Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

5 posters

Shko poshtë

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Empty Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

Mesazh nga Emona Wed 9 Nov 2011 - 5:04

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Flori-300x200

Çmimi i floririt është rritur ndjeshëm këtë vit, ndikuar edhe nga kriza financiare që po kalon bota. Por kjo duket se nuk i ka stepur aspak sallonet e bukurisë që të shërbejnë kremra dhe produkte kozmetike me përmbajtje floriri.

Prirja për të pasur produkte kozmetike me përmbajte floriri duket se po rritet, por mjekët dermatologë thonë se nuk duhen pritur mrekulli nga përdorimi i tyre.

Kjo maskë fytyre në foto është e florinjtë. Kjo është prirja e re edhe e “atdheut” të aktorëve, Hollivudit dhe ka ngjallur reagime tek specialistët e kozmetikës. Ky trajtim quhet 24 karat dhe ka vetëm një përbërës. Specialistet e kozmetikës në këtë qendër thonë se floriri e mban lëkurën e tendosur, përmirëson zonat e rrudhave, eliminon toksinat nga trupi dhe përshpejton ripërtëritjen e indeve.

Kjo teknikë e re për trajtimin e lëkurës së fytyrës ende ka shumë pikëpyetje, por kërkesa për të është në rritje. Kremrat me përmbajtje floriri u bënë shumë popullore në fund të viteve 1990 në Indi. Por jo vetëm kremrat, edhe fletë të arta përdoren në lëkurë për të shmangur ndikimin e diellit ose çngjyrosjen e lëkurës.

Trajtimi me produkte që kanë në përmbajtje të tyre floririn, është më i shtrenjti në qendrat estetike. Estetistet tregojnë se maska me flori 24 karatësh është trajtim i kushtueshëm, sepse përmban kalogjen dhe ar 24 karatësh, të cilët së bashku ndikojnë që të trajtohen zonat e dëmtuara nga rrezet e diellit, ulin mundësinë për shkaktimin e kancereve të lëkurës, si dhe e bëjnë lëkurën shumë të shtrirë, të shkëlqyeshme dhe të hidratuar.

Specialistët thonë se nëse pudra me përmbajtje floriri kombinohet me sasinë e saktë të përbërësve të mëndafshit, atëherë kjo përzierje ndihmon për të eliminuar tharjen e lëkurës. Gjithashtu përdoret edhe ar në trajtën e xhelatinës, i cili duhet përdorur me pika, pasi fytyra pastrohet. Të gjitha trajtimet e mundshme me produktet që përmbajnë ar, kushtojnë më shumë se 165 dollarë, afërsisht 16-17 mijë lekë.



Mjekët e lëkurës: Nuk kemi besim te floriri

Por mjekët e lëkurës këshillojnë që të kihet kujdes me këto trajtime. Ka edhe teknika të tjera për mirëmbajtjen e lëkurës.

Një prej tyre tregon: “Ka dy mënyra se si bëhet gati për përdorim floriri 24 karatësh. E para është përmes trajtimit me substancën në trajtë kremi, dhe e dyta përmes pikave që hidhen në fytyrë pas pastrimit. Këto pika që hidhen e përhapen në fytyrë nuk hynë në lëkurë ndaj nuk ndikojnë për përmirësimin e saj. Ndërsa substanca që hapet si krem, hyn në lëkurë pyetja është se çfarë bën atje. Studimet nuk tregojnë se kjo masë kremoze sjell ndonjë përmirësim në lëkurë. Ndoshta ka studime që qendrat e bukurisë i kanë bërë personalisht, por nuk i kanë publikuar për t’u njohur të gjithë ne, ndaj si mjek nuk mund të them as që japin rezultat trajtimet me përmbajtje floriri dhe as që nuk japin rezultat”.

Por duket se klientët e rregullta të salloneve të bukurisë, nuk presin shumë për rezultatet e studimeve, por shkojnë për t’iu ushtruar trajtimeve që mendojnë se vlejnë për lëkurën e tyre.

165 USD

(afërsisht 16-17 mijë lekë), kushtojnë të gjitha trajtimet e mundshme të lëkurës së fytyrës me produktet që përmbajnë ar.

Vitet ‘90

Ishin vitet kur kremrat me përmbajtje floriri u bënë shumë popullore fillimisht në Indi. Por kjo teknikë e re për trajtimin e lëkurës së fytyrës ende ka shumë pikëpyetje.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Empty Re: Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

Mesazh nga Ariel Thu 12 Jan 2012 - 4:29

Tani ka kremra qe permbajne perqindje floriri dhe rekomandohen te perdoren pas moshes 30 vjec...

Deri ne moshen 25 vjec lekura e prodhon vet floririn ne nje perqindje shume te vogel..pas kesaj moshe rekomandohet qe te perdoren kremra me kete permbajtje ose maska floriri....

Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Empty Re: Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

Mesazh nga Arabela Thu 12 Jan 2012 - 20:49

nuk e kisha degjuar ndonjehere,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Empty Re: Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

Mesazh nga Ariel Fri 13 Jan 2012 - 1:55

Edhe une vitet e fundit e kam degjuar 00027003
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Empty Re: Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

Mesazh nga Anakonda Fri 27 Jan 2012 - 1:31

Varet nga lloji i femrave sesi duan te duken ne fytyre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Empty Re: Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 27 Jan 2012 - 1:58

Po ca na duhet floriri moj..se flori jemi vetFlori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO 3189159776
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO Empty Re: Flori në fytyrë? Estetistët PO, dermatologët JO

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi