Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuarteti i Kuçit hap “Prishtina Jazz Festivalin” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuarteti i Kuçit hap “Prishtina Jazz Festivalin” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuarteti i Kuçit hap “Prishtina Jazz Festivalin”

Shko poshtë

Kuarteti i Kuçit hap “Prishtina Jazz Festivalin” Empty Kuarteti i Kuçit hap “Prishtina Jazz Festivalin”

Mesazh nga Emona Wed 2 Nov 2011 - 22:53

Kuarteti i Kuçit hap “Prishtina Jazz Festivalin” Jazi_0311110943_1




Prishtinë, 3 nëntor - Kishte ardhur në orën 20:00. Vjet në këso ore fillonin netët e muzikës jazz. Por këtë vit Jesmin Muharremi, student i Fakultetit të Arteve në Tiranë, ishte një orë përpara në vendin ku për të shtatin vjet radhazi mbahet Festivali i jazzit në Prishtinë.

“Jam në Odën e jazzit... Jemi një orë përpara por eja pimë diçka ndërkohë”, thotë Muharremi teksa bisedonte në me një shoqe të tij. Mirjeta Nano, kolege e tij në fakultet e ka për herë të parë në “Prishtina Jazz Festival”. Dy miqtë bashkohen gjysmë ore para se të nisë mbrëmja. Pas disa problemeve me numrin e ulëseve që nuk u binte afër të dy gjejnë zgjidhjen.

“Do të qëndrojmë në këmbë”, thoshte Mirjeta, gjyshi i së cilës, Metah Nano ishte violonçelist i njohur. Qëndrimi në këmbë për të dy nuk ishte problem pasi që nuk ndiheshin të vetmuar. Hapësira e teatrit “Oda” ishte e stërmbushur. Në një skenë solide, këtë vit nuk doli të flasë as i “gjati”, Ilir Bajri, që është edhe drejtor i festivalit. Ishte zgjedhur një vajzë e re që të lajmëronte se Prishtina për një javë do të frymojë nën tingujt e jazz muzikës.

Disa drita të zbehta ndriçonin katër instrumentistë më në krye pianistin Vigan Kuçi, ishin të vetmet që zdritnin sallën. Njerëz të ulur në karriget solide të teatrit në terr binin në hall me shishet e birrave të lëna tek këmbët e që i rrëzonte ndonjë mysafir i ardhur me vonesë.

Megjithatë kjo nuk e pengon aspak pianistin e ri kosovar që ka mbaruar studimet në Gjermani që së bashku me saksofonistin, violonçelistin dhe bateristin që të merrnin me vete një publik të tërë. Kuçi performoi këngët e tij si “Sunshine”, “Happy time” e “New York atitude” pjesë të albumit të tij debutues “Vigan Kuçi Trio Live”, i lansuar në tetor të vitit 2008 e që paraqet konceptin e trios së tij me muzikë dhe stil që nga kritika e muzikës është quajtur si një pjekuri artistike.

Teksa publiku tashmë dirigjohej nga tingujt e katërshes gjermano-kosovare, drejtori i Festivalit në pjesën e jashtme të teatrit duket paksa më i relaksuar. Me një kravatë të kuqe me të cilën shoqëria e tij bënin hajgare, Bajri nuk e ka problem që lirshëm të thotë se ndihet krenar për atë se çka është dhe çka përfaqëson sot “Prishtina Jazz Festival”.

Atë nuk e befason as stërmbushja e Odës, e as “mrekullia” që Kuçi po e bënte në hapje të festivalit. Bajri është edhe më i lumtur kur flet sesi sivjet u është dhënë përparësi muzikantëve kosovarë.

“Edhe Vigani, megjithëse është rritur dhe shkolluar në Gjermani, është nga Kosova. Po gëzohem që ai po e hap festivalin sonte dhe gjithashtu për natën e nesërme (e enjte v.j). Ndihem mirë që instrumentistët kosovarë do të performojnë”, ka thënë Bajri.

Por ai zihet ngushtë kur pyetet se cila nga gjashtë netët nuk bën të humbet.

“Është vështirë të thuhet... Çdo natë është ndryshe, mirëpo kemi trion italiane pastaj turqit e plot të tjerë”, ka thënë Bajri.

Sipas tij, laramania e festivalit bëhet pikërisht për të zgjeruar audiencën e cila në edicionet e njëpasnjëshme është gati e njëjtë.

“Ne gjithmonë jemi në kërkim të publikut. Madje unë ndihem borxhli ndaj tyre, sepse më duket sikur s’po ju ofrojmë mjaftueshëm”, ka thënë Bajri.

Teksa njerëzit, lëvizje të vetme kishin duartrokitjet e gjata për kuartetin, për Kuçin ky ishte një tregues që publiku kosovar nuk e ka harruar. Ai kishte performuar në kuadër të “Prishtina Jazz Festival”, para katër vjetësh.

“Kjo mikpritje më bën të ndihem shumë mirë”, ka thënë ai.

Për të skena e Festivalit të Jazzit në Prishtinë mbetet më e dëshirueshmja për të performuar.

“Sa herë që do të vija në Kosovë për të perfomuar do të doja të ishte skena e këtij festivali”, ka thënë Kuçi. Edhe ai është shumë i lumtur që këtë vit në festival i është dhënë hapësirë e mjaftueshme instrumentistëve vendas.

“Për mua Kosova ka shumë instrumentistë të mirë në skenën e jazz muzikës. Prandaj është mirë që ata e kanë një skenë besnike që nuk i tradhton”, ka thënë pianisti.

E këta instrumentistë në mënyrë masive do të performojnë sonte (e enjte), në “Kosova Jazz Marathon Concert”.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi