Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë

2 posters

Shko poshtë

Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë Empty Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë

Mesazh nga Emona Wed 9 Nov 2011 - 4:55

Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë Parfuma

Aromat i shtojnë karakterit tonë një dimension më shumë, na identifikojnë me lule, mjedise ekzotike, vende, persona.

Aromat janë pjesë e pandarë e jetës sonë. Janë fillimisht ato natyrale si era e flladit të detit, aroma e tokës së lagur pas shiut në një pyll me pisha, aroma e një fushe me grurë në një ditë të nxehtë vere, apo aromat e pafund të luleve dhe deri te vetë aroma e lëkurës sonë që, në disa variacione të saj, është e jashtëzakonshme.

Por që nga lashtësia, njeriu ka tentuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat që t’i shtojë vetes edhe aroma të tjera, ose më mirë t’ua marrë aromat luleve, ujërave, fushave dhe t’i shndërrojë në parfume për përdorim të përditshëm.

Dihet nga faktet historike se që në kohët antike, metodat e përpunimit dhe të përftimit të parfumeve kanë qenë të sofistikuara. Në ditët tona, sigurisht që teknologjia është përmirësuar ndjeshëm dhe formulat e krijimit të parfumeve janë të pafund. Kjo ka bërë që edhe tregu i tyre të jetë shumë i madh.

Sigurisht që është një treg që si në rastin e çdo malli ka një shtresëzim, pra një treg për parfumet e lira me përdorim të përditshëm, për një masë të caktuar njerëzish dhe një treg për një konsumator më elitar, që kërkon të veçantën dhe uniket në produktet që blen. Gjithsesi parfumi është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, pjesë e pandarë e ditës, e natës, e rasteve të veçanta.

Në këtë tërësi markash dhe tërësi produktesh të pafund që reklamohen në mënyrë të vazhdueshme, që dalin në treg, që pëlqehen dhe shijohen nga të gjithë, ka nga ata që mbesin gjatë në memorien tonë si parfume që lidhen me persona, apo ngjarje të caktuara. Është bërë traditë që njerëz të famshëm të prodhojnë edhe linjën e tyre të parfumeve. Dhe në shumë raste suksesi është i garantuar nga emri i personit.

Nëse është një sportist, ai zakonisht synon që të përcjellë me anë të fragrancës së re aromën e shpejtësisë, të freskisë, të rinisë së përjetshme. Nëse është një aktore e bukur, aroma e saj me siguri që synon të përcjellë sharmin e një bukurie që nuk njeh moshë, stilin dhe elegancën e një paraqitjeje të lakmueshme nga të gjithë.

Në rastin e një këngëtareje që është energjike në skenë, parfumi që përcjell, synon të përçojë gjithë forcën, tingullin, entuziazmin, adrenalinën e një skene që arrin të ndezë zemrat e mijëra vetëve.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë Empty Re: Parfumet pjesa e padukshme e karakterit tonë

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Mar 2012 - 4:29

Jane te padukshme,por degjohet aroma.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi