Sa Bukur Ështe Miqesia
4 posters
Faqja 1 e 1
Sa Bukur Ështe Miqesia
Nga pikëpamja objektive, me miqësi kuptohet një lloj lidhjeje shoqërore e ndërthurur me një ndjenjë të fortë dashurie dhe reciproke mes dy ose më shumë personave të së njëjtës ose jo gjini. Nga pikëpamja subjektive, së bashku me dashurinë, miqësia është një qëndrim ndaj të tjerëve që karakterizohet nga një emocion i fortë duke zbukuruar edhe më shumë jetën sociale të një individi.
Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar te respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në përgjithësi dallohen miqësi të ndryshme të mëdha. Për shembull një prej tyre është miqësia e rastësishme që lidhet me një simpati: lind papritur në një rrethanë të caktuar. Një miqësi tjetër është edhe ajo e ashtuquajtur e ngushtë, ose më saktë që lidhet me një marrëdhënie të vazhdueshme në kohë, mes personave të cilët arrijnë të krijojnë një shkallë mirëbesimi reciprok të krahasueshëm me atë tipik të lidhjes në çift. Në çdo epokë, miqësia është konsideruar një nga eksperiencat më të rëndësishme njerëzore dhe është shenjtëruar nga të gjitha besimet.
Risia e fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara, iniciativë që ka vënë në lëvizje sociologë dhe docentë, psikologë dhe shumë familje. Qëllimi është: zbulimi i mitit të mikut të zemrës. Promovuar nga “New York Times” dhe prezantuar nga site e bloge të ndryshme, tema në fjalë është shumë më tepër se një provokim: “friendship coaches”. Gjithçka është organizuar për të treguar dëmet që shkaktojnë miqësitë e ngushta. Studimi i fundit është kryer nga “Harris Interactive” te tremijë amerikanë nga mosha 8-24 vjeç: 94 për qind e të intervistuarve janë përgjigjur se kanë pasur një mik të ngushtë, një përqindje goxha e lartë krahasuar me emigracionin dhe shqetësimet e ndryshme. “Duhet të bëjmë gjithçka për të mos i lejuar miqësitë e ngushta”, thotë një studiuese. “Fëmijët duhet të nxiten që të frekuentojnë grupe të mëdha shoqërore, në mënyrë që të mos zhvillojnë ndjenja posesiviteti”. Arsyeja? Sepse miqësia mund të jetë një lidhje e fortë dhe e gjatë deri në vdekje, si në romanin e momentit, bestsellerin “Beautiful Malice”, i autores Rebeca James.
"Zbulimi i mikut më të mirë është njësoj si të eksplorosh botën”, thotë një mësues amerikan i cili i mëson fëmijët se si të bëhen miq me të gjithë. “Fëmijët janë të përfshirë në shumë aktivitete jashtëshkollore; është e pamundur të rrethohesh vetëm nga personat që njeh”.
“Asnjë i rritur nuk mund të jetë një mik i mirë, nëse kur ka qenë i vogël nuk është lejuar të njihet me persona të ndryshëm”, thotë një neuropsikiatër, autor i librit “Fëmija prej çokollate”. “Pjesa në të cilën njerëzit gabojnë është se nuk dinë t’i ndajnë miqësitë. Krijimi i një miqësie të ngushtë nuk është e këshillueshme, sepse mund të jetë vërtet një limit; shoku i preferuar ju imponon të bëni një zgjedhje, që më vonë e bëni spontanisht etj.”.
Debatit mbi miqësinë e ngushtë vazhdon të mbetet i hapur. Të rriturit nuk e ngatërrojnë lehtë ndjenjën e miqësisë me të tjerat. Për shumë persona miqësia është e pazëvendësueshme, joformale, e hapur, që përshtatet me lehtësi. Më shumë se dashuria dhe familja, miqësia është lidhja më e fortë dhe më e sigurt e kohës.
“Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për miqësinë. Miku i zemrës është njësoj si një i afërm, që e ke të vështirë të ndahesh prej tij. Me shokët e shoqet mund të jesh vetvetja. Miqësia moderne është përgjigjja e shumë ndryshimeve sociale. Ajo sintetizon nevojën e lidhjeve të vërteta. Familjet me origjinë të largët, marrëdhëniet e paqëndrueshme në çift dhe pasiguria bëjnë që miqësia të jetë struktura më e fortë e një marrëdhënieje. Miqësia është mbështetja më e madhe, sidomos në momentet më të vështira të jetës: në rast divorci, zie, vështirësish”, thotë një 35-vjeçare.
“Për mua miqësia ka qenë gjithmonë më e rëndësishme se familja”, shprehet aktorja Serra Yilmaz. “Kam miq të mirë të cilët më kanë zgjedhur për atë që jam jo për atë çka përfaqësoj. Rri me ta sepse më pëlqen të ndajmë çdo gjë bashkë. Edhe pse janë shumë të ndryshëm nga unë, kanë disa gjëra misterioze që na bashkojnë”.
Cili është ndryshimi mes meshkujve dhe femrave? Mos vallë femrat kanë rreth më të zgjeruar shoqëror sesa meshkujt?. “Femrat bëjnë dialogë mjaft të rëndësishëm; meshkujt e kanë të vështirë të flasin, preferojnë “të bëjnë” gjëra bashkë. Nuk më pëlqejnë rrethet miqësore vetëm me homoseksualë: sekreti fshihet në përzierjen e të dyja gjinive. Kam pasur lidhje dashurie me persona me të cilët fillimisht kemi qenë shokë. Nuk duhet të harroni kurrë që dashuria mbaron, ndërsa miqësia mbetet përgjithmonë”.
Miqësia është më e rëndësishme se dashuria? “Ndonjëherë po”, thotë një studiuese nga Universiteti i Mançesterit. “Miqësia infekton me joformalitetin e saj edhe vetë dashurinë. Kolonizon lidhje të tjera. I bën të njëjta me veten”. Ngatërruese, por jo totalizuese. “Miqësia është më e rëndësishme se dashuria”, pohon para psikologëve një 29-vjeçare. “Miqësia është më e nevojshme se dashuria”, ndërhyn një 28-vjeçar. “Nuk bazohet te seksi, por te një afërsi më e rëndësishme, karakteri”, shton një tjetër.
“Dashuria të krijon ankth, është shumë e ngatërruar. Miqësia duket më pak e ndërlikuar. Nëse nuk je i kënaqur me diçka i hapesh menjëherë tjetrit”. Miqtë janë burim ndihme, një thesar i vërtetë.
"Gazeta Shqip"

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Sa Bukur Ështe Miqesia
E bukur eshte miqesia e sinqerte,jo ajo me interes.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Sa Bukur Ështe Miqesia
E bukur eshte miqesia .. per ata qe dine ta vleresojne....
il conte- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5371
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha : 42
Hobi : cinema & calcio.formula uno
Re: Sa Bukur Ështe Miqesia
miqesia esh gje shume e bukur kur e gjen sic e do miqesine,,si te pershtatet,,, ,,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Sa Bukur Ështe Miqesia
Shume e bukur ... kur vleresohet....
il conte- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5371
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha : 42
Hobi : cinema & calcio.formula uno
Similar topics
» Perse miqesia femerore eshte me e mire?
» Studimi: Miqesia eshte si nje droge, zbulimi fale Facebook
» Jeta eshte e bukur
» Femra me dekoltenë më të bukur është.
» Pse partneri është më i bukur se të tjerët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi