Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Java e filmit francez” me pesë komedi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Java e filmit francez” me pesë komedi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Java e filmit francez” me pesë komedi

Shko poshtë

“Java e filmit francez” me pesë komedi Empty “Java e filmit francez” me pesë komedi

Mesazh nga Emona Wed 2 Nov 2011 - 22:48

“Java e filmit francez” me pesë komedi Javaa_0311110951_1

Prishtinë, 3 nëntor – Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, krijimet filmike franceze do të shfaqen para publikut kosovar. Nga 3 deri më 6 nëntor do të nisë “Java e filmit francez”. Francezët kësaj here kanë vendosur që publikut kosovar t’ia servojnë humorin e tyre. Do të jenë pesë filma, të gjithë të zhanrit komedi, që kësaj radhe nuk do shfaqen vetëm në Prishtinë. Përveç kinemasë së vetme të kryeqytetit, nikoqir i kinematografisë franceze do të jenë edhe qendra e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, si dhe qendra “7 Arte”, dhe Zyra Kulturore Franceze në Mitrovicë.

“Mirë se erdhët në veri” është njëri nga filmat që ka në program “Java..”. Mbase krejt rastësisht, ai do të ndezë ekranin e madh në të tri qendrat, përfshirë edhe Mitrovicën. Por filmi nuk është aq serioz sa gjendja në pjesën veriore të Kosovës. Me regji të Dany Boon, filmi i 2008-s i takon zhanrit komedi. Në sinopsisin e këtij filmi thuhet se Philippe Abrams, drejtor i një zyre të postës në jug të Francës, është transferuar në Bergues, qytet i vogël verior.

“Me shumë paragjykime e përjeton këtë transferim si një dramë të vërtetë, por çuditërisht ai zbulon një vend me plot sharmë dhe me njerëzi mikpritës”, thuhet në sinopsis.

Filmat e tjerë që ka në program “Java e filmit francez” janë edhe “Asteriksi dhe Obeliksi: Misioni Kleopatra”, “15 vjeç e gjysmë”, “Biondi i gjatë me një këpucë të zezë” dhe “Emri i njerëzve”.

Ata do të shfaqen me rotacion në të tri qendrat, teksa në të tri qytetet do të organizohet nga një ceremoni zyrtare e hapjes së “Javës...”, që do të mbahen në mbrëmje. Në hapje pritet të jetë edhe ambasadori francez në Kosovë, Jean Fracois Fitou.

Miradije Vllahiu, menaxhere në kompaninë për shfaqjen dhe distribuimin e filmit “Genci”, që menaxhon Kinemanë ABC në kryeqytet, ka thënë se bashkëpunimi me Ambasadën Franceze në fushën e kinematografisë është ndër më të qëndrueshmit dhe më të suksesshmit në këta 11 vjet. Ajo ka thënë se prezantimi i kinematografisë franceze për publikun kosovar ka nisur bashkë me punën e kinemasë.

“Ne kemi nisur punën me filmin e parë ‘Kolonel bunkeri’ të Kujtim Çashkut, e pas tij për disa muaj kemi shfaqur filma që kanë qenë donacion atëherë nga Zyra ndërlidhëse e Francës”, ka kujtuar Vllahiu.

“Deri tash janë prezantuar të gjitha zhanret e kësaj kinematografie, e kësaj here do të shfaqen pesë komedi”, ka shtuar ajo.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi