Dieta e pastër vegjetariane dhe preferencat ndaj saj
3 posters
Faqja 1 e 1
Dieta e pastër vegjetariane dhe preferencat ndaj saj
Nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe adhuruesi i deklaruar i hamburgerave, Bill Clinton, vendos të ndjekë dietën e pastër vegjetariane për arsye shëndetësore, është koha për të hedhur një vështrim më nga afër. Ndërkohë që vegjetarianizmi i mirëfilltë fiton përkrahje edhe nga njerëzit e famshëm, cilat janë dobitë dhe problemet shëndetësore të lidhura me këtë dietë, pa mish dhe pa produktet bulmetore?
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton është ndoshta personi më i famshëm në botë që ndjek dietën e pastër vegjetariane. Ku ishte në detyrë Clinton nuk e fshehte adhurimin e tij ndaj ushqimeve të pashëndetshme, sidomos ato me përmbajtje të lartë yndyrash, si hamburgerat. Por që nga koha e lënies së detyrës, ish-Presidenti ka patur dy ndërhyrje në zemër dhe, pas këshillave mjekësore, ai vendosi të fillonte dietën e pastër vegjetariane. Clinton u zgjodh njeriu i vitit nga Organizata për Trajtimin Etik të Kafshëve, PETA, sipas së cilës dieta e tij e re kishte “kursyer jetën e 200 kafshëve detare dhe tokësore në vit”.
Por vegjetarianizmi i mirëfilltë nuk parashikon vetëm ngrënien e frutave dhe perimeve.
Restorantet si Simply Authentic Food i Londrës janë të specializuara në përgatitjen e pjatave vegjetariane. Këtu asgjë nuk gatuhet në temperaturë më të lartë se 48 gradë celcius dhe të gjitha ushqimet janë natyrale.
Por çfarë mund të hanë ndjekësit e kësaj diete?
Xhein Klark, dietologe në klinikën Portobello, përkufizon ushqimet që parashikon dieta.
“Dieta e pastër vegjetariane është një dietë e rreptë dhe nuk përmban asnjë nga produktet bulmetore.”
Shoqata e Vegjetarianëve thotë se një ndjekësit e dietës janë persona që “mundohen të jetojnë pa shfrytëzuar kafshët, për të mirën e kafshëve, të njerëzve dhe planetit. Vegjetarianët e mirëfilltë ushqehen vetëm me produkte bimore, pa konsumuar mish, peshk, bulmet, vezë apo mjaltë.” Ka dhe stile jetese të lidhura me dietën që evitojnë përdorimin e lëkurës, leshit dhe mëndafshit në veshje.
Por me një dietë kaq të rreptë duhet patur kujdes për marrjen e mjaftueshme të vitaminave dhe ajo nuk është e përshtatshme për këdo.
Fëmijët duan kujdes të veçantë para se të fillojnë dietën e pastër vegjetariane.
Zonja Klark paralajmëron:
“Ne kemi disa shqetësime lidhur me këtë dietë, veçanërisht për fëmijët sepse burimet e hekurit janë në nivele shumë të ulëta. Hekuri është një mineral i nevojshëm për të patur qeliza të gjakut të shëndetshme dhe dieta e pastër vegjetariane mund të mos ofrojë hekur në përmbajtjen e saj.”
Kjo dietë mund të ketë sasi të pamjaftueshme të kalciumit dhe të vitaminës B12, prandaj dietologia Klark rekomandon konsumimin e produkteve alternative me sasi të shtuar të këtyre elementëve si drithërat apo marrjen e kokrrave plotësuese.
Ish-Presidenti Klinton nuk është i vetmi njeri i famshëm që ndjek këtë dietë. Këngëtari i rokut, Ozzy Osborne, ka deklaruar se edhe ai ndjek dietën e pastër vegjetariane. Edhe pse ka kaluar vetëm rreth një muaj që kur ai ka filluar, ai shprehet se ndihet mirë qysh tani. Ai thotë se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndaluar konsumin e ushqimeve të pashëndetshme.
Por sa është e përhapur kultura e dietës së pastër vegjetariane midis njerëzve të famshëm?
Aktorja Rose McGowan thotë se nuk është për të.
“ Nëse do të isha një person më i lartë dhe më i fortë ndoshta do t’ia arrija të isha pjesë e asaj kulture, por tani për tani jam dembele dhe më pëlqejnë këpucët e lëkurës.”
Aktorja Selma Blair thotë se pavarësisht se konsumon disa herë mish, vegjatarianizmi përbën bazën e dietës së saj.
“Unë kam konsumuar dhe do të vazhdoj të konsumoj mish prandaj unë nuk jam vegjetariane e mirëfilltë, por pjesa më e madhe e dietës sime është vegjetariane.”
Ndërkohë që njerëzit e famshëm kanë vështirësi të ndjekin dietën e rreptë vegjetariane, sipas Shoqatës së Vegjetarianëve, vetëm në Britaninë e Madhe ka mbi 150 mijë njerëz që e zbatojnë atë me sukses.
Pra, duhet të bëhemi vegjetarianë të mirëfilltë për arsye shëndetësore? Përgjigja, sipas zonjës Klark është “jo”.
“Unë do t’a rekomandoja këtë dietë për njerëzit që kanë probleme morale mbi ngrënien e produkteve të kafshëve, por jo sepse do të ishte zgjidhja e vetme për të qenë të shëndetshëm.”
Tani nuk ngelet tjetër veçse të shohim nëse Ozi Ozborn do arrijë të mbetet vegjetarian i mirëfilltë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. /voa/

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dieta e pastër vegjetariane dhe preferencat ndaj saj
Dhe ku eshte Dieta ?
Apo vetem fruta dhe perime...
Apo vetem fruta dhe perime...
Re: Dieta e pastër vegjetariane dhe preferencat ndaj saj
Kjo qenka diete per tu shendoshur dhe jo per tu dobesuar me duket.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dieta Anticelulite
» Më shumë jepen femrat ndaj pasurise apo ndaj dashurisë?
» Për një frigorifer të pastër
» Jemi racë e pastër!
» Shkrimi i pastër i gjuhës shqipe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi