KFOR-i mori barrikadën te Jarinja
Faqja 1 e 1
KFOR-i mori barrikadën te Jarinja
Trupat e KFOR-it, rreth orës dy në mëngjes, kanë vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Ushtarët e forcave ndërkombëtare kanë shtrirë telin gjemborë para barrikadës dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposaviq - Rashkë.
Gjatë aksionit, KFOR-i përdori gaz lotsjellës për të detyruar serbët që të largohen nga barrikada, raporton Tanjug.
Dy serbë thuhet se janë dërguar në një bazë të KFOR-it në Jarinje për një orë e gjysmë, për t’u liruar më vonë.
Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit, Branko Ninic, në një deklaratë për Tanjug ka thënë se serbët e veriut të Kosovës “do të vazhdojnë kundërshtimin paqësor ndaj instalimit të institucioneve të Prishtinës në pikëkalime”.
Ninic tha se trupat e KFOR-it “pa arsye përdorën gazin lotsjellës” dhe se “qytetarët nuk bëjnë rezistencë ndaj KFOR-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare, por vetëm ndaj institucioneve të Kosovës”.
KFOR-i ka bllokuar edhe dy rrugë alternative pranë Jarinjës dhe lumit Ibër, që çojnë nga Leposaviqi në Rashkë.
Pas aksionit të KFOR-it, serbët kanë shkarkuar disa kamionë me zhavorr për të krijuar një barrikadë të re. Ata aktualisht janë rreth njëqind metra larg nga barrikada e vjetër.
Pas aksionit, ushtarët e KFOR-it kanë dalë me disa automjete nga baza "Notting Hill", për t’u pozicionuar në rrugën magjistrale të Mitrovicës.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» KFOR rifillon bashkepunimin me FSK-ne
» KFOR-i amerikan në pikat 1 dhe 31
» KFOR kërcënon serbët
» KFOR: “STOP ose do t’ju qëllojmë”
» KFOR-i rifillon marrëdhëniet me FSK
» KFOR-i amerikan në pikat 1 dhe 31
» KFOR kërcënon serbët
» KFOR: “STOP ose do t’ju qëllojmë”
» KFOR-i rifillon marrëdhëniet me FSK
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi