Zvonko Veselinovic merr para nga PTK-ja
Faqja 1 e 1
Zvonko Veselinovic merr para nga PTK-ja
Zvonko Veselinoviq nuk udhëheqë vetëm bandat e krimit serb në veri të Kosovës. Ai është partner i mirë edhe i kompanisë më profitabile publike të Republikës së Kosovës, Postës dhe Telekomit. Portali LajmeShqip.com publikon dy kontratat e PTK-së për vendosjen e antenave në veri të Kosovës. Se si funksionon rrjeti i krimit të organizuar në Kosovë, dëshmojnë edhe faktet në vijim.
Është spekuluar se kontrata është e nënshkruar nga bashkëshortja e tij, Liljana Bozovic, por faktet flasin ndryshe.
Burime të konfirmuara mirë të Portalit LajmeShqip.com, kanë mësuar se nënshkrimi i kontratës është bërë personalisht nga Zvonko Veselinovic. Këtë e vërteton edhe fakti se në kontratë nuk ka nënshkruar personalisht Ljiljana, por është nënshkruar “FOR” - për Ljiljanën.
Portali e ka verifikuar burimin dhe ka rikonfirmuar se Veselinovic ka qenë personalisht në PTK për ta nënshkruar kontratën dhe aneks-kontratën. Kontratës i mungon autorizimi që i jep të drejtë Zvonkos të nënshkruajë në emër dhe për Ljiljana Bozovicin.
Kontrata i siguron Zvonkos 1.000 euro për muaj nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, të cilat i paguhen në xhirollogarinë e gruas 1160-642610-000121, në ProCredit Bank.
Veselinovic, i cili tashmë e ka fituar edhe epitetin si kapoja kriminale e veriut të Kosovës, është bërë garantues për antenat e kompanisë telefonike mobile Vala në Mitrovicë. Në këmbim të sigurisë së një antene, ai e merr këtë shumë parash nga kompania publike, aksionare e së cilës është Qeveria e Kosovës.
Kjo ndërmarrje publike, që këto ditë dështoi për herë të dytë që të privatizohet, pas tërheqjes së Harvatski Telekomit, me arsyetimin se zyrtarët e lartë të saj akuzohen për korrupsion, në një periudhë i kishte paguar Veselinovicit haraç, e më vonë këtë pagesë e kishte zyrtarizuar me një kontratë të cilën e ka siguruar dhe e sjellë ekskluzivisht portali LajmeShqip.com.
PTK-ja, për antenën e vendosur në veri të Mitrovicës, ka paguar dy muaj pa letra, ndërsa paratë i kanë shkuar në konton e saj në ProCredit Bank, Liljana Bozovicit, gruas së kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinovic.
Për t’i legjitimuar këto pagesa, në këmbim të sigurisë së antenës, dy muaj më vonë, ish-drejtori i Postë-Telekomit të Kosovës, Etrur Rrustemaj, e ka vënë firmën e tij bashkë me drejtorin e prokurimeve, Fatmir Gjonbalaj, në një marrëveshje në letër me Liljana Bozovicin .
Vendi i vetëm ku PTK-ja do të mund të vendoste BTS-at, sipas burimeve të portalit, ishte një banesë private në katin e pestë të një ndërtese kolektive, në rrugën “Kralj Petar I”, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Veselinovic, sipas burimeve të portalit, para katër vitesh ka qenë personalisht në zyrën qendrore të PTK-së, për të negociuar dhe nënshkruar kontratën me PTK-në. Mirëpo, brenda vetë kontratës së nënshkruar mes palëve, përpos që ka mospërputhje datash, ka edhe një element të dyshimtë, që është nënshkrimi i kontratës.
Në kontratë shkruan decidivisht se marrëveshja starton më 1 qershor të vitit 2007 dhe ka validitet për dy vjet, deri më 1 qershor të vitit 2009, ndërsa nënshkrimi i Etrur Rrustemajt, në po këtë marrëveshje, figuron të jetë i datës 7 gusht të vitit 2007, dy muaj më vonë. Fatmir Gjonbalaj, shef i Prokurimit të PTK-së, figuron të ketë nënshkruar më 6 gusht të atij viti, ndërsa tek nënshkrimi i Bozovicit nuk figuron data fare.
Përmes kësaj marrëveshjeje, PTK-ja obligohet t’ia paguajë zyrtarisht gruas së kapos së krimit të veriut një shumë prej 1.000 eurosh, 350 euro në emër të qirasë për lirimin e hapësirës për pajisjet telekomunikuese të kësaj ndërmarrjeje publike, dhe 650 euro në emër të shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të pajisjeve telekomunikuese.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Qeveria merr borxh në bursa
» Interneti na merr 15 ore ne jave
» Jep-merr-ngjit-prit!
» Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
» Zgjith dhe Merr....Ke do zgjidhje ti
» Interneti na merr 15 ore ne jave
» Jep-merr-ngjit-prit!
» Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
» Zgjith dhe Merr....Ke do zgjidhje ti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi