Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star

2 posters

Shko poshtë

Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star Empty Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star

Mesazh nga WebMaster Fri 12 Apr 2013 - 11:25

Cili është mëngjesi yt rutinë? Zëri i mamit që shërben si zile, në orën 7:50. Mëngjesi i bollshëm të cilin e konsumoj çdo mëngjes, ndryshe nuk funksionoj dot. Grimi, i cili sa më shumë kalon koha aq më minimal bëhet, madje ka mëngjes që dal edhe pa u trukuar fare. Vajtja në zyrë në orën 9, kafja e mëngjesit para kompjuterit, e pastaj me radhë angazhimet e ditës.Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?Zgjimi në orën 12:00, mëngjesi, një vërdallisje nëpër shtëpi nga gjysmë ore dhe pastaj prapë gjumë në orën 13:00 dhe kështu të kalonte gjithë dita. Kam shumë mangësi gjumi këto kohë, prandaj e vetmja gjë që dua është gjumiii.Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?
Siç thashë edhe më sipër, më shijon shumë kafja që pi në zyrë, më shumë se sa kur e konsumoj në lokal.
Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi?
Zakonisht kafen e parë e pi vetëm. Pastaj ka gjithmonë një kafe të dytë që gjerbet me persona të ndryshëm në varësi të angazhimeve të ditës, por më shpesh kafen e dytë e konsumoj në shoqërinë e partnerit tim në jetë, Tomit, ose partneres sime në punë, Fatmës.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?
E dashuroj! Dhe besoj se ky është Fati më i madh për mua, që mesa kam vënë re jo shumë njerëz e kanë, të dashurosh me gjithë shpirt punën që bën.
A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?
Mundohem mos ta bëj. Jam një person që e dua shumë rregullin dhe korrektesën, prandaj përpiqem gjithmonë që gjërat t’i bëj sipas një plani të mirorganizuar, të cilit preferoj të mos i shmangem.
Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?
Më doli një punë urgjente, prandaj jam e detyruar ta shtyjmë punën së bashku për më vonë (tani që e zbulova duhet të mendoj për ndonjë “gënjeshtër” tjetër) .
A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?
Vetëm dembele që s’jam. E urrej dembelizmin dhe parazitizmin. Dhe besoj këtë e vërteton fakti që bëj tri punë, ndjek studimet dhe gjej çdo ditë kohën për të kryer aktivitet fizik. Përfundimisht dembelizmi është një sport që s’bën për mua.
Ku të zë dreka zakonisht?
Varet. Një ditë në zyrat e “Palomës”, një tjetër në xhirimet e “Thumb”, dy herë në javë në radio Nrg, ku kam emisionin “Sillikon”, shpesh në shkollë, por gjithmonë në punë.

Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?
Të them të drejtën preferoj ushqimet e mamit Në përgjithësi drekën e marr të gatshme nga shtëpia, ose porosis diçka në zyrë. Nuk jam frekuentuese e mirë e lokaleve.
Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?
Zakonisht më ftojnë, edhe pse faturën e paguaj unë (qesh).
A je kursimtare?
Unë them që jam, por nëse do të pyesni mamin tim p.sh. do të thoshte që jo (qesh). Në fakt mendoj se jam në mes të të qenit kursimtare dhe dorëlëshuar. Nuk e shpërdoroj lekun, ama as nuk kufizohem nga qejfet që mund të kem. Kam kursyer në disa gjëra që mund të më kenë dhembur për momentin, si p.sh blerja e veshjeve shumë të shtrenjta, apo siç kemi qejf t’i themi ne shqiptarët “firmato”, apo ato drekat dhe darkat e përditshme jashtë, që përmendëm më sipër, ama kjo më ka lejuar që në moshën që kam, ende të re, të kem një shtëpi dhe makinë që i kam blerë me shpenzimet e mia. Kjo është ana e mirë e të qenit kursimtare e moderuar.
A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës?
Me atë ritëm pune dhe jete që kam çdo ditë, gjumi i drekës më duket një luks edhe për t’u ëndërruar, e jo më për t’u bërë realitet.
Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës?Bëje rrenga për t’i shpëtuar?
Hahaha sa pyetje interesante, sepse menjëherë më solli në mendje shumë kujtime nga fëmijëria, sidomos ato të lidhura me gjumin e detyrueshëm të drekës të cilin aq shumë e urrejmë kur jemi fëmijë, pa e ditur që kur të rritemi do ta duam më shumë se çdo gjë dhe s’do ta kemi dot. Patjetër që edhe unë kur isha fëmijë nuk e doja gjumin e drekës, pasi doja të shikoja në televizor filmat vizatimorë që jepeshin në atë orar, por ja që gjumi i drekës ishte i detyruar. Dhe meqë në përgjithësi kam qenë një fëmijë i bindur, nuk më ka punuar mendja për të shpikur ndonjë rreng që ta evitoja, por ashtu siç isha e mërzitur shtrihesha për të fjetur dhe filmat vizatimorë që nuk i shikoja dot në Tv, i bëja në mendje derisa më zinte gjumi.
Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?
Albume të shumta me fotografi…dhe patjetër kujtimet.
Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?
Kujtimet e mia më të bukura janë ato të lidhura me periudhën kur kam jetuar në Bukuresht, Rumani. Ato tri vite që kam kaluar atje, mund të them pa frikë që janë ndër vitet më të bukura të jetës sime. Ende fëmijë (nga mosha 7 deri 10 vjeç), unë kisha dhe përjetova gjithçka që në Tiranë nuk do të kisha patur mundësi të përjetoja kurrë. Ende sot i kujtoj me nostalgji orët e kaluara nëpër parqet gjigante të lojërave, që kur ua tregoja shoqeve të mia në Tiranë, mendonin se tallesha dhe shpesh nuk më kanë besuar. Kujtoj me nostalgji dhe mall të madh qendrat gjigante tregtare, të mbushura me dyqane të ndryshme, duke filluar nga ato me veshje për fëmijë, e deri tek dyqanet me lodra dhe kukulla Barbi në të cilat përhumbesha për orë të tëra. Kujtoj kukullat e para Barbi, qëmë dukeshin një ëndërr edhe kur i kisha të miat, në shtëpinë time dhe çohesha natën nga gjumi për t’i kontrolluar në ishin akoma aty apo jo. Kujtoj orët e mësimit që zhvilloja çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8 deri në 12, në shtëpi, vetëm me mamin tim, që për ato katër orë shndërrohej në një mësuese të rreptë dhe shumë të dedikuar. Kujtoj pushimet e kaluara në Costanza, hotelin e parë me pesë yje, me pishinë brenda dhe jashtë, me diskoteka gjigante. Kujtoj emocionin më të madh që kam marrë deri më sot në jetë, ngjarjen më të bukur, eksperiencën më të jashtëzakonshme që vazhdon ende të mbajë vendin e parë, mundësinë për të parë live Michael Jackson në koncertin që ende sot mbahet si më i madhi dhe më i bukur i dhënë në Europë, ai në Bukuresht. Kujtoj….. eh sa shumë kujtime që kam!Çfarë nostalgjie e jashtëzakonshme!
Po kujtimet e hidhura?
Disa vite më parë, kur kam humbur njerëz shumë të shtrenjtë dhe të dashur për mua.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?
Sekretet më pëlqen t’i ndaj me njerëz tek të cilët kam besim dhe njerëz të tillë patjetër që janë mikeshat e mia më të ngushta, që dinë edhe sekretet e mia më të mëdha. Ka patur një periudhë në adoleshencë dhe në rininë e hershme që kam mbajtur ditar. Ndërkohë që sot si një lloj ditari, jo më në letër por elektronik më shërben blogu që kam, ku përpiqem të ndaj pak nga përditshmëria ime. Edhe pse në këtë rast ato sekretet e mëdha, tregohem e kujdesshme mos t’i ndaj me këtë ditar publik tashmë.
Çfarë ka në portofolin tënd?
Lekë, karta që tërheq rrogën:P dhe disa kartëvizita që nuk janë përdorur kurrë.
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?
Kam patur gjithmonë “vesin” që veshjet e ditës t’i përgatisja që një natë më parë, sepse në këtë mënyrë shmang edhe stresin e mëngjeseve kur gjithmonë nuk do ta gjesh atë veshje që kërkon.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?
Portokalli, ka qenë zgjedhja ime që shtëpinë ta lyenim portokalli e kombinuar me bezhë dhe pak jeshile. Tashmë dihet publikisht që unë i dashuroj ngjyrat, kështu që nuk do kishte kuptim që shtëpia ime mos të ishte e mbushur me ngjyra të ndezura .
Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?
Obobo ç’pyetje më ke bërë, sidomos për sa i përket ushqimeve…e di që do të tingëllojë çuditshëm, mbase dhe e shpifur për disa, por mua më pëlqen shumë era e peshkut. Aq sa mikesha ime e ngushtë më ka thënë gjithmonë me shaka që do të më bëjë dhuratë një parfum me aromë peshku, por nuk ka dalë akoma ai “trim” që ta prodhojë një parfum të tillë (qesh). Gjithashtu më pëlqejnë dhe plot erëra të tjera të çuditshme, si era e shkrepëses së djegur, era e benzinës, era e allçisë, por po e lë me kaq listën përpara se të më vini vizën….hahaha
A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?
Kam tri mikeshat e mia të ngushta. Me njërën prej tyre, atë të ngushtën fare që e kam mike prej 13 vitesh, punojmë së bashku te “Paloma”, kështu që duam s’duam takohemi përditë. Me dy të tjerat, kohët e fundit për shkak të punëve dhe angazhimeve të shumta (njëra sapo është bërë dhe nënë), nuk kemi mundësi të takohemi aq shpesh sa më parë, megjithatë me to kam kaluar disa nga momentet më të bukura të jetës sime, ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme dhe jam e sigurt që do t’i kem pranë vetes deri në fund të jetës.
A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?
Veten time do ta konsideroja njeri shumë miqësor, e hapur për miqësi të reja, edhe pse shumë fanatike e miqësive të vjetra, vendin e të cilave nuk ka miqësi në botë që ta zëvendësojë (përveç Fatmës je farewww).
Ku rri zakonisht me miqtë?
Po aty ku rrinë të gjithë, lokaleve:
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?
Në përgjithësi ora 20:00 më gjen në shtëpi. Kam kohë që kam hequr dorë nga të dalat mbrëmjeve. Lodhem aq shumë gjatë ditës, saqë në darkë e vetmja gjë që dua është të mbyllem në shtëpi, duke lexuar ndonjë libër kur jam në shtëpinë time, ose duke parë ndonjë film kur jam në shtëpinë e partnerit tim.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?
Libra, revista, Tv dhe internet.
Po idealja cila do të ishte?
Ajo që përmenda më sipër. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë më shijojnë mbrëmjet e kaluara në shtëpi dhe aq më pak ato nëpër lokale dhe ambiente të zhurmshme.
Kur shkon për të fjetur?
Rreth orës 12.00 -1.00.
Cila është uniforma jote e gjumit?
Pizhama të gjata në dimër dhe të shkurtra në verë kur fle vetëm. Kur fle me partnerin pastaj ndryshon puna…:P
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?
Një natë familjarëve të mi, e një natë partnerit tim, duke qenë se një natë fle në shtëpinë time, e një natë në të tijën. Gazeta MAPO
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star Empty Re: Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star

Mesazh nga Anakonda Tue 21 May 2013 - 21:33

PSE MI GOC MATORRIT ME FUND E FUSTANNE I HYPET? Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star 253468018 Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star 2343415282MBRAPA PO THOJN PSE NA NGACMOJN?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi