Marrëdhëniet në çift, ende një mister
3 posters
Faqja 1 e 1
Marrëdhëniet në çift, ende një mister
Për marrëdhëniet intime mes çifteve mund të mendohet se është shkruar dhe ezauruar çdo gjë dhe se tashmë, gjithçka është e njohur dhe e ditur. Pavarësisht këtij fakti, ka ende shumë psikologë dhe terapistë të cilët përpiqen të hulumtojnë përtej së njohurës dhe së mirëqenës.
Një psikologe britanike, e cila i është përkushtuar prej vitesh fushës së marrëdhënieve seksuale mes mashkullit dhe femrës, pati një ide brilante për të vazhduar më tej eksplorimin e një lidhjeje, për të cilën pretendohet se dihet gjithçka. Fusha e vëmendjes së saj ka qenë kryesisht e përqendruar te femra dhe gjetja e shkakut të shkëputjes së saj më të hershme se mashkulli, nga bota e marrëdhënieve intime. Prej vitesh, kategori të ndryshme grash e kishin pyetur pafundësisht për marrëdhëniet e zbehta me partnerët dhe për mundësinë e gjetjes së “magjisë” që dikur kishin me bashkëshortin, apo të dashurin e tyre. Përgjigjet që ajo u kishte dhënë këtyre grave ishin: gjej një grua për të mbajtur fëmijën, për të pasur më shumë kohë për bashkëshortin, shkoni në hotel, blini veshje më provokuese. Në thelb të të gjithë këtyre këshillave ishte kujtesa që çdo grua duhet t’i bëjë vetes se veç të tjerash është edhe femër. Më pas psikologes i lindi një ide brilante. Ajo përzgjodhi 98 çifte të cilëve u la detyrën që për një vit të shkruanin një ditar, në të cilin të shpreheshin pa rezerva dhe censura për atë që ndjenin për partnerin dhe lidhjen e tyre, madje edhe për partnerë të tjerë e ide për lidhje të tjera. Të gjitha këto rrëfime, sigurisht të pa personalizuara, ajo i hodhi në një libër, që rrëfen histori të patreguara, siç janë në përgjithësi historitë e rrëfimet e ditarëve. Në këto ditarë të paraqitet një botë plot me emocione personale, dhimbje dhe ndonjëherë edhe ide të reja. Në fakt këto ditarë nuk kanë fare lidhje me seksin, si akt fizik mes dy personash, por me botën shpirtërore, me emocionet që rrethojnë këtë marrëdhënie fizike, me emocionet dhe ndjesitë ndaj atij që ke pranë, të cilin e do, me frikën, intimitetin, mirënjohjen, fajin, vetminë, shpresën. Nga ajo që del në materialin e ditarëve duket se për të gjithë, gjëja e fundit që çojnë nëpër mend, është gjetja e “pozicioneve të reja që të japin kënaqësi”. Historia e tyre është histori ndjenjash. Meshkujt, për shembull, shqetësohen shumë se përse kanë ndjesinë se bashkëshortja e tyre nuk është më aq e lidhur shpirtërisht sa më parë, apo gratë vetë mendojnë se si është e mundur që i shoqi vazhdon të pretendojë prej saj seks, kur në mëngjes nuk i derdhi plehrat e shtëpisë, si shenjë se ia dëgjon sërish fjalën. Të gjitha rrëfimet janë të drejtpërdrejta, edhe pse gjithçka merret me koeficientin e mosbesueshmërisë dhe personalizimit të situatave të ndryshme, duke qenë se njerëzit gjithmonë tentojnë që të zmadhojnë dhe ekzagjerojnë situatat e madje edhe ndjenjat. Mbi të gjitha këto ditarë provojnë katërçipërisht se nuk ekziston fjala “normale” në asnjë lloj marrëdhënieje. Ideja e të shkruarit të ditarëve pa emër ka nxitur te të gjithë ata që morën pjesë në këtë eksperiment, dëshirën për të qenë deri në fund të sinqertë me veten, si kurrë më parë. Sipas psikologes, eksplorimi i kufijve të potencialit seksual nuk ka të bëjë shumë me anën teknike të marrëdhënies, por vetëm me ndjenjat që dy persona ndajnë me njëri-tjetrin, si dhe asaj çka ndjejnë për veten dhe kjo brenda dhe jashtë dhomës së gjumit. Ajo që të bie në sy është se ndryshimet që kanë të bëjnë me vetëbesimin dhe ndjesitë janë të ndryshme nga brezi në brez. Kështu për shembull 20-vjeçaret e sotme kanë më shumë vetëbesim në çështjet seksuale se moshataret e tyre të brezave të mëparshëm. Kjo mund të shpjegohet me faktin se kultura e gjeneratës “Sex and the City”, qëndrimet një natë me një partner u kanë dhënë vajzave më shumë vetëkontroll për menaxhimin e jetës seksuale, por ka ditarë të vajzave të reja në të cilat ato shprehin lodhje, ezaurim dhe mërzi për ndërrimin e shpeshtë të partnerëve, për lidhjet sipërfaqësore e vetëm fizike, të cilat të konsumojnë dhe të boshatisin përbrenda. Ka shumë të rinj dhe të reja sot që kërkojnë të kenë jetën e tyre seksuale, por zakonisht modeli që u ofrohet është modeli “fast-food”, pra një lidhje shumë e shpejtë që ka vetëm konsumin e shpejtë brenda vetes e pasuar nga harresa dhe rendja drejt një tjetër lidhjeje të ngjashme thjesht konsumuese. Ka pasur ditarë të vajzave 25-vjeçare të përqendruara vetëm tek arritja e teknikave të sofistikuara, për t’i sjellë partnerit sa më shumë kënaqësi fizike, çka mund të përkthehet me një punë të madhe fizike nga ana e tyre, që nuk ka të bëjë fare me dashurinë, ndjenjën dhe marrëdhënien e vërtetë intime mes dy personazh. Këto lloj çiftesh që kërkojnë maksimumin nga fiziku dhe organet e tyre gjenitale, në ditarë kanë shkruar se thellë-thellë ajo çka kishin nevojë ishte intimiteti i një lloji krejt tjetër, që nuk kishte nevojë për sforco e shtirje, por që vinte natyrshëm si pasojë e ndjenjave të përbashkëta. Edhe meshkujt që shquhen si të prirur vetëm për marrëdhënie fizike, kërkonin në thelb dashuri dhe mirëkuptim. Ajo çka ishte me të vërtetë befasuese, sipas psikologes, nga leximi i ditarëve, ishte ana e fshehtë e të ashtu quajturve “Maço man”, ose meshkuj të fortë. Meshkuj të tillë të shquar si “gjahtarë” femrash të reja dhe të bukura kanë një anë të fshehtë shumë më të ndjeshme dhe të dashur e madje shumë më besnike ndaj partnerit zyrtar. Një pjesë e madhe e këtyre burrave, edhe pse mund të kenë shumë të dashura, vazhdojnë në thelb të jenë thellësisht të dashuruar me bashkëshortet e tyre. Ata shpesh duan që ajo të jetë më pranë fizikisht dhe së pari ta ndiejnë dashurinë dhe kujdesin e saj, sepse vetëm kështu do ta jepnin në këmbim. Ata kanë nevojë ta dinë se janë ende në qendër të vëmendjes, pavarësisht se tashmë mund të mos kenë asnjë qime në kokë, apo mund ta kenë barkun e rrumbullakosur. Ditarët ishin mbushur me histori të trishtuara dashurish të braktisura, të lëna përgjysmë. Duket sikur burrave më në fund iu dha rasti që të flisnin hapur për atë çka mendonin vërtet, pa pasur frikën e paragjykimit apo keqgjykimit. Një prej tyre, një burrë rreth të 50-ave shkruante: “Për mua gruaja ime vazhdon të jetë seksualisht tërheqëse dhe unë do të doja të bëja dashuri me të. E kuptoj se po plakemi dhe nuk jemi ata që kemi qenë në të ri, por më mungon shumë dashuria dhe ëmbëlsia me të cilën ajo më gostiste në vitet e para të marrëdhënies sonë. Do të doja që në këto momente malli e vetmie, të ulesha dhe të qaja, por burrat e moshës sime nuk qajnë për gjëra të tilla, pra se nuk i përkëdhel më gruaja si dikur dhe kjo do të ishte një dobësi e turpshme. Sigurisht që as mund ta çoj nëpër mend që t’u flas të tjerëve për këtë problem të madh afeksioni që kam”. Dhe sigurisht që nuk bëhet fjalë vetëm për meshkuj që vuajnë. E njëjta dhimbje dhe hidhërim shprehet edhe nga vetë gratë. Në këtë rast ato shprehin keqardhje që dëshirat e tyre seksuale nuk përkojnë me ato të partnerëve. Të bombarduar me reklama të ndryshme shumë sensuale në TV, gazeta e revista, njerëzit shohin me sy e plasin me zemër dhe kjo situatë është një vuajtje e fshehtë dhe e gjatë për shumëkënd. Askush nuk do që të jetë një zë ndryshe në një botë të mbushur me reklama që shpallin kënaqësinë seksuale, edhe në rastin e promovimit të prodhimeve ushqimore. Të paktë janë ata që pranojnë publikisht se janë të brishtë shpirtërisht, apo që do të flisnin për historitë e trishta të shtretërve të tyre martesorë, që do të tregonin vuajtjen nga mosafrimi i partnerit dhe enigma e largimit të tij. Ka raste kur një fjalë e thjeshtë mund të ndryshonte situata nga më të koklaviturat dhe delikatet. Ajo që psikologia ka vënë re në përvojën e saj të gjatë me njerëzit është se gratë, shpesh e përdorin seksin si armë për të dënuar, ose shpërblyer partnerin, duke e shndërruar atë në një gjë materiale. Ndërsa burrat, me kalimin e kohës, ankohen se “e dashura” me të cilën u martuan, ka ikur dhe në vend të saj ka ardhur një grua që seksin e përdor për të përfituar, apo për të dënuar. Ajo çka është më e keqja është se bëhet fjalë për dënime ndaj enëve të palara, pazarit që nuk është bërë siç duhet. Në kushte të tilla, çiftet nuk e kuptojnë më se si u zhduk pasioni që dikur i mbante gjallë. Sipas disa studimeve, kjo ka të bëjë me zhdukjen e të ashtuquajturve hormone të dashurisë 18 muaj pas njohjes së parë dhe se me kalimin e kohës, pasioni seksual mund të rindizet pas një nate të kaluar jashtë shtëpisë e larg fëmijëve. Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë.
Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: Marrëdhëniet në çift, ende një mister
Po normale se nje mister e kemi nder veti ne e jo me ne nje marredhenie ne te cilen pervec vetes duhet te zbulosh dhe te analizosh nje karakter tjeter... Nuk e lexova artikullin por komentova sipas titullit me shume.
Sec kam nje pershtypje qe esht mese e vertet kjo qe thuhet per femrat...
Ajo që psikologia ka vënë re në përvojën e saj të gjatë me njerëzit është se gratë, shpesh e përdorin seksin si armë për të dënuar, ose shpërblyer partnerin, duke e shndërruar atë në një gjë materiale. Ndërsa burrat, me kalimin e kohës, ankohen se “e dashura” me të cilën u martuan, ka ikur dhe në vend të saj ka ardhur një grua që seksin e përdor për të përfituar, apo për të dënuar.
Sec kam nje pershtypje qe esht mese e vertet kjo qe thuhet per femrat...
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Marrëdhëniet në çift, ende një mister
Varet edhe nga karakteri i personave sesi duan te sillen.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Parate, marredheniet ne cift me te qendrueshme gjate krizes ekonomike
» Arsyeja pse puthim mbetet ende mister
» Marrëdhëniet njerëzore
» Marrëdhëniet at – bijë
» KFOR-i rifillon marrëdhëniet me FSK
» Arsyeja pse puthim mbetet ende mister
» Marrëdhëniet njerëzore
» Marrëdhëniet at – bijë
» KFOR-i rifillon marrëdhëniet me FSK
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi