka lansuar albumin e tij “Vigan Kuçi Trio Live” – thuhet se kemi të bëjmë me një artist të talentuar e të pjekur artistikisht.
Edhe mbrëmja e dytë e festivalit do t’u përkasë kosovarëve. E titulluar “Kosova Jazz Marathon Concert” do të bëjë bashkë “OM kuartetin”, “Trio of Love” dhe TRIO “A.E.A”. Edhe “Prishtina..” bën thirrje që publiku të shkojë në “Odë” që të dëgjojë se çfarë ka për të ofruar jazz skena kosovare.
Drejtorit të “Prishtina Jazz Festival”, Ilir Bajri, kjo e bën që të konstatojë se skena e jazit në Kosovë është duke u zhvilluar dhe afirmuar hovshëm.
“Kësaj here kemi edhe argumente për këtë gjë. Dy koncertet e para janë me bende të Kosovës”, ka thënë Bajri.
Teksa organizon për herë të shtatë radhazi “Prishtina..”, Bajri ka thënë se problemet dhe sfidat për këtë gjë gati janë bërë tradicionale.
“Përkrahja ende nuk është siç duhet, për mendimin tim. Ajo nuk po mundëson që festivali të rritet, por megjithatë po e mban gjallë atë, që, dorën në zemër, nuk është keq”, ka thënë Bajri.
Sivjet jazz në kuadër të festivalit do të ketë edhe në “Hamam Jazz Bar”, si dhe në lokalin e ri “Andrra”, ku do të mbahen jazz - sesionet. Por në “Odë” koncertet e jazzit nuk përfundojnë me kaq. Tingujt e kësaj muzike do të vazhdojnë edhe pas tyre.
“Kështu mendojmë se publiku do të ketë mundësi që të zgjedhë se çka dëshiron të ndjekë”, ka thënë Bajri.
Sidoqoftë “Prishtina..” tashmë ka krijuar publikun e saj të përhershëm. Bajri ka bindjen se nuk ka asnjë arsye që të mos mendojnë se ata që kanë ardhur tradicionalisht nuk do të vijnë edhe këtë vit.
“Për më tepër publik, jemi vonuar pak me informim, por megjithatë besoj se tashmë e kanë kuptuar se festivali do të nisë”, ka thënë Bajri.
Më 4 nëntor në Prishtinë do të zbarkojë jazz bateristi i njohur turk, Ferit Odman, me kuartetin e tij. Ai ka studiuar në Turqi, Suedi dhe në New York në William Paterson University. Herët është bërë aktiv në skenën e jazit në Turqi, ndërkaq së fundi është në një turne me pianistin turk Kerem Görsev.
Një ditë pas tij skenën do ta pushtojë Marco Bardoscia. E veçanta e tij është pasioni për muzikën afriko-amerikane.
Mbrëmje speciale do të jetë më 6 nëntor, kur Robert Jukiq “Operation Charlie” do të koncertojë dhe njëkohësisht do të promovojë CD-në e tij.
Kapak edicionit të shtatë “Prishtina Jazz Festival” do t’i vihet më 7 nëntor. Këtë do ta bëjnë Ferenc dhe Magnus Mehl kuarteti (FUMMQ). Për ta thuhet se janë emra të etabluar nga suksesi i projekteve dhe grupeve të mëparshme. Deri tash kanë fituar disa çmime, ndërkaq kanë koncertuar në skena të njohura gjithandej Evropës.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Kuarteti i Kuçit hap “Prishtina Jazz Festivalin”
» Jazz / Blues / Soul / Reagge
» Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin
» Nuk është e kënaqur me manikyrin: thërret policinë
» Tuna dhe Blerimi te dashuruar, aktori e therret “nuse”
» Jazz / Blues / Soul / Reagge
» Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin
» Nuk është e kënaqur me manikyrin: thërret policinë
» Tuna dhe Blerimi te dashuruar, aktori e therret “nuse”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi