“Skena UP” lobon për pavarësinë e Kosovës

Në edicionin e nëntë të festivalit të studentëve për film dhe teatër “Skena UP”, organizatorët i kanë vënë vetes një synim shtesë. Përveç promovimit të krijimtarisë teatrore e kinematografike, këtë vit ky festival do të provojë të ndryshojë opinionin e shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Brenda datave 5 dhe 12 dhjetor, kur do të mbahet festivali këtë vit, do të organizohet edhe një konferencë, ku do të diskutohet se si kultura i lidh popujt dhe shtetet. Drejtori i “Skena UP”, njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka bërë me dije këtë ide të martën, në ditën kur është shpallur programi i konkurrencës ndërkombëtare të edicionit të sivjetmë.
Ai ka treguar se pjesëmarrësit nga Rusia, Rumania, Sllovakia, Qiproja, Greqia, Spanja, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia - shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës - do të marrin me vete edhe nga një gazetar.
“Ideja është që përmes shkrimeve të tyre për festivalin dhe për Kosovën të mundohemi që ta ndryshojmë për të mirë opinionin publik të këtyre vendeve përmes kulturës”, ka thënë Zharku.
Këtë vit festivali “Skena UP” ka lidhur një marrëveshje me Festivalin e Filmit të Sarajevës. Ai që konsiderohet festivali më i madh i filmit në Ballkan, dhe njëri ndër më të rëndësishmit në Evropë, do të dërgojë një film që të shfaqet në edicionin e 9-të të “Skena..”. Këta të fundit do t’ia kthejnë njësoj vizitën.
“Në edicionin e ardhshëm të festivalit në Sarajevë ne do ta dërgojmë një film të Kosovës që të shfaqet atje”, ka treguar Zharku, teksa ka shtuar se jo domosdo ai do të jetë filmi fitues në konkurrencën kombëtare.
Në garë për filmin më të mirë në konkurrencën kombëtare, ku prezantohen produktet filmike të shkollave të filmit në Kosovë dhe Shqipëri, janë 15 filma. Ndërsa në garën ndërkombëtare janë rreth 60 të tjerë. Filmat e studentëve vendas janë të ndarë në konkurrencë nga ata të huaj.
“Kriteret janë ndryshe. Ekziston mundësia që ndonjë film i Kosovës apo i Shqipërisë të futet në konkurrencën ndërkombëtare. Por është thuajse traditë e të gjitha festivaleve që ato të jenë të ndara”, ka shpjeguar Zharku.
Por “Skena UP” nuk do të kufizohet me kaq. Në kuadër të programit special “Në fokus”, sivjet do të prezantohen prodhimet e fundit kinematografike të studentëve nga Rusia, Gjermania, Zvicra, Serbia dhe Amerika.
Edhe këtë vit do të vazhdojë traditën programi, “EXYU - new generation” që ka për fokus regjisorët debutues nga vendet e ish –Jugosllavisë.
Ndryshe do të jenë dhjetë shfaqje teatri, që për tetë ditë do të shfaqen para audiencës në kryeqytet. Zharku ka treguar se përveç Kosovës shfaqjet do të udhëtojnë nga Afrika e Jugut, Serbia, Bosnja, Zvicra, Gjermania, Spanja, Holanda dhe Anglia.
Zharku ka thënë se sivjet festivalin do ta vizitojnë disa personalitete të njohur të teatrit dhe të filmit. Emrat e tyre ai ka thënë se do t’i bëjë publikë fill pas konfirmimit.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
» Artistët urojnë për Pavarësinë e Kosovës!
» Edhe Facebook-u njeh pavarësinë e Kosovës
» ”Skena UP” me 90 filma e 9 shfaqje
» Sonte ndahen 10 çmimet e “Skena UP”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi