Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njiheni të dashurën nga pëllëmba . People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njiheni të dashurën nga pëllëmba . People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njiheni të dashurën nga pëllëmba .

2 posters

Shko poshtë

Njiheni të dashurën nga pëllëmba . Empty Njiheni të dashurën nga pëllëmba .

Mesazh nga WebMaster Sat 5 Nov 2011 - 12:55

Bazat e shkencës së leximit të pëllëmbës. Si të zbuloni nëse ajo e ka mendjen te shtrati apo te librat. Hë pra zotërinj, nga e njihni të dashurën e mundshme? Është vështrimi në sytë e saj, buzëqeshja e saj joshëse apo ndoshta fakti se ajo të bleu një birrë? Le të themi të vërtetën: nuk duhet të shikoni përtej duarve të saj.
Për qindra vjet, lexuesit e pëllëmbës dhe disa personalitete historike më të njohura kanë përdorur shkencën e leximit të dorës si udhëzues në jetën e tyre. Qoftë para takimit të parë apo një zotimi që do të zgjasë sa tërë jeta, leximi i pëllëmbës ka qenë gjithmonë një burim i besueshëm për njerëz të të gjitha shtresave.

Kënaqësi me dorën e saj
Në një kohë një lexuesit e vërtetë të dorës ia kushtojnë jetën e tyre kësaj shkence (nëse doni ta quani kështu), ne do t'ju mësojmë bazat. Përpara se të kërkoni dorën e saj, duhet më parë ta lexoni.
E dimë të gjithë sesa i sikletshëm mund të jetë takimi i parë. Ku do të shkoni? Për çfarë do të flisni? A do t'ju mbyllet goja? Të gjitha këto janë të rëndësishme, por kohët e fundit ju duhet të thyeni akullin. Pasi i keni ofruar një pije, pse të mos i ofroni edhe një lexim dore falas? Ajo mund të mbetet paksa e habitur nga oferta juaj, por kjo ka për t'i pëlqyer.
Tani që ajo është vënë në qendër të vëmendjes, përveshni mëngët dhe futjani punës.

A është këmbëngulëse ajo?
Karakteristika e parë që duhet të ekzaminoni është gishti i madh. Më saktësisht, ekzaminoni dy pjesët e tij, të sipërmen dhe të poshtmen, të cilat ndahen nga një vizë (aty ku përkulni gishtin). Kur vëreni gishtin, mbani në mendje se gjysma e sipërme përfaqëson "dëshirë", ndërsa ajo e poshtme "logjikë". Nëse seksioni i sipërm është më i gjatë se i poshtmi, atëherë keni të bëni me një grua që ka dëshirë të fortë. Asaj i pëlqen të ketë kontroll dhe të marrë vetë të gjitha vendimet.
Kjo mund ta bëjë më eksituese dhomën e gjumit, por ditë pas dite mund të kthehet në një torturë të vërtetë, sepse do t'ju duhet të dorëzoheni më tepër se ç'dëshironi ta bëni këtë.
Nga ana tjetër, nëse seksioni i poshtëm është më i gjatë, keni të bëni me një person të kontrolluar nga logjika. E keqja në një situatë të tillë është se kësaj femre mund t'i mungojë dëshira për të rrezikuar. Juve mund t'ju duket tepër zbavitëse diçka që ajo e quan thjesht budallallëk. Procedoni me kujdes.

Te majat e gishtërinjve
Pasi keni eksploruar "dëshirën" dhe "logjikën" e saj, ju duhet t'u hidhni një sy edhe majave të gishtërinjve të dorës. Ka shumë klasifikime të tyre, por ne do të bëjmë më të thjeshtin.
Nëse ajo ka gishta me majë, atëherë keni përballë një ëndërruese. Ajo e vlerëson të bukurën dhe i hedh një hije pozitive çdo gjëje. Ajo jeton për momentin dhe ndoshta është duke kërkuar dikë me të cilin të ndajë idealet e saj.
Nga ana tjetër, majat katrore të gishtërinjve janë një tregues i qartë prakticiteti. Mos guxoni të shoqëroni me njeri tjetër veç saj. Pasojat do të ishin fatale.

Ç'të keqe kanë duart e buta
Karakteristika e fundit që duhet të ekzaminoni është ndjesia që ju jep dora e saj. Në këtë rast do të diskutojmë për dy klasifikime: të buta dhe të ashpra. Duart e saj të buta mund t'ju krijojnë një ndjesi të këndshme, por më mirë vazhdimi të lexoni më poshtë. Keni të bëni kryekëput me një dashnore të artit. Ndërsa juve mund t'ju shkojë mendja te ndonjë darkë apo te ndonjë film për një takim të përsosur, ajo do të dojë të shkojë në një muze.
Nga ana tjetër, kur zbuloni duar të ashpra, duhet të procedoni me kujdes. Keni përballë një grua me një personalitet intensiv. Ndonjëherë ajo mund të jetë pa takt, madje t'ju bëjë të mendoni se nuk ishte ajo zgjidhja e duhur. Ndershmëria e saj mund të jetë, pas pak kohe, kokëçarëse.

Dhe tani në sulm!
Tani që i mësuat këto baza të thjeshta, vërini në provë. Mos e bëni të mërzitshëm takimin tjetër duke folur për jetën tuaj. Fokusohuni tek ajo dhe përgatiteni veten për eksperiencën më njohëse.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njiheni të dashurën nga pëllëmba . Empty Re: Njiheni të dashurën nga pëllëmba .

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 4:12

brava E djem jeni te afte ti njihni apo keni vetem fjale?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi