Star me copy dhe paste
2 posters
Faqja 1 e 1
Star me copy dhe paste
Njerëzit preferojnë të kenë të njëjtat gjëra që kanë edhe prominentët. Të njëjtin parfum të dukeshës Kate Middleton ose pulovrën e themeluesit të Aple, Steve Jobs. Pse ndodh kjo?
Brenda pak orëve u shitën të gjitha rezervat që ndodheshin në magazina.
Zyra e shtypit e Mbretërisë britanike nuk e kishte dhënë ende informacionin, kur prodhuesi i parfumit “Illuminum” përjetoi shitjen e të gjithë produktit aromatik “White Gardenia Petals”. Sipas tij, këtë parfum ka hedhur dukesha Kate Middleton, e kthyer ndërkohë zyrtarisht në Catherine Mountbatten-Windsor, në ditën e martesës me princin britanik, Prinzin William.
Aromë mbretërore për Copy Cats
Claudia ishte një nga blerëset e para. E reja britanike këshilloi në Youtube-TrauerBeauty-Diary të gjithë ata që “duan të kenë shkëlqim mbretëror në koleksionin e parfumeve”, që ta blejnë këtë parfum sepse është shumë mirë “të zotërosh diçka eksluzive, që nuk e kanë të gjithë”.
Kur pyet njerëzit në rrugë, ose në rrethin e miqve nëse dikush e ka blerë këtë parfum, atëherë merr një përgjigje “jo”.
E kombinuar me fjalinë: “Që një star ka këtë parfum nuk do të thotë që edhe unë duhet ta kem”. Ose: “Unë mendoj se në këtë rast humbet një pjesë e personalitetit.”
Kopjimi nuk dëshirohet nga ana sociale
Kur i tregon këto, Udo Göttlich qesh. “Më bëni një favor. Mos i pyesni njerëzit në këtë mënyrë!”, thotë profesori i sociologjisë në Universitetin e Duizburgut. Individët që sot në publik mbahen për autonom dhe vetë-përcaktues, do e mohonin një pyetje të tillë. Të kopjosh dikë, nuk dëshirohet nga pikëpamja sociale. Dhe megjithatë, të gjithë e bëjmë një herë, thotë Göttlich. Çdo herë kemi të bëjmë me “vendim të stilit të jetës”. Nëse për shembull zgjedh një parfum të një prominenti që preferon, atëherë njeriu ndihet i konfirmuar se ka marrë vendimin e duhur.”
Njerëzit janë qenie sociale dhe kanë nevojën e orientimit tek të tjerët, thotë Udo Göttlich. “Ne jemi të detyruar të shohim veten tek të tjerët. Prandaj ndodh që prominentët kthehen në njëfarë mënyrë në pika orientuese, sepse ne shohim tek të tjerët që reagojnë në mënyrë pozitive ndaj idolesh dhe prominentë të tillë.” Nëse matesh në njëfarë mënyre me habitusin e tyre, atëherë pret që në të njëjtën mënyrë të shihesh dhe ti pozitivisht.
Me kopje një copëz prominencë
Ky efekt mund të shpjegojë edhe hype për pulovrat e zeza të Steve Jobs. Që prej vdekjes së themeluesit të Apple-Gründers, gjithnjë e më shumë njerëz duan të kenë një pulovër të zezë, si ajo që “i-God” ka mbajtur rregullisht që prej fillimit, pulovrën për të cilën prodhuesi i preferuar ka shënuar kohë të gjata pritjeje.
Së bashku me pulovrën blihet edhe një copë prominencë. Ata që e adhurojnë Steve Jobs, do të njohin edhe pulovrën e tij. Mrekullimi dhe imitimi nuk kufizohet vetëm tek prominenca, thotë Doris Mathilde Lucke nga Universiteti i Bonit: “Unë kam përjetuar një skenë në një dyqan. Një grua e re bleu një copë djath dhe një shishe verë dhe tha: Unë mund të blej të njëjtën gjë që blen edhe shefi im! Kjo rrit vlerësimin e vetvetes”.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Star me copy dhe paste
Un preferoj te jewm vetvetja,dhe jam gjithmone vetvetja kudo ku shkoj,ose ne cfare vendi qe ndodhem.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» C'do te thote te mos jesh.."copy -paste"..!?
» Bar Refaelli ‘copy paste’ i Carla Brunit
» Larja me pastë, i mbron dhëmbët 400% nga prishja e tyre
» Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star
» Kenga qe po e degjoni tani

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi