Gjyste Vulaj “Ja kush është i dashuri im i dytë”
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjyste Vulaj “Ja kush është i dashuri im i dytë”
Nuk ndalet së foluri për pasionin e saj, muzikën, marrëdhënien me bashkëshortit, kolegët. Kjo është ndoshta një nga intervistat më të gjata, pasi siç thotë dhe vetë ajo “Kjo është Gjyste Vulaj” dhe ka shumë për të thënë. E lumtur sa ska më për çmimin që sipas këngëtares e meritonte 100 përqind. Din të ecë me hapa të sigurt gjithmonë fiton si një boksier i mirë në ring.Po pse Gjyste Vulaj i këndon gjithmonë dashurisë? Çfarë pasurie ka një këngëtare që ka vite që është në skenë? Pse mërzitet që edhe vajza e saj është e talentuar? Dhe shumë gjëra të tjera që kurrë më parë nuk i keni ditur, për artistet e shumë këngëve të bukura dhe fituesja e çmimit “Best Album” në ‘Zhurma Show 2011”, mund ti mësoni tani në këtë intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus”.
Besoj se jeni e lumtur për cmimin e sapo fituar në ‘Zhurma Show”?
Unë në jetë, gjithmonë kënaqem me pak, por Zoti më ka dhënë gjithmonë më shumë!. Vërtet jam e kënaqur me çmimin “Best Album” sepse e meritoja jo 99% por 100%. Të gjithë të nominuarit në kategorinë për “Best Album”, s’diskutohet kanë pas albumet shumë të suksesshme , dikush falë 1,2 këngë të albumit, dikush 50% te albumit, dikush 90% te albumit, ndërsa albumi im “A bëhesh merak?” ka 8 këngë , zhanre të ndryshme, çdo këngë më e bukur se tjetra, nuk kam publikuar deri më tani asnjë videoklip të këngëve që ka ky album dhe nëpër koncerte ku i kam çdo fundjavë nëpër shtete të ndryshme, publiku i këndon bashkë me mua. Unë si këngëtare, në plot kuptimin e fjalës dhe pasi që kam bashkëshortin kompozitor, që të dy profesionistë e kritikojmë punën pa e publikuar , ashtu që as suksesi s’na ka braktisur kurrë… dhe them : Sot jam më e fortë se kurrë, ky është veç fillimi.
Më trego të drejtën ta uroi ndonjë nga kolegët konkurrent për “Best Album”, për çmimin?
Shpati, Afërdita, Genta, Rovena, etj. Por më shumë ua kam uruar unë atyre, se sa ata mua. Në këto raste nuk është xhelozia në pyetje, është edukata! Si të më thonë e gëzofsh , si mos e gëzofsh, për mua njësoj, gjithmonë kam qenë e verbër dhe e shurdhët në këto gjëra të liga. Unë shikoj punën time dhe nuk mërzitem se ç’thonë “plakat e katundit”.
Jeni komentuar që në këtë spektakël ju ishit veshur shumë seksi, mendon dhe ti kështu?
Fustani ishte i përkryer, shumë modern dhe normalisht që mbretëroj në tepihun e kuq në “Zhurma Shoë Awards” dhe pa merak se ky fustan është për cdo tepih të kuq. Nëse yjet e hollivudit veshin një fustan “full open back” në tepihun e kuq, cfarë ka të keqe nëse fustani im kishte dy të hapura të vogla anësore !!! Tek e fundit, a keni harruar se unë jam “Gjyste Vulaj” Eci me hapa të sigurt edhe nëse rrëshqas, mbahem, ngrihem menjëherë si boksieri më i mirë në ring dhe fitoj. Më mirë se sa të flitet për paraqitjen time, do ishte të hapim bisedë për duartrokitjet që ishin të zbehta, duhet edhe këngëtarët të duartrokasin koleget ashtu siç kemi dëshirë të na duartrokasin publiku ynë nëpër koncerte, këngëtaret që u ngjiten atë natë në skenën e Teatrit Kombëtar vërtetë kanë një “bagazh të madh”. Kjo nuk ka të bëjë me edukatë, kjo është smirë, xhelozi.
Ju mbani ka vite mbiemrin e bashkëshortit Vulaj, e jo si disa këngëtare që e mbajnë vetëm të vajzës, pse?
Tek ne kur martohesh, është normale të ndërrosh mbiemrin pra të pranosh mbiemrin e bashkëshortit, për mua kjo gjë, nuk ka pasur, as nuk ka ndonjë rëndësi. Gjithçka bëhet me qejf!
Sokoli për ty është shpirt, zemër etj etj..që do të thotë?
Sokoli është Sokol! Shpirt e zemër e të gjitha të mirat ja them dhe ja uroj atëherë kur i meriton. Por nga një herë….
Të gjithë këngët e Gjystes i këndohen dashurisë, e ajo më e veçantë që tregon dashurinë tuaj me Sokolin cila është?
Po e vërtetë, gjithmonë i kam kënduar dhe do ti këndoj dashurisë, sepse është gjëja më e shenjtë, është paqe dhe e vetmja që s’vdes kurrë. Çdo tekst kënge që kam shkruar deri më tani ka të paktën një pik biografi, d.m.th. çdo tekst ka shpirtin tim të kënaqur dhe po ashtu të trazuar brenda. Kështu është “gaforrja”.
Flitet se Gjystja është këngëtarja më e pasur shqiptare, e vërtetë?
Dita ditës po e vërej, ama pa keqkuptime ju lutem, mendoj që vërtet jam më e pasura, por shpirtërisht më e pasura. Për mendimin tim, jeta është e bukura mashtruese dhe ne jemi servilet e saj. Mund të them që e kam de maskuar jetën dhe më ka pranuar, tha që unë jam shume e shkurtër dhe e kuptova që duhet të jetoj sa më bukur, sa më sjellshëm sepse gjëja më e shtrenjtë, pasuria më e madhe është familja dhe shoqëria. Nuk do ta lejoj veten kurrë ta bëj shok “inatin”. Jetoj me moton “një përqafim vetes në mëngjes dhe më mirë se të më duan është të dua”. Duheni njeri-tjetrin o njerëz, se iku kjo jetë! Sa i përket gjendjes financiare, kam Hotel, Restorant dhe shtëpi të madhe në Gjermani, kam shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin, po ashtu kam investuar edhe në patundshmëri të tjera, pra kam siguruar një të ardhme të bukur, kuptohet nëse më premton shëndeti i mirë.
Nuk të pëlqejnë duetet me një këngëtar, apo e ke në plan dhe me kë do të doje?
Duete kam shumë pak, i fundit ishte me të madhin Bashkim Alibali ,arsyeja e duetit është sepse Bashkimin e kam adhuruar qysh e vogël dhe që dy dekada është bashkëpunëtor i ngushtë me Sokolin. Së shpejti do vi edhe me një duet tjetër, por do të jetë e kundërta e kësaj.
Kam parë dhe dëgjuar që ti i donë shumë kolegët, të paktën kështu shihet, ka ndonjë që e urren edhe pa emër?
E thashë pak më parë, inatin , urrejtjen s’do ti pranoj kurrë që të jenë prezent as në afërsi ku unë ndodhem. I dua njerëzit e mirë, të thjeshtë. Kolegët i respektoj, ata që unë njëkohësisht edhe i admiroj, i dua dhe i kam për zemër, vlerësoj jo veç aftësitë e tyre profesionale por i vlerësoj, pse jo në bazë të popullaritetit të mirëfilltë. Populli ynë ka veshë të mprehtë për muzikë.
A është e vërtetë që vajza jote tashmë e rritur i pëlqen muzika, por ti nuk donë që ajo të këndojë?
Vajza është shumë talent, është e saktë në interpretim, “i kap gjërat në hava ajo”. Si fillim imiton perfekt Rihanën që e ka favor, është koreografja e grupit “VIP” në shkolle, përcjellë me seriozitet grupin “Pussycat Dolls”. Kënaqem dhe mërzitem njëkohësisht kur e shoh që me pasion don ti futet botës së artit. Kurrë s’mundohem të ja imponoj gjërat, gjërat që s’bëhen me pasion nuk janë jetëgjatë. Profesioni im është i bukur, por edhe i vështire. Këngëtarët kanë shumë të përbashkëta me mjekët.
Ke nisur ti bësh shumë lobim edhe motrës, Valentinës, si po të ecën, ajo po ndjek hapat e tua?
Valentina ka debutuar bashkë me shkallët e para të mia, ishte ideja ime të bënim këngën me motrat. Ajo këndon “live” dhe është rrjedhshëm e angazhuar në Amerikë sa i përket këngës. Shkuarja e saj atje është edhe shkaku i vetëm që nuk depërtoj ashtu siç e meriton dhe kjo pengesë është prezentë edhe sot jo veç për Valentinën, por edhe për shumë bilbila të këngës shqiptare që zgjodhën këtë destinacion, adrese. Unë vazhdoj dhe ju ndihmoj këngëtarëve, talenteve të rinj , me kënaqësinë më të madhe.
Ti je stilistja e vetës, ndonjë artiste e huaj që frymëzohesh?
E mira dhe e bukura më frymëzojnë gjithmonë, dëshiroj të kem stilin tim unik, dhe për këtë paragjykohem shpesh, d.m.th ia arrij qëllimit. Unë nuk kam kohë të lirë, sepse e shfrytëzoj veten në çdo larmi, pasurohem çdo ditë me dijeni dhe këtë e bëj me konsekuencë. Primare për mua janë kurset e ndryshme dhe libri është i dashuri im i dytë. Dijenia është pasuria më e madhe, përtesa është fukarallëku.
Një nga këngëtaret më të gjata të estradës, është biologjike, apo dhe e ke dashur ndonjë sport?
Në skenën shqiptare mund të jetë më e gjatë se unë veç Afërdita Dreshaj. Hahaha i kam ngjan mamit dhe dajës po ashtu edhe axhës.
Tani në duar ke ndonjë këngë të re, ndoshta për programet e vitit të ri?
Tani kam përfunduar me investime që forcojnë gjendjen time financiare e përsëris, nëse më premton shëndeti i mirë gjë që ta uroj edhe ty dhe gjithë shqiptarëve, gjithë njerëzve në botë, tutje kam në plan ti përkushtohem veç pasionit tim që është kënga dhe qejfi të shoh çdo cep të botës. Ndërsa këto dy javë do paraqes dy klipet e reja, njëra e këngës “Vdekërisht të dashuroj”, kënga fituese, çmimi i parë i jurisë dhe i publikut në festivalin “Çelësi Muzikor” ,punuar me mjeshtrin e madh Blerdin të produkcionit “Maximus” dhe Zico TV dhe tjetra “A bëhesh merak” më të famshmin “Max Produkcion” (BBF ). Së shpejti do bëj edhe një këngë të re për programet festive dhe do të vazhdoj me realizimin e video klipeve të të gjitha këngëve që mban albumi “A bëhesh merak?” Faleminderit për intervistën dhe përshëndetje për të gjithë lexuesit!

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Gjyste Vulaj “Ja kush është i dashuri im i dytë”
boll mi se le kokrren e namit.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gjyste Vulaj shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë
» Çfarë i dhuroi Gjyste Vulaj bashkëshortit për Shën Valentinin
» Gjyste Vulaj vishet si djall, tremb Sinan Hoxhën
» Gjyste Vulaj me stil të ri flokësh
» Gjyste Vulaj ikën nga linjat perfekte

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi